Arti i bdsm

Praktika BDSM dhe Shibari

Në postin e sotëm kam vendosur zhbëjmë mitet mbi praktikat BDSM dhe bondazhin. Bëni dashuri me dijen dhe merrni shënim.

Shibari është një traditë e vjetër e praktikuar nga geishat. – Ndonëse në Japoni të burgosurit lidheshin në mënyra shumë komplekse, arti i shibarit ka lindur vetëm në gjysmën e dytë të shekullit ‘900 nga Itoh Seiu, një artist që kanalizoi aspiratat kulturore të kohës së tij në një praktikë erotike. Geishat nuk e kanë asnjë lidhje në këtë gjë.

Është vetëm art. Nuk ka lidhje me sadomazo. Është një praktikë meditimi. – Padyshim që ka kush dashuron litarët apo  lidhjet me to, mund ta bëjë dhe si një mënyrë për t’u relaksuar, megjithatë të gjitha këto fraza duan t’i dhurojnë një vello misticizmi dhe spiritualiteti kësaj praktike. Për të evituar keqkuptime është shumë e rëndësishme të jemi të sinqertë me partnerin dhe veten.

Është një praktikë e dhimshme. – Vetëm nëse doni që të jetë e tillë. Në praktikat BDSM dhimbja nuk është si ajo e gishtit që ngec në derë apo sirtar, por është diçka që kthehet në kënaqësi.

Lidhen vetëm gratë.– Çdo njeri pavarësisht gjinisë, apo orientimit seksual mund të jetë i lidhur apo të lidhë dikë. Gjinia apo orientimi seksual nuk janë faktorë përcaktues për ndarjen e “roleve”.

Kush provon seksin ekstrem nuk bën dot seks tradicional. – Si fillim duhet të kuptojmë se çfarë është seksi tradicional . Më pas duhet të kuptojmë që praktikat BDSM vetëm pasurojnë marrëdhënien pa krijuar varësi. Nuk ka asgjë të keqe gjatë eksperimentimit seksual, nuk ka asgjë të keqe në asnjë marrëdhënie seksuale për sa kohë ato kryhen me miratimin e të gjitha palëve.

Bëni dashuri me dijen!

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.