te mendosh per dike gjate seksit

Është gabim të mendojmë për dikë tjetër gjatë seksit ?

Zakonisht në fillim të marrëdhënies jemi totalisht të konsumuar nga personi tjetër. Bëjmë dashuri, seks, kalojmë më të çdo moment të mundshëm. Mendojmë për të në rrugë apo autobus, gjatë masturbimit, në punë e me miqt, e kshu me rradhë. Por, dhe në një marrëdhënie të bukur, situata qetësohet dhe truri ynë fillon e i le vendin dhe mendimeve të tjera. Jeta merr ritmin  e zakonshëm dhe fantazitë e vjetra kthehen. Kjo bën që ta  gjesh veten duke menduar për dikë tjetrër dhe gjatë seksit.

Është më e zakonshme se sa mendoni. Ky studimi këtu ka zbuluar që 42% e burrave dhe 46 % e grave kanë menduar për dikë tjetër gjatë seksit. Kjo do të thotë që thuasje gjysma e njerezve kanë menduar për dike tjetër, për dikë që nuk është partneri i tyre, edhe gjatë seksit.

Pra nëse të ka ndodhur dhe ty, dije që nuk je vetëm.

Çfarë do të thotë kur fillon e mendon për dike tjetër ? Dhe më e rëndësishmja, është ok të mendosh për dikë tjetër gjatë seksit ? Për disa njerëz mund të duket si tradhti e madhe- vetëm ideja do i bëntë të ndiheshin keq. Por, për të tjerë, fantazitë seksuale që nuk përfshijnë partnerin janë totalisht normale. E vërteta është që, është pak zonë gri. Pra që çdo gjë lidhet shumë ngushtë me detajet dhe ekuilibrat e marrëdhënies apo rrethanave të fantazisë rreth dikujt tjetër.

Nëse e gjen veten duke menduar për dikë tjetër gjatë seksit, mund të jetë OK- por ja çfarë duhet të trajtosh me vëmendje.

Po largohesh nga partneri ?

Gjëja e parë që duhet të mendosh, është nëse mendimi për dikë tjetër po të largon nga partneri. Fantazitë janë shume pozitive dhe të shëndetshme nëse nxisin eksperienca të reja dhe nëse nuk ndodhin gjithë kohës, duke na larguar nga partneri. Nëse personi për të cilin fantazojmë është vërtetë ai që duam atëherë ka vend për shqetësim. Zakonissht përdorim fantazinë për të rritur kënaqësinë e eksperiencës.

Je i/e kënaqur me jetën tënde seksuale ?

Mendo më gjerë: je i/e kënaqur me jetën tënde seksuale ? Të nxitësh jetën tënde seksuale është shumë normale, por të imagjinosh vazhdimisht jetën tënde seksuale me dikë tjetër,  është problem. Mundohu të jesh më i hapur me partnerin për të parë nëse seksi përmirësohet. Ndoshta mund të përballesh më një periudhë të çudtishme sidomos nëse gjërat nuk shkojnë shumë mirë, por mundimi gjithmonë shpaguhet.

Ke probleme të tjera në marrëdhënie ?

Duhet të mendohesh dhe më gjatë, sidomos nëse po përdor fantazinë për t’u larguar nga marrëdhënia jote. Nëse ke probleme me marrëdhënien dhe ti vazhdon e fantazon për dike tjëtër, atëherë ke një problem. Disa njerëz e bëjnë dhe si një formë hakmarrje ndaj partnerit që i ka mërzitur. Në vend të kësaj mundohu të rrish qetë duke shkuar në bazat e marrëdhënies dhe problematikave të saj. Nëse kjo marrëdhënie nuk bën për ty atëherë mos ki frikë të largohesh.

Si ndihet partneri yt ?

Dhe në fund, ti e njeh partnerin tënd- si mendon që ai/ajo do ndihej? Nëse je me dikë që është më i hapur rreth filmave porno dhe rreth simpatisë së njerëzve të tjerë atëherë nuk është problem. Por, nëse je me dikë që të do prezent dhe të vëmendshëm, atëhere besoj që mund të lëndosh dikë.  Mundohu të marrësh parasysh dhe këtë gjë.

Pra, të mendosh për dikë tjetër gjate seksit mund të krijojë panik por nuk ka pse të jetë patjetër dicka negative. Gjatë masturbimit apo seksit na shfaqen imazhe nga me të ndryshmet dhe nuk ka pse shqetesohemi. Por, nëse po largohesh nga partneri yt, mendimi për dikë tjetër mund të jetë një sinjal apo shenjë që duhet të largohesh nga marrëdhënia. Nëse ke dyshime, komunikimi me partnerin është zgjidhja më ë mirë. Në fund të fundit ti e di më mirë nëse fantazia jote e ka kaluar kufirin në çift. LOVE

Zhaklin Lekatari

6 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Prsh urime per blogun eshte nje hap i guximshem ne shoqerine tone te “kufiziar” Po dal ne teme tani kur kryrr maredhenie seksuale vazhdimisht me pyet i dashuri a u fut a tregon kjo nje ndjenje pasigurie apo cfare ? Pasi edhe paraloja nuk egziston per te do direkt “ aksion” te themi si mund ta permisoj kete gje ju falenderoj ?

    • Pershendetje, faleminderit shume per mesazhin 🙂 .
      Tani duke ardhur te pyetja jote, une mendoj qe shqetesimi qendron te pasiguaria qe ndoshta ka partneri yt dhe jo te ti. Mendoj qe partneri yt duhet te zbuloje me shume trupin tend dhe trupin tij. Biseda mes jush, shikimi i ndonje reviste apo filmi erotik, ndonje loje terheqese, do te sillte pak shije ne marredhenie. Leximi i Tabu.al dhe Tabu ne You Tube mendoj qe jane gjithashtu dy metoda shume te mira per t’u cliruar nga komplekset. Gjithe te mirat.

        • Hello, hello. Per mendimin tim, perderisa kjo vetem qendron si nxites fantazie nuk ka ndonje problem te madh. Varet shume nga raporti qe ke dhe me partneren apo komunikimi qe ke me te.

  • Mua ke ka ndodhur me nje goce. Ajo po mendonte per ish te dashurin. Kur ma tha ne fillim ngela icike keq por mbrapa u bera me i eger 😀
    Mendoj qe eshte dicka shume e sikletshme.
    Personalisht mendoj qe nderkohe qe po kryen nje raport seksual me nje tjeter dhe nderkohe te shko mendja per nje person te trete do te thote qe nuk je i kenaqur nga jeta seksuale me partnerin/en tend, prandaj duhet te komunikosh qe te permiresosh jeten tende seksuale.