jo lepiresit

Ata që nuk ta lëpijnë

Prej kohësh doja të shkruaja për këtë argument, të një rëndësie të veçantë, që u intereson shumë prej nesh e mbi të cilin ka shumë heshtje mediatike: ata që nuk lëpijnë, vulvën apo vaginën.

T’ia nisin nga e para: kjo kategori përbëhet nga ekzemplarë, meshkuj, heteroseksualë, që kanë më shumë dëshirë të hanë një sufllaqe, sesa të praktikojnë një cunnilingus ( seks oral) të denjë.

Normalisht ekzistojnë disa nënkategori të tilla:

Intoleranti: praktikisht çeliaku i seksit oral, ai që nuk e lëpin, sepse i vjen për të vjellë, gastriti, dhimbje barku, marrje mendsh e kështu me radhë. Në këto raste nuk mundet as të ankohesh, sepse nuk e ka ai fajin. Seksi është i përbërë nga zhurma, erëra, aroma, shije, kimi. Mendo të kundërtën. Ndoshta nuk i pëlqen era jote, më se normale dhe e drejtë. Atëherë, duhet patjetër të gjesh dikë që pëlqen erën tënde. Deti është plot me peshq.

Qimofobi: dhe nga termi ( i shpikur nga unë) kuptohet që ky urren ndjenjën e qimes në gojë, është një torturë e madhe. Qimofobikut duhet t’ia tregosh pas një depilimi me dyllë tek Ilda, të pastër, të lëmuar, si byça e një bebi. Kini kujdes dhe me rritjen, d.m.th tregojini atij që qimet po rriten dhe takimi i ardhshëm me estetisten është i afërt.

Sentimentali: është ai që lëpin vetëm kur mendon që ti je gruaja e jetës së tij, që mund t’i bësh darkën e që  mund t’i bësh disa fëmijë. Zakonisht, praktika fillon në një fazë të dytë, kur ka ndjenja, kur marrëdhënia ka rëndësi. Duket pak si ajo historia e seksit anal me vajzat. Kështu që, qëndroni të qeta, nuk është se nuk i pëlqen të lëpijë të shenjtën vulvë, thjesht nuk ka interes për ju.

Minimalisti : është ai që e bën ndonjëherë. E bën për pak kohë, nuk e bën mirë, dhe shpesh pret që t’ia kthesh favorin duke parë gjestin kurajoz që e bëri atë të fillojë aventurat në intimitetin tënd.

Interesaxhiu: ai që nuk e dashuron apo pëlqen praktikën e seksit oral, por e kupton që është një trend i kërkuar, sidomos nëpër filma porno. Kështu që rri aty, poshtë teje, për një minutazh shumë të shkurtër me gjuhën gatitu.

I padyshuari:  më i keqi nga të gjithë. Ajo që nuk e pret, një zot i seksit oral, që të puth veshin, syrin, krahun dhe ti ndërkohë i lutesh universit që të vazhdojë kështu. Pastaj arbitri fishkëllen dhe ai ulet në stol. Hyn në lojë vetëm për të bërë gol.

Ata që nuk lëpijnë: nuk e mendojmë asnjëherë, por ekzistojnë. Janë rreth nesh, janë si ne, nuk kanë një logo që i dallon. Ata fshihen mes turmës dhe të zhgënjejnë në mënyrë të njëpasnjëshme. Të gjithë këta kanë një emërues të përbashkët, nuk lëpijnë, por duan të jenë të lëpirë. Ndërkohë që askush nuk ankohet se dushi i fundit është bërë në mëngjes, që është bërë urina 8 herë, që mund të ketë  një fole zogjsh aty poshtë dhe që kjo fellatio ( seksi oral te një djalë apo burrë) nuk është një udhëtim arome Chanel 5. Pse ndodh e gjithë kjo ? Sepse janë burra.

Po, cila është pika kryesore e gjithë kësaj? Po, po, sepse, për faj të kategorive të listuara, shumë gra nuk kanë përjetuar ndonjëherë kënaqësinë e seksit oral, gëzimin revolucionar, kënaqësine e lirimit.

Kemi frikë se mos nuk jemi në rregull. Kemi frikë se mos nuk mbajmë erë trëndafili midis kofshëve. Kemi frikë nga shija jonë. Kemi frikë nga humbja e kontrollit të trupit tonë. Të gjitha këto shkrihen në një: jo, mua nuk më pëlqen dhe aq shumë. Nuk të pëlqen? Je e sigurt? Ndoshta partnerët që ke pasur nuk kanë ditur të performojnë mirë?  Ndoshta nuk kanë ditur, apo kanë pasur frikë të të bësh të ndihesh gruaja e vetme në botë për dhjetë minuta?! Eh, po. Ekziston dhe kjo kategori.

Si përfundim, nuk është që unë jam një amazonë që pretendon orgazmën, seks oral apo adhurim seksual,  por më shumë shkruaj dhe më shumë mendoj që në këto raste ndiej apo ndihet mungesa e pranimit të trupit tim/tënd. Për të lëshuar veten. Për t’u zhveshur, për të braktisur kode dhe rregulla. Sepse seksi duhet dhe për këtë.

Ndjesia për t’u gërshetuar në mënyrat më intime, duke u pëlqyer në mënyrën më natyrale: me aroma, erëra, disponim, rritje qimesh dhe imperfeksione të tjera. Ndjesia për t’u gërshetuar me të vërtetën.

Zhaklin Lekatari

44 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

      • Nese gjate lepirjes te ngel nje qime ne mes te dhembeve, çfare duhet te bejme t`a peshtyjme apo t`a kaperdijme??!

          • Qesha me pyetjen “Ta peshtyjme apo ta kaperdijme?” me shpresen qe ishte humor. Nderkohe nese nuk ishte une besoj qe duhet te lexosh qe gjithcka eshte normale, pra bej ate qe te eksiton siq tha dhe Zhaklin me siper.
            Nderkohe duhet te kuptojme qe shumekush ndihet i gjykuar. Pra nese do e kishte kaperdire dhe nga ana tjeter partnerja mund te kishte bere ndonje mimike fikjeje apo neverie, atehere neve na jepet e drejta te ndihemi pak te ndrydhur per ti bere te gjitha. Shtoj kete si koment edhe per artikullin e bukur per te thene qe une i bej te gjitha me ate femer qe i pranon te gjitha. Rastis femer qe eshte kaq e indoktrinuar sa edhe ti zbresesh poshte i duket turp. (Perpiqem ti shmang por nganjehere nuk e di deri sa e ke ne krevat.)

            Shtese jashte teme: Eshte hera e pare qe futem ne faqe. Nese nuk ke shkruar akoma mendoj do te te vlente ideja per nje teme “Seksi nuk eshte si ne porno.” Besoj Shqiptari ka nevoje per kete.

          • Ahahahah shume faleminderit per komentin dhe per sugjerimin ndonese e kam bere nje post seksi ne jete vs seksi ne filma porno. Ne vazhdim besoj qe do thellohem akoma me shume mbi temen.

        • Ti thua meshkujt shqiptare nuk dijne, un po te them se femrat shqiptare jane kot fare nje humbje kohe dhe krahasuar me anglezet thjesht nje ngushellim, sa per te shmangur doren, jane te indoktrinuara qe ne femijeri dhe kane gojen e madhe

          • Ndoshta e pergjithesova, por ti e sheh nga pikepamja yte si sex guru, ketu ne fakt eshte mentalitet ortodoks jo heterodoks, nuk pritet shum, big up per guximin se tjeret e bejne por nuk flasin, un e shoh nga kendveshtrimi si Zen master, balanca seksuale te shpie në perndritje, ndryshe “energjia e jetes”, qenia shum seksist & impulsive nuk eshte e mire, c u

  • Pershendetje: se pari desha te pergezoj për blogg-un, besoj se je duke ofruar një ndihm te madhe per gjith shqiptaret e veqenarisht rinin ne jeten seksuale.
    Pyetja ime është: mund te ket pasoja si pershembull sëmundje ngjitse në rast lëpirje te vagines?

    • faleminderit shume 🙂 po mund te kete probleme. Higjena eshte paresore. Duhet qe partneri ndaj te cilit performoni te jete ne rregull nga ana shendetesore.

  • Nuk e di per te tjeret por Me pelqen t’ja lepij deri sa te ulerasi, dhe me pelqen shume kur dine te ma bejne dhe mua. per sa i perket aromes, femra qe e mban veten duket nga larg..

    • Kenaqesia duhet te jete e ndersjellte, sidomos gjate marredhenieve apo raporteve. Te dyja palet duhet te respektojne, komunikojne dhe plotesojne nevojat dhe deshirat e njeri tjetrit.

  • Me fal por ke harruar tipin tim: I pandalshmi: ai qe nuk ndalet para asgjeje as qime as ere, qe per ta prekur ti qiellin e 7te nuk ndalet asnjehere! Ka edhe kesi tipa mos harro ?

    • Mund te kem harruar dhe tipa te tjere, nuk eshte e thene. Prandaj ekziston tabu qe ti kujtojme dhe te shkembejme eksperienca me njeri tjetrin.

    • Sasia e lengjeve ne vagine eshte aq e vogel sa nuk mund te perdorim termin ” te pijme”. Kontakti me lengjet e vagines apo spermes nuk eshte asnjehere i rrezikshem, nese personat jane ne gjendje te mire shendetesore dhe nuk vuajne nga ndonje semundje seksualisht te trasmetueshme.

  • Lepirja eshte shkolle me vete dhe lum kush di ta beje. Vleren me te madhe ajo e ka kur gjuha ledhaton klitorin larte e poshte anash, ose e kunderta gjuha rri fiks e luan femra klitorin tek gjuha.
    Menyra me nxehte e lepirjes eshte thithja e klitorit me gjithe buzet e vagines te berit e tyre te gjate ne goje me thithje e leshime te shpeshta deri ne kafshime te lehta qe jane kulmi i seksit oral per ti bere nje vagine.

  • Problemi Esht qe dhe Kur „ Ta lepijn „ Nuk dine ta bejne , Nuk dine te percojn kenaqesi , kenaqesia me e madhe eshte padyshim te klitoris dhe jo buzet ( ok Esht dhe variabel ), Hajde Ti di keto ai cuni shqiptar qe Ska lexuar ndonjhere dhe Ska pasur deshire Te marr informacion rreth ketyre temave . Per mendimin Tim Po Nuk ishe njeri i lexuar ne jete , Nuk ka sesi Te jesh i suksesshem n sex .. dhe me interesantja Esht qe rreth nesh ka Shum egoiste , meshkuj qe duan te vetekenaqen Po Nuk duan Te dhurojn asgje n kembim , dhe Nuk arrijn Ta kuptojn nese ti vertet PO kenaqesh , ose ndoshta su intereson .mendesi shqiptari ! Respekt per ty zhaklin

    • Prandaj dhe them që nuk dinë të bëjnë seks. Dinë vetëm të shesin veten duke mos shijuar atë që bejne. Jemi aq të komplekshuar sa çdo gjë e bejme vetëme të dukemi.

  • Universitetin e ke bere ne firenze?zhaklin lekatari e kam pare tek list at e provimeve Te kam takuar njehere shisje tek tregu kurse NE kurs me the dhe casino questa cosa

  • Te uroj per shkrimet e tua!Partneres time nuk i pelqen te lepije penisin tim,si te veproje me te?

    • Te investosh te vetja qe te kesh dicka per te ofruar. te zhvillosh komunikimin ne cift dhe nje marredhenie me cilesore. Me perkushtim dhe dashuri arrihet gjithcka.

  • Zhaklin kam par disa porno q femrat nxjerrin nje leng gjat mastrubimit njelloj sikur ben urinen,nderkoh q mua nuk me ndodh kjo gje.Pse vall?

    • Pershendetje, si fillim do te lutesha te perdorje fjalen e duhur, vajze ose grua dhe jo femer. Se dyti te keshilloj mos shohesh shume porno sepse te deformojne realitetin. Se treti, ajo quhet squirtin. Ne tabu. al ke nje post mbi kete gje, si qysh dhe pse ndodh.

  • persh nuk ka vetem burra qe nuk lepijn ka dhe femra qe nuk duan seks oral une per vete se kam problem tek seksi oral me pelqen.

  • Zhaklina je fantastike😘😘,do thoja dicka nuk ka lidhje me kete teme po do ndihesha shume mire nese do me ktheje pergjigje pasi jeni shume e mire.E dashura ime gjithmone ndihet e komplesuar per faktin qe te pjesa e vagines eshte nje forme si e “dale” dhe pak si e “zgjatur”.A eshte normale qe nje vagine te kete nje forme te tille nese e perfytyroni ate qe sapo ju pershkrova ???Te falenderoj perulesisht dhe gjithmone do mbetesh e pazevendesueshme.

    • Vaginat jane te gjitha te ndryshme. Nuk ka vagine te sakte, apo te mire, ose e kunderta. Ajo eshte si do pjese tjeter e trupit te çdpo njeriu. Prandaj nuk duhet humbur koha duke menduar nese ka diçka qe nuk shkon ne trupin tone, apo dukjen e vagines.
      Faleminderit dhe gjithe te mirat.

  • PËRSHËNDETJE. Mua më pëlqen tja lëpijë dhe femrave u pëlqen .nuk ka asgjë të keqë vagina është organ shumë i pastër që pastrohet vetë. Ato që nk lëpijnë nuk dinë të bëjnë sex.

    • Pershendetje, faleminderit per pyetjen.
      Ka shume standarte qe duhen permbushur per te qene pornoaktor dhe te jesh i bere synet nuk eshte nje prej tyre.
      Shumica e filmave porno xhirohen ne USA ne Los Angeles, ku shumica e bebeve behen synet qe ne lindje, per arsye fetare, estetike
      apo edhe per preferencat e prinderve.
      Gjithe te mirat.

  • Jasht ksaj… eshte e domosdoshme madhesia penisit … penisit I gjat apo I trash . Dhe kush quhet penis I vogel,kush mesatar dhe kush I madh . Shpresoj tkem nje pergjigje

    • Pershendetje, po sperma eshte e paster dhe nuk ka asnje problem nese e gelltit.