Cfare eshte aborti

Aborti- çfarë duhet ditur ?

Ngjizja e një fëmije është një ndryshim shumë i madh në jetën e shumë çifteve, por sidomos grave. Ky moment mund të jetohet në mënyrë plotësisht pozitive, si mikesha ime Bruna Lahe, që e dëshironte shumë një gjë të tillë. Apo shumë negative, si mikesha të tjera që nuk po përmend. Por, nga ana tjetër ka shumë gra, të cilat për arsye të ndryshme, sido që ta jetojnë, nuk duan të përfundojnë shtatzaninë dhe zgjedhin abortin.

Të dhënat në Shqipëri

Në Shqipëri aborti u lejua me ligj në vitin 1995 dhe që atëherë ka shënuar ulje të ndjeshme. Nga 1 abort në 2.2 lindje në fillim të viteve 90, ka mbërritur në 1 abort në 5.7 lindje në vitin 2017.   Në totalin e aborteve sot ato zënë një vend prej 23% kundrejt 76% që kishin, rreth dy dekada e gjysëm më parë. Niveli i abortit në Shqipëri është më i ulët se i vendeve lindore dhe në të njëjtin nivel me vendet e rajonit. Grupmoshat ku janë përqendruar abortet janë 20-34 vjeç dhe përbëjnë rreth 68% e numrit të aborteve, kundrejt atyre totale. Adoleshentët kanë përqindje me të ulët e cila është 4.8%.

Si realizohet aborti ?

Nëse Shqipëria do ishte një vend normal dhe me shërbime funksionale, do të duhej që institucioni përkatës, pra gjinekologu bashkë me psikologun, të vlerësonin nëse motivet e gruas janë të drejta dhe nëse problematikat e saj mund të përballohen nga shërbimet publike. Aborti duhet të kryhet brenda 90 ditëve, nëse nuk ka situata të tjera që mund të rrezikojnë jetën e një gruaje. Normalisht gruas i jepet një afat kohor për ta rimenduar zgjjedhjen.

Mund t’i nënshtrohemi përfundimit të shtatzanisë, pra abortit, nëpërmjet operacionit ose nëpërmjet barnave.

-metoda kirurgjike është ajo më e përhapur dhe përdorur, edhe në strukturat publike dhe në ato private.

-Metoda farmakologjike ( me barna) konsiston në marrjen e dy ilaceve, 48 orë larg nga njëri tjetri. I pari ka princip aktiv Mifepristone, ndërsa i dyti është prostaglandina.

Pasojat psikologjike

Përfundimi i vetëdijshëm i shtatzanisë mund të ketë jë impakt të fortë mbi mirëqënien psikologjike të gruas, sidomos sepse ka ndikim nga faktorët sociokulturorë të vendit ku gruaja jeton, apo dhe nga nga mekanizmi vetëmbrojtës që ajo ka. Zakonisht simptomat post abort janë të ndryshme, nga gruaja në grua, pikërisht sepse ajo mund t’i përkasi niveleve të ndryshme kulturore, ekonomike apo të përjetojë një moment specifik në jetën e saj. Për këto arsye, disa herë, pasojat psikologjike ajo nuk i jeton, nuk i menaxhon apo kanalizon në mënyrën e duhur, duke vënë në rrezik shendetin e saj mendor.
Disa shembuj janë ulja e vetëbesimit, ndjenja e fajit, vaj i pakontrolluar, kujtime te hidhura, vështirësi në intimitet. ( Brier 2008).

Përfundimi


Duke e mbyllur, dua të them që tema e abortit ende krijon ndasi shumë të mëdha,  dy grupe kryesore, morali dhe liria.  Ndonëse me abortin, sipas meje, nuk i hiqet mundësia jetës, por i jepet mundësia një jete më të mirë. Prandaj nëpërmjet një rrjeti të mirë, edukimit, informacionit, mund të ulim edhe më shumë nivelet e kësaj praktike. Prandaj ju them vazhdimisht të përdorni prezervativin. Është shumë e rëndësishem të promovojmë metodat e planifikimit familjar; të promovojmë edukimin seksual në mënyrën e duhur dhe në të gjitha moshat; të nënvizojmë me forcë pasojat që mund të ketë kjo ndërhyrje, të japin informacion mbi problematikat psikologjike që mund të shfaqen në të ardhmen e afërt. 

Zhaklin Lekatari

4 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Ndoshta eshte pytje jasht ksaj teme por prap po e bej,

    Jam 16 vjeq dhe gjat gjithe kohes kam eksitim ose ereksion sido ta quaj,

    a eshte per shkak te cilklit te adoleshences apo eshte problem qe duhet te konsultohem me mjekun.
    falemnderit paraprakisht

    • Pershendetje,

      nuk e kuptoj pse e quan problem se nuk eshte problem. Cfare te ben te mendosh qe eshte problem ?

  • Pershendetje zhaklina dashta te bej nje pyetje jam 25 vjeqe dhe para 2 muaji kam ngel shtatzen po per fat te keq kam abortu se jam ken e semur dhe kom perdor barna kunder dhimbjes e dashta me dit a mundem prap me mbet shtatzen se nuk jam ken te gjinekologu fare daleminderit e dashur.

  • Ne shqiperi nuk egziston abort me nderhyrje kirugjiks….por me anestezi lokale…te pakten ne spital sepse e kam provuar vete dicka te tille….jo nga deshira por bebi nuk kishte rrahje zemre….dhe ceshte me e keqja se ne spitalet shteterore jan mjetet e ndryshkura dhe qe ateher fitova HPV….por me ardhjen ne jete te dy cunave shpetova ne Hpv ja

Titulli i pageses

Subjekti i pageses
Vendosni emailin tuaj:

Miqt e Tabu-s