Dashuri dhe seks në trurin e burrave – Pjesa e dytë

Shpërndaje

Pse na pëlqen të puthim disa persona ndërsa disa të tjerë na duken të shpifur ?

Pështyma e çdo njeriu përfshin molekula që vijnë nga të gjitha gjendrat dhe organet e trupit, prandaj puthjet e gjata dhe të thella janë një provë e shijes individuale të çdo njeriu, para se të ndodhë njohja fizike. Gallup dhe  Hughes ( 2008-2007), janë të bindur që kur gjuhët e dy partnerëve të ardhshëm takohen, trutë e tyre, marrin informacione mbi shëndetin dhe genet reciproke. Në pështymën e burrave ndodhet një sasi testosteroni bioaktiv që ndez eksitimin në trurin e gruas. Nëse partnerët kanë gene të ngjashme, atraksioni seksual, zhduket dhe humbet.

Mbas puthjes së parë kemi diferencën e madhe midis burrit dhe gruas përsa i përket dëshirës për të konsumuar raportin e parë seksual; sepse burri kur ndien tërheqje për një grua do të kryejë marrëdhënië seksuale me të sa më shpejtë që të jetë e mundur. Hill ( 2002) ka zbuluar që gratë janë më të kujdesshme në angazhimin në një marrëdhënije seksuale, ndërsa burrat nuk kanë nevojë për një investim shumë të madh emotiv që ta realizojnë këtë gjë. Nga kërkimet e tij është zbuluar që për një burrë një javë është një kohë shumë e gjatë pritjeje, ndërkohë që te gratë shifrat shumëzohën për 3.

Dashuri dhe seks në trurin e burrave - Pjesa e dytë

Paradoksi qëndron te  fakti që ndonëse një burrë dëshiron sa më parë të kryejë marrëdhënie seksuale, ai e kupton që duhet të presë disa ditë në mënyrë që të mos duket plot ankth dhe presion. Pritja për të pasur një raport seksual ndonëse nga një anë gjeneron frustrim, nga ana tjetër e siguron burrin, që partnerja e tij e ardhshme bën pjesë në atë grup njerëzish që duan një raport afatgjatë. Dëshira urgjente për të kryer marrëdhënie seksuale me një grua, sa më shpejtë që të jetë e mundur, i ka rrënjët në garën e vjetër të çiftëzimit, e tjerë në mënyrë që t’i jepen genet gjeneratave të ardhshme. Pjesa instiktive e trurit e nxit burrin që të kërkojë sa më shumë partnere të mundshme për çiftëzim, në mënyrë që të garantojë pasardhësit.

Truri femëror nga ana tjetër ka nevojë që të verifikojë nëse burri që ka zgjedhur ka cilësitë që garantojnë që ai do sigurojë ushqimin dhe do të mbrojë  çiftin dhe pasardhësit.

Për të frenuar dëshirën e fortë seksuale dhe i vetëdijshmë për mungesën e përgjigjes së mënjëhershme nga ana e gruas, burri, e gjen veten duke sajuar sjellje bindese për të lehtësuar dhe lubrifikuar afrimin dhe për të kontrolluar frustrimin ( lule, dhurata, vëmendje, sjellje romantike), sepse burri në fund të ditës është i vetëdijshëm që grua ka qëllime të ndryshme çiftëzimi nga ai. Truri i gruas shpreson për vazhdimësi dhe përkushtim përpara së të kryejë marrëdhënënie seksuale, ndryshe nga burrat që seksin e kanë të parin. Midis strategjive që një burrë shpik për të joshuar një grua është dhe ajo e mashtrimeve të vogla për të gjetur një partnere në kohën më të shkurtër të mundshme.

ss 110917 Ruth Orkin American Girl in Italy.today ss slide desktop 768x525 2

Në studimin e Haselon rezultoi, që 3 në 4 burra, ishin të gatshëm të gënjenin apo të deformonin të vërtetën për të bindur një grua për të pasur raporte me ta. Tematikat mbi të cilat burrat gënjejnë gjenden në të gjitha kulturat, ata ekzagjerojnë  mbi pozitën sociale, mbi angazhimet profesionale, të ardhurat dhe marrëdhëniet shoqërore.

Është e qartë që edhe burrat edhe gratë, shpikin strategji për të pilotuar lojën e çiftëzimit, por studimet kanë treguar që burrat janë biologjikisht më të prirur për gënjeshtra verbale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...