Paragjykimi seksual

Paragjykimi në Shqipëri

Paragjykimi seksual

Një nga gjërat që kam vënë re duke trajtuar edukimin seksual, është i gjithë turpi dhe mënyra e deformuar se si e shohim seksualitetin.  Presion për seksualitetin tonë, për identitetin, për trupin, për sjelljen, për qenien tonë edhe së në të vërtetë nuk ka arsye.

Na ofendojnë dhe na bëjnë të ndihemi keq sepse kemi qime në këmbë, seks anal, seks vaginal, sepse themi seks, sepse jemi shumë të dobët, sepse kemi gjoks i vogël, sepse kemi sjellje të lirshme.

 Shumë prej jush më ofendojnë përditë duke me quajtur kurvë vetëm se flas qartë për edukimin seksual pjesë e qënësishme edukatës morale. Megjithatë asgjë nga gjërat që ju më thoni nuk më bëjnë më të mirë ose më të keqe. Unë jam fantastike dhe do të doja që të mësonit të ishit dhe ju të tillë, duke u zhveshur nga turpi, ankthi dhe shabllonet e mendësisë mesjetare.

Po vazhdoj duke thëne që TURPI E FITON FUQINË NGA FAKTI QË ËSHTË DIÇKA E FSHEHTE PËR TE CILËN NUK FLASIM. Prandaj nëse njëri nga ne ndan historinë e tij më dikë tjetër që ndien empati, turpi nuk mund të mbijetojë.

Lufta ndaj turpit

I kam kërkuar ndjekësve në Instagram që të ndajnë eksperiencat e tyre të turpit me mua. Duhet të flasim për to, t’i konsumojmë, t’i djegim dhe të vazhdojmë.

Të të thërasin, kurvë, lavire, prostitutë, lezbike, putanë … janë të gjitha fjalë më anë të së cilave mund të manipulojmë sjelljen e dikujt tjetër. Është si të thuash, unë mendoj që je më seksuale sesa unë gjykoj që duhet të jesh.

Turpin njërëzit e provojnë jo vetëm nga profesionistët e fushës, por dhe nga të tjerë që janë shumë afër me ta, partneri, miqtë, familja, kisha, xhamia.

Turpi është i  çuditshëm, bëjmë seks shumë shpejtë, shumë vonë, shumë pak, më shumë sesa duhet. Praktikisht duhet të futemi në një kuti shumë të vogël ku nuk ka dhoma për diversitet, por shpesh herë dhe të jesh pjesë e asaj kutie nuk mjafton. Nuk njoh asnjë person që nuk e kanë bërë  të ndihen keq për një arsye apo tjetër. Të turpëruar për eksperiencat, për dëshirat, për trupin, për marrëdhëniet, për shijet, por nuk duhet të jetë kështu.

Luftoni për veten dhe të drejtat tuaja. Poshtë mund të ndiqni dhe video.

Zhaklin Lekatari

1 koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Masturbohem pothuajse cdo dite ka mund te ndodhi ndonje problem apo jo. Ngaqe kam 1 vit qe jam ndare nga e dashura dhe po pres te lidhem me nje tjeter.