biseda mbi seksin

Hajde flasim për seksin ( por në fakt )

Sot në media nuk ka mungesë të prezencës së seksit. Aludimet për të janë shumë të dukshme në muzikë, filma dhe padyshim reklama. Ndërkohë që shohim e mendojmë shumë për seksin, duket sikur nuk dimë si të flasim për të. Në Shqipërinë tonë të dashur nuk kemi edukatë seksuale dhe këto vitet e fundit nuk ka ekzistuar ndonjëherë edhe si ide që të përfshihet si kurrikul e re për shembull. Ajo që na mësojnë që në vegjëli është abstinenca. Në fakt dergojmë dhe marrim mesazhe jo të qarta. Kërkojmë që të rinjtë të mos bëjnë seks për t’u mbrojtur, nuk rrisim mendimin kritik dhe nga ana tjetër presim që po këta të kenë një njohje, lidhje, lundrim të sigurtë dhe të shëndetshëm në seks dhe marrëdhënie.

Fatkeqësisht, një përfaqësim jo i denjë i seksit në media, filma pornografikë dhe shkollë sjell paqartësi, frikë, turp, dobësi dhe adult të ardhshëm, të pa informuar. Sipas raportit të INSTAT “Burrat dhe gratë ne Shqipëri 2017” vetëm në qarkun e Tiranës 36,5 % e grave kanë përjetuar apo përjetojnë dhunë dhe gjithsej vetëm 24% e tyre e denoncojnë këtë. Shifrat janë në rritje dhe rreth  trafikimit të qënieve njerëzorë apo dhunës në familje; për shembull kjo e fundit është rritur nga 3542 raste në 2015 në 3700 në 2016. Pra, shifrat tregojnë qartë se nëse nuk adresojmë në mënyrën e duhur tema si miratimi, kufijtë, komunikim i shëndetshmë, ne zgjedhim të injorojmë dhunën seksuale, e cila , promovon kulturë shpifëse dhe përgojuese në vend që të jetë suportuese ndaj viktimave të dhunës apo dhunës seksuale.

Për më tepër për shkak të një mungese informacioni dhe shumice stigme rreth sjelljeve seksuale dhe menaxhimit të tyre, nuk është i habitshëm fakti që shumë më shumë të rinj po njihen me seksin në moshë të re dhe të pakontrolluar. Ndonësë kjo gjë nuk është e habitshme duke patur parasysh qëndrimet kulturore moderne rreth seksit, është padyshim alarmuese dhe e rrezikshme për shëndetin publik në të ardhme. Ne duhet të kujdesemi që të bëjmë më të mirën për t’u mësuar të rinjve dhe gjeneratave të reja se si të qëndrojnë të sigurt duke u fuqizuar gjithmonë e më shume dhe për të pasur nën kontroll shëndetin e tyre seksual.

Pra, çfarë saktësisht është shëndeti seksual ? Pikë së pari është shumë më shumë se sa planifikimi familjar apo prezervativi. Organizata Botërore e Shëndetit definon shëndetin seksual si “ një gjëndje e mirëqënies fizike, mendore dhe sociale lidhur me seksualitetin. Shëndeti seksual kërkon një qasje pozitive dhe serioze ndaj seksualitetit dhe marrëdhënieve seksuale, si dhe mundësisë për të pasur ekperienca seksuale të pëlqyeshme dhe të sigurta pa shtrëngim, diskriminim dhe dhunë.”

Është shumë e rëndësishme të kuptojmë që shëndeti seksual përfshin emocione dhe mirëqënie fizike.  Ai përfshin dhe çështje që nuk kanë të bëjnë me seksin në mënyrë të drejtëpërdrejtë si menstruacionet, marrëdheniet e shëndetshme dhe identitetin gjinor. Më të gjithë këto faktorë në lojë është shumë e rëndësishme që ata që janë adoleshëntë t’i qasen shëndetit seksual të lirë nga turpi, injoranca, paragjykimet apo frika.  Nëse duam të marrim vendime të mençura, ne duhet të informohemi më mirë për drejtuesit që qëndrojnë pas dëshirave dhe zgjedhjeve tona.

Tabu.al është krijuar pikërisht për të sfiduar dhe luftuar stigmat që kontribuojnë në qëndrimet negative ndaj seksit në përgjithësi. Ne si shoqëri, duhet të synojmë të nxisim arsimin dhe të zhveshim komunitetin nga disa barriera shoqërore që kemi ndërtuar vetë.  Të gjithë ne meritojme dhe duhet të kuptojmë më mirë trupin tonë dhe të mësojmë të marrim vendime të cilat reflektojnë nevojat tona fizike, emocionale dhe mendore. Duhet të flasim për seksin. Pra, le të fillojë biseda.

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Titulli i pageses

Subjekti i pageses
Vendosni emailin tuaj:

Your Header Sidebar area is currently empty. Hurry up and add some widgets.