seksi dhe dashuria ne trupin eburrave

Dashuri dhe seks në trurin e burrave – Pjesa e tretë

Çfarë ndodh te burrat gjatë raportit seksual me një grua ?

Kur burri ia del të konsumojë marrëdhënien seksuale me gruan që dëshiron, truri i tij prodhon substanca kimike që krijojnë një gjendje euforie të ngjashme me efektin që nxit kokaina. Qarqet celebrale që marrin pjesë në dëshirën dhe eksitimin mashkullor, përfshijnë një zonë që ndodhet në qendër të trurit, që quhet zona ventrale tegmentale ose VTA. Qelizat e kësaj zone, gjatë rënies në dashuri, ose eksitimit, prodhojnë me shpejtësi neurotransmetitorin e dopaminës, përgjegjës për ndjesitë e kënaqësisë dhe ndjenjën e lehtësimit.

Aragona ( 2009) ka zbuluar që transmetimi i dopaminës favorizon mbajtjen e raporteve monogame. Një tjetër zonë e trurit që është e përfshirë në gjenerimin e kënaqësisë te burrat është Nucleus Accumbens ose NAC që aktivohet gjatë kohës që jemi duke provuar kënaqësi. Dopamina përzihet me testosteronin dhe me vazopresinën që në njëfarë mënyre e thënë më thjeshtë, “vendosin” llojin e varësisë dhe nevojën e partneres, duke e bërë burrin të përjetojë një ndjenjë kënaqësie dhe dashurie.  

Zona e fundit e trurit mashkullor e përfshirë në këtë proçes është Nucleo Caudato ose CN, që ka si detyrë memorizimin e pamjes dhe identitetit që nxit kënaqësi, prandaj burri memorizon të gjitha detajet e gruas të së cilës është i dashuruar, dhe për këtë arsye qarqet e dëshirës dhe dashurisë janë të fokusura vetëm te gruaja e zgjedhur.

Gillath et al ( 2008) pretendon se te burrat seksi rrit dëshirën për të ndarë informacione personale, nxit mendimet e lidhura me intimitetin dhe rrit disponibilitetin dhe sakrfiicat kundrejt partneres. Klusmann ( 2002) ka zbuluar që me vazhdimin e marrëdhënies, aktiviteti dhe kënaqësia seksuale, rrallohen, te burrat dhe te gratë, edhe se dëshira seksuale ulet vetëm te gratë, jo te burrat. Studiuesi miraton që te gratë, një herë që ka kaluar faza e joshjes dhe ka filluar faza e çiftit stabil, ka një rënie të dëshirës seksuale, ndërkohë që për burrin qëndron e kundërta.

Gjithashtu kur një burrë është vërtet i dashuruar  dhe dëshiron gruan të cilën ka zgjedhur për partnere, tek ai aktivizohet vazhdimisht, qarku i dëshirës, që e bën që të vështrojë dhe të thithë detaje të grave të tjera të bukura. Kur shikimi i tij, takon detajet e një gruaje që e tërheq, aktivizohen qarqet e tij seksuale, mendja prodhon menjëherë mendime erotike që nuk kanë një zhvillim. Për trurin e mashkullit kjo është një sjellje automatike, prandaj ato nuk e kuptojnë pse gratë këtë sjellje e trajtojnë si një kërcënim.

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.