10 urdhëresat e Zhakut

Shpërndaje

Nëse zoti do ekzistonte dhe do të isha unë, këto do të ishin 10 urdheresat e mia

  1. Unë jam zoti yt dhe të gjitha fjalët e tjera nga mbrapa……, por ti bëj atë që do. Nuk e kam krijuar universin për të vendosur brenda tij një organizëm mikroskopik që thërrët emrin tim orë e minut, të ishte ashtu do krijoja vetëm dhitë dhe jo yjet.
  2. Mos i beso përfaqësuesve të mi. Kush flet në emrin tim është i çmendur ose sharlatan. Mbi të gjitha ki parasysh që nuk nis ëngjëj në tokë për dy motive kryesore: e para sepse ëngjëjt nuk ekzistojnë dhe e dyta sepse nuk e kam të nevojshme. Nëse dua të thëm diçka, ta shkruaj në qiell
  3. Mos mendo kurrë që një fatkeqësi apo ndonjë shërim është vepra ime, ose për të qenë më e qartë, nëse dëshiron mund ta mendosh, por që nuk është e vërtetë.
  4. Mos u lut, nuk do funksionojë.
  5. Kujtohu të celebrosh të gjitha ditët e javës. Jo për mua por për ty: je ende gjallë dhe kjo nuk ndodh gjithmonë.
  6. Bëj çfarë të duash me jetën tënde, por mos i çaj kokën të tjerëve. Liria jotë mbaron aty ku fillon jeta e të tjerëve.
  7. Mos vrit. E persëris: mos vrit. Qartë ? Dhe jo, nuk është që duhet të vrasësh sepse të tjerën nuk bësojnë në urdhëresat e mia. Mos vrit. Pikë. Cilën pjesë të “ mos vrit” nuk kuptoni ?
  8. Nëse po vdes nga dëshira për të vrarë një tufë me njerëz të paktën mos shko vërdallë duke e shitur sikur e bën për mua. Merr përgjegjësi për veprimet tuaja.
  9. Mos e kaloni jetën duke u fiksuar me parajsën, sepse unë këtu me mua nuk ju dua, por keni gjithmonë Ferrin, ose më mirë jetën që i krijoni vetes dhe të tjerëve nëse ata nuk besojnë te unë.
  10. Mos më rrini të ngjitur si miza mbas *utit. Edhe nëse ky është rozë me xixa.

1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...