Është mëse normale të mendosh që tamponi i brendshëm është shumë komod për vajzat dhe gratë. Një tampon bën diferencën, sidomos kur duhet të marrësh pjesë në aktivitete të ndryshme ose kur duhet të veshësh diçka të ngushtë.
Megjithatë duke u bazuar te pyetjet që marr në Tabu Blog, nëse je një adoleshente në fillimet e ciklit menstrual, nëse ende nuk ke pasur eksperiencën e parë seksuale, nëse jeton në një vend patriarkal ku virgjëria është pajë, sigurisht që ia ke bërë vetes pyetjen madhore: “A mund të përdor tampon të brendshëm ?”, “A ka rrezik nëse përdor një tampon ?”. Si fillim duhet zhbërë miti, që kur përdor një tampon të brendshëm mund të humbësh virgjërinë. Nuk është e vërtetë! Duhet patjetër të merrni info mbi trupin tuaj dhe pjesët intime. Përdorimi i tamponit ju ndihmon të njihni më mirë vulvën tuaj.
Prandaj, PO, mund të përdorni tampon, por duke ndjekur disa rregulla shumë të lehta që kanë të bëjnë me gjetjen e tamponit të duhur për moshën dhe karakteristikat anatomike, që ende nuk janë si ato të një gruaje seksualisht aktive. Një nga këshillat që mund të jap është që edhe nëse menarka ( menstruacioni i parë) ka ndodhur në moshë të hershme, është e këshillueshme të presim deri ne 14-15 vjeç për të përdorur tamponin e brendshëm. Nëse ke dyshime, flit me mamin ose gjinekologun.
Shohim cilat janë hapat që duhen ndjekur për përdorimin e tamponit:
- Zgjidh një produkt cilësor, me materiale natyrae si pambuku që redukton infeksionet.
- Nuk duhet të nxitosh nëse do ta vendosësh në mënyrën e duhur. Mos harro të pastrosh duart para dhe pas vendosjes.
- Është e këshillueshme të përdoren mbasi jemi kujdesur për higjienën intime.
- Nëse je e virgjër dhe je duke vendosur tamponin për herë të parë, zgjidd formatin mini, që do të japë më pak halle në vendosje.
- Merr kohën e duhur dhe vendose në shtëpi ( jo në banjot e shkollës) dhe nëse tentiva e parë nuk është komode, hiqe dhe provoje përsëri. Përparsa se ta vendosësh, lexo mire instruksionet dhe shiko fotot ilustruese.
- Gjej një pozicion të rehatshëm dhe relaksohu, duke u munduar të mos mbash zonën pelvike të kontraktuar sepse mund të vështiresojë vendosjen. Mos u shqetëso, herët e para është normale të kesh pasiguri.
- Mbasi ke marrë tamponin, me një dorë hap buzët e mëdha duke vendosur tamponin me shumë delikatesë. Kur të kesh mbaruar nuk duhet të kesh asnjë siklet apo bezdi në pjesën fundore të barkut. Nëse të bezdis diçka do të thotë që nuk e ke vendosur mirë.
- Mbasi të kesh vendosur tamponin nuk do të ndiesh më asgjë, fluksi do të ndalet dhe do të duket sikur nuk ke menstruacione.
- Tamponi mund të përdoret gjatë ditës sipas dëshirave. Det, sport, palestër, shkollë. Nuk duhet mbajtur më shumë se 4-6 orë, prandaj ndërroje. Sa më shumë që qëndrojë aq më shumë rrezikohesh nga IST.
- Këshilla e fundit është që ata përdorësh ditët e fundit të ciklit, kur fluksi është më i pakët, pra i duhur për tamponin mini. Ditët e para mund të përdorësh një lines normal.
Jep koment