dyshemeja pelvike

E dini çfarë është dyshemeja pelvike ? Zbulojeni në një bisedë me Dr. Ardi Prushi

Muskujt e dyshemesë së legenit janë muskujt në fund të barkut, që ndodhen në trupin e burrave dhe të grave. Këto muskuj kanë tre funksione kryesore:

  • Mbajnë fshikëzën, zorrët dhe mitrën në vendin e duhur
  • Ata pengojnë daljen pa dashje nga trupi të urinës dhe feçeve
  • Ata janë të rëndësishëm për kënaqësinë dhe mirëqënien seksuale

Për të mësuar më shumë rreth kësaj pjese kaq të rëndësishme të trupit, vendosa të kryej një intervistë me mjekun obstetër – gjinekolog Ardi Prushi që gjeni në spitalin Hygeia. Një tjetër intervistë me Dr. Prushin, mund ta lexoni këtu.

  • Çfarë është dyshemeja pelvike ?
    Dyshemeja pelvike është struktura e poshtme e legenit, e përbërë nga muskuj të fuqishëm. Në këtë strukturë (grup muskujsh) ka disa hapësira të cilat bëjnë të mundur funksionimin normal të organeve viscerale – hiatusi urogenitale dhe anale.

  • Për çfarë na shërben dyshemeja pelvike ?  
    Dyshemeja pelvike luan rol thelbësor në mbështetjen e organeve viscerale si zorrët e holla, rectumi, vezika urinare apo uterusi . Gjithashtu dyshemeja pelvike luan rol në mbajtjen e organeve në kavitet gjatë rritjes së presionit intra-abominal dhe mirefunksionimi i saj luan rol të madh në kontinencën urinare dhe fekale.

  • Nëse nuk funskionon mirë, si ta dallojmë ?
    Tek gratë pas lindjes (bëhet fjalë për gratë që lindin në rrugën vaginale) nga tensionimi dhe shterëzimet e forta që kryhen, këto muskuj mbajnë gjithë peshën e rritjes së presionit intraabominal dhe pësojnë një laksim qoftë të fibrave muskulare e qoftë të ligamenteve dhe fasciave mbajtëse e kështu do humbasi funksioni duke çuar në ptoze ( rëshqitje apo zhvendosje nga pozicioni anatomik) të organeve uro-genitale dhe rectale si dhe në incontinencë urinare/fekale.
    Një grua që urinon në sforcim të madh si (të qeshurat, kollitja, tështimat) atëherë duhet të jetë në fazat fillestare të disfunksionit të dyshemesë pelvike e për këtë duhet ti drejtohet mjekut fizioterapeut për të marrë ushtrimet e duhura për forcimin e dyshemesë pelvike.
  • Cilat janë shkaqet që bëjnë që mos funskionojë mirë dyshemeja pelvike ?
    Tek gratë, sikurse e përmenda më sipër shkaku kryesor është lindja vaginale si dhe sforcimet e kësaj zonë më së shumti se meshkujt, pasi gratë kalojnë më shumë kohë në mbajtjen e fëmijës e cila çon në sforcime të muskulaturës së dyshemesë pelvike. Gjithashtu gravidanca rrit presionin intraabominal dhe peshën që ushtrohet mbi këtë muskulaturë duke e laksuar akoma më shumë.
  • A është një problem që prek shumë gra ? Nëse po, pse nuk flitet për të ?
     Fakti është se simptomatika fillon të shfaqet vonë në jetën e grave dhe gratë paraqiten tek mjeku atëherë kur problem bëhet vertet serioz dhe i paperballueshëm. Nga 25 milion amerikan që vuajnë nga inkontikenca urinare, 75-80% janë gra. Në shifra botërore thuhet se rreth 4-8% e popullatës së përgjithshme është e prekur nga inkontinenca urinare. Prevalenca në moshat mbi 70 vjec është 40%.
    Duke marrë parasysh “sedrën” shqiptare, gratë e kanë të vështirë ta pranojnë dhe të paraqiten tek mjeku për këtë problem dhe paraqiten atëherë kur zgjidhja e vetme mbetet interventi kirurgjikal.
  • Cilat janë grupet më të rrezikuara ?
    Çdo grua ka potencialin të vuajë nga problemet e dyshemesë pelvike, duke filluar nga inkontinencat e stresit (effortit) e duke kaluar deri tek prolabimi i organeve të dyshemesë pelvike si hysteroptoza, recto/enterocela, cystocela.
  • Çfarë lidhje ka dyshemeja pelvike me çrregullimet seksuale te gratë ?
    Sigurisht që çrregullimet e dyshemesë pelvike ndikojnë në jetën seksuale qoftë të meshkujve dhe në mënyrë të padiskutueshme tek femrat. Simptomatikat e problemeve të dyshemesë pelvike përkthehen në mungesë të dëshirës seksuale, orgazma infrekuente dhe dyspareunia.
  • Si bëhet rehabilitimi i dyshemesë pelvike  ?
    Egzistojnë një sërë ushtrimesh të cilat funksionojnë dhe mbi të gjitha rekomandohen që këto ushtrime të kryhen në mënyrë të vazhdueshme për të parandaluar disfunksionin e dyshemesë pelvike si dhe për ta forcuar atë. Zgjidhjet në rastet e avancuara janë kirurgjikale invasive apo miniinvazive, në varësi të shkakut dhe rastit.
  • Si këshillohet të veprojmë që të kemi më shumë dijeni dhe të kontrollojmë dyshemenë tonë pelvike ?
    Duhet të jeni të vëmëndshme për çdo sinjal që trupi ju jep. Gratë përgjithësisht e konsiderojnë normale lagien e të mbathurave në sforcime të mëdha, por jo, kjo nuk është aspak normale. Kjo është simptoma e parë e inkontinencës ( mosmbajtja e urinës) urinare të effortit dhe është momenti ku duhet të paraqitet tek mjeku si një situate ndoshta reversible pa kirurgji.
  • A ka ndonjë ndryshim midis dyshemesë pelivike të burrave dhe grave ? Për shembull, cili mjek e bën kontrolline dyshemesë pelvike te burrat ?
    Në vetvete ndryshimi qëndron në organet gjenitale në aspektin funksional dhe anatomik sesa në vetë logjikën e funskionimit të dyshemesë pelvike nga njëra gjini tek tjetra. Pra, qëllimi është i njëjtë, mbajtja e organeve, rezistenca ndaj presionit intraabominal dhe kontinenca uro-fekale.
    Sigurisht tek meshkujt për arsyet që përmenda mësipër për faktorët e riskut tek femrat, rastet janë shumë më të rralla tek mëshkujt se tek femrat.
    Mëshkujt sigurisht duhet të ndiqen tek mjeku urolog për problematika të tilla.


        

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Titulli i pageses

Subjekti i pageses
Vendosni emailin tuaj:

Your Header Sidebar area is currently empty. Hurry up and add some widgets.