miss te vogla

Çfarë është hiperseksualizimi ?

Koncepti i hiperseksualizimit tregon vemendjen e pjesshme ose të plotë mbi karakteristikat e sferës seksuale, duke minimizuar dhe vendosur në plan të dytë cilësitë e tjera që mund të kenë subjektet- që në përgjithësi janë fëmijë, vajza dhe gra.

Sipas American Psychology Association, mund të flasim për erotizim, kur vlera e një individi reduktohet vetëm të tërheqja seksuale; kur individi detyrohet të ketë një mendësi të caktuar që barazon dukjen e jashtme me të qënurit seksualisht tërheqës, kur individi trajtohet si objekt seksual, ose që të tjerët duan ta trajtojnë për atë qëllim; kur seksualiteti  shfaqet në një mënyrë të papërshtatshme.  Pra, kur pamja e jashtme dhe seksuale janë filtri i vetëm i vlerësimit të një individi.

Besoj që e kuptoni dhe vetë që ky fenomen ka marrë hov shumë të madh sidomos me mjetet e komunikimit: pajisjet më të vlefshme për të transmetuar mesazhe dhe modifikuar mendimet shoqërore. Nëpërmjet publicitetit, programeve televizive, filmave, videove, mediet kanë dhënë kontributin e tyre në krijimin e një imazhi shoqëror ideal se si duhet të jetë një grua ( por dhe një burrë ose një vajzë apo djalë).

Hiperseksualizimi femëror dhe mashkullor

Sipas standarteve të bukurisë prezentë në shoqërinë tonë prej shekujsh, trupi femëror nuk mund të jetë ndryshe përpos se seksualisht tërheqës, i bukur dhe joshës: një imazh që bëhet pikë referimi, por që në fund është i rrezikshëm për shëndetin fizik dhe psikologjik të grave. Ky model- pra i kulturës seksuale ndërtuar rreth trupit të një gruaje, është bërë aq normal sa tashmë ndikon në çdo fazë të jetës së tyre.  Sipas Susan Sontag, e cila që në vitin 1975 trajtoi këtë çështje, problem nuk është tek dëshira për të qenë e bukur,  por të fakti që ndihesh e detyruar të jesh.

Nëse hedhim sytë nga kultura pop, dua të flas për videoklipin e këngës Wrecking Ball, viti 2017, nga  Miley Cyrus,  mbas të cilit, vetë ajo ka thënë që: “Shumë më vonë kam kuptuar që disa oferta që kam pranuar në të vërtetë kanë bërë vetëm këtë, hiperseksualizimin e trupit tim. Në një pikë imazhi im ishte krijuar dhe ishte ajo çka pritej prej meje, të isha e zhveshur, me gjuhën jashtë. Por unë nuk doja të isha me vajza me gjoks dhe gjuhë jashtë. Në fillim e bëja si për të thënë, shkoni qihuni, vajzat duhet të bëjnë atë që duan, të jenë të lira. Pastaj erdhi një moment që ndihesha e hiperseksualizuar”.

Miley Cyrus mbasi vendosi të ndryshonte dukje meqë ndihej e seksualizuar, ndonëse idea e saj fillestare ishte çlirimi i vajzave dhe grave.

Ndonëse ky problem godet më fortë gratë, edhe burrat i janë nënshtruar tashmë standarteve të bukurisë. Por,  hiperseksualizmi mashkullor shfaqet në mënyra krejt të ndryshme. Nëse në kulturën pop, shohim vajza pothuajse të zhveshura që kërcejnë në mënyrë sensuale, burrat luajnë rolin e machos, që rrethohet nga ballerina, me arsyen e vetme tërheqjen e vemendjes së publikut mashkullor.

Hiperseksualizimi të fëmijët

Hiperseksualizimi të fëmijët është një fenomen në të cilin vajzat dhe djemtë bëhën subjekte, në moshë të hershme të botës adulte. Ky hiperseksualizim ndodh nëpërmjet make up, ose me zgjedhjen e një veshjeje jo të përshtatshme për moshën e tyre; kjo sjellje krijon hapësirë që të rriturit të gjykojnë veshjen e fëmijëve pa asnjë filtër, duke u ndierë të autorizuar nga imazhi i tyre dhe mënyra si duken.

Nga Instagrami i Roza Lati

Hiperseksualizimi femëror është një koncept që ka hyrë në vitet 2000 dhe që atëherë duket sikur ka marrë gjithnjë e më shumë rëndësi. Rrjete sociale janë vetrina më e mirë e epokës në të cilën jetojnë dhe metodat më të lehta argëtimi. Në brendësi të tyre, Facebook apo Instagram, shohim që sjelljet e hiperseksulizuara inkurajohen, duke parë që kush marketon veten arrin popullaritet dhe njohje shoqërore: 2 kritere shumë të rëndësishme në moshën e adoleshencës. Nuk ka nevojë të vërtetojmë që numri i pëlqimeve rritet nëse publikimet janë të seksualizuara ose soft porn.

Për vajzat e vogla dhe adoleshentet është normale të duan të imitojnë sjelljen e të rriturve, por pa pasur pjekurinë e duhur për t’u përballur me pasojat e asaj sjelljeje. Pikërisht këtu mund të kenë një gjendje konfuzioni, duke parë që ende nuk e kanë të formuar mendimin ndaj realitetit – identitetin e tyre- dhe gjithashtu ndjenja frustrimi sepse ndihen jo të afta kundrejt modeleve që rrjetet sociale ju ofrojnë: zhillimi psiko fizik dhe vetëvlerësim mund të pengohen nga dëshira për të imituar ikonat e kulturës pop.

REBELIMI

Në skenën ndërkombëtare kemi parë gjithnjë këngëtarë apo artistë që kanë dashur të mbajnë të ndarë imazhin dhe muzikën apo artin që bënin. Adele për shembull, Demi Lovato e shumë të tjera janë rebeluar ose kanë refuzuar të vishen në një mënyrë të caktuar apo të kërcejnë në një mënyrë seksi.

Nuk dua të harroj as Billie Eilish e cila kritikohet gjithnjë për stilin e saj të veshjeve, pantallona dhe bluza të gjera, një look që ka zgjedhur pikërisht për të evituar komentet ndaj trupit të saj. Megjithatë kritikat për dukjen e saj në British Vogue ( bikini dhe pardesy), nuk kanë munguar kur ajo postoi foton në Instagram. Gjatë intervistës ajo tha që ” si të zhvishesh, si mos të zhvishesh, njerëzit gjithnjë do ankohen, por në fund të ditës çdo grua, ka të drejtë të vishet si të dojë dhe të tregojë barkun e saj nëse ndihet që ta bëjë.”

Në ndihmë të saj doli dhe modelja Emily Ratajkowski që tha që në fund patriarkati këtë bën, gjykon gruan dhe qenësinë e saj.  “Nëse nuk zhbëjmë strukturën patriarkale nuk do ndryshojë asgjë.”

Edhe në botën mashkullore ka disa emra, Harry Styles, Achille Lauro, Gashi, të cilët po mundohen të bëhen simbole fluiditeti dhe hapjeje duke hequr murin midis gjinive. Në videoklipin Watermelon Sugar, shohim trupa të llojeve të ndryshe, vajza dhe gra me gjatësi, ngjyrë dhe trupa të ndryshëm. Nga ana tjetër të dy këta këngëtarë sikur kanë braktisur atë stilin macho dhe hiper të seksualizuar që tregon për një maskulinitet toksik.

Po në Shqipëri ? Sado që mundohem nuk gjej dot një përsonazh që normalizon trupin, veshjet, diversitetin dhe ndryshueshmërinë. Kur hyj në Instagram shpesh kam frikë dhe unë nga trupat e zhveshur që tunden para pasqyrave, që presim komentet e seksualizuara poshtë a thua liria femërore na qenka vetëm te veshja, zhveshja, porno erotika dhe make up. Unë dua më shumë se kaq.

Click here

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Titulli i pageses

Subjekti i pageses
Vendosni emailin tuaj:

Your Header Sidebar area is currently empty. Hurry up and add some widgets.