Historia e Pandores

Pabarazia gjinore e ka origjinën në Greqinë e lashtë

Këtu në webin e Tabu Blog ose në faqen time të Instagramit, por dhe kur ftohem në emisione të ndryshme, flas shumë shpesh për pabarazinë gjinore. Shumë prej jush, them se nuk e kanë menduar ndonjëherë se ku fillon gjeneza e pabarazisë. As unë në fakt deri sa më ra në duar ky libër për të cilin do tregoj.

Titullohet  “ Mashtrimet e Pandorës”, dhe është i shkrimtares italiane Eva Cantarelli, sipas të cilës, pabarazia gjnore ka lindur në Greqinë e lashtë. Grekët e lashtë përpos filozofisë dhe demokracisë na kanë lënë në trashëgimi dhe diskriminimin gjinor.

Mund ta fillojmë me mitin e Pandorës: historia nis me Prometeun, titani që duke mos ndjekur rregullat e Zeusit, i dhuroi njerëzimit zjarrin. Prometeu u dënua rëndë për mëbat e tij: i lidhur në një trung dhe i ngrënë nga sorrat deri në pafundësi. Megjithatë, përpos Prometeut duheshin dënuar dhe njërëzit të cilët iu rebeluan zotave dhe për këtë arsye Zeusi vendosi të dërgojë në Tokë, Pandorën, gruan e parë.

Që këtu nis problemi numër një, Pandora, gruaja e parë vjen në formë ndëshkimi për njerëzit. Jo vetëm kaq, por Pandora nuk ka përbërjen e njëjtë të njerëzve, është krijuar nga toka dhe uji, ndryshe nga të tjerët. Pandora përpara se të nisej në tokë ishte bekuar me shumë dhurata, ( Pandora nga greqishtja, Pan- çdo gjë, doron- të gjitha), që e bënë një të keqe të bukur, një mashtrim nga i cili nuk largohesh dot.

Pandora ishte shumë e bukur, të gjithë e dëshironin, por ishte Epimeteo ( vëllai impulsiv i Prometeut) që vendosi të jetonte me të. Kur Pandora shkoi të jetonte me të, e këshilluan që të kishte kujdes, sidomos që të mos hapte një vazo të caktuar. Por, ajo, kurioze dhe djallëzore si të gjitha gratë, e hapi vazon nga e cila dolën të këqijat e gjithë botës. Pas ardhjes së Pandorës, gruas së parë, njerëzimi u mbulua me të këqija dhe sëmundje, me halle dhe probleme, me luftëra dhe dhimbje.  Ky  pra, ishte fillimi i pabarazisë gjinore.

Sepse ky në fund të fundit, nuk është fillim i mbarë për gjininë femërore, apo jo ? Libri i kësaj autoreje është i veçantë dhe në të mund të gjeni reflektime të tjera rreth mitologjisë që kanë të bëjne kryesisht me pabarazinë gjinore. Ju këshilloj ta merrni dhe mos ndaleni te pilulat e shkurtra që ju servir unë.

Zhaklin Lekatari

2 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Jo vetem kjo:Ka te beje dhe me filozofet e dijetaret grek.Aristoteli ishte mizogjinist,dhe mendonte se grate nuk duhet te arsimoheshin apo te kishin te drejta e barabarta me burrat,ndersa Platoni mendonte se burrat Jane me superior se grate,por ishte pro arsimimit dhe barazise gjinore(pra,ai ishte maskilist,me pak fjale).Duke qene se filozofeve dhe dijetareve te asaj kohe u kerkohej nje keshille dhe mendim per qeverisje,ata jepnin mendime te tilla mizogjiniste per shoqerine,qe kane lene pasoja dhe sot pas shume shekujsh.