Romanca ne zyre

Dashuria në zyrë- mos u dashuro me shefin

Imagjino sikur të shohësh vazhdimisht dy kolegë që largohen nga puna bashkë, ose që drekojnë gjithmonë bashkë. Më pas dëgjon fjalë për ta, ndërsa një ditë tjetër i sheh në sjellje që lenë për të dyshuar. Romanca në zyrë, është një temë e cila krijon gjithmonë shumë debate. Në Shqipëri nuk ka statistika të sakta, por padyshim që në botë është një fenomen shumë i përhapur.

Por a nuk është zyra vendi më perfekt për të njohur njerez ? Pjesa më e madhe e njerëzve punojmë më shumë se 48 orë në javë dhe është imagjinueshme sa na lehtëson kjo, miqësimin me kolegë. Pastaj janë konceptet e reja të “team building” që nxisin marrëdhëniet e mira mes kolegëve dhe bashkëpunime të ngushta. Një tjetër faktor është që në një mjedis pune kolegët kanë background, pasione dhe të ardhura të ngjashme.

Pra, nga një anë kemi këtë vend fantastik për njohje, por nga ana tjetër dashuritë në punë nuk janë të para me sy të mirë. Kjo sepse merakosemi për favore, për nepotizëm apo për rritje në detyrë apo influencë për arsye personale. Mëri dhe tension midis kolegëve mund të rriten duke ndikuar negativisht në dinamikat e një ekipi. Gjërat komplikohen akomë më shumë kur shefi del me një vartëse.

Në zyrë, situatat për vajzat apo gratë kanë standarte të dyfishta. Nëse del me  një koleg atëherë mund të përhapet fjala që je një vajzë e thjeshtë. Nëse del me shefin mendojnë që favorizohesh, por nëse prishet marrëdhënia jote me shefin atëherë mund të humbasësh dhe punën. Nga ana tjetër duket sikur marrëdhëniet që lindin në zyrë, nëse kanë përfundim serioz mund të shihen me sy pozitiv dhe dashamirës nga gjithë ekipi.

Dekadat e fundit dhe për shkak të ngacmimeve në punë, ka nxjerrë politika të sakta rreth marrëdhënieve me kolegë. Disa kompani e lejojnë, disa të tjera nuk e lejojnë, disa e lejojnë por jo me shfaqje fizike në ambientet e punës. Unë përsonalisht mendoj që nëse mund të evitohet është më mirë. Më duket sikur romancat apo marrëdhëniet që lindin ne vendin e punës janë më të vështira për t’u menaxhuar.  Në fund të fundit je me partnerin në shpi dhe punë. Ju çfarë mendoni ?

Zhaklin Lekatari

17 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

    • Besoj qe kjo ndodh kudo ne bote. Natyra njerezore eshte po ajo. Ndoshta ne vendet e varfra dhe ne tranzicion, fenomeni eshte me i perhapur per shkak te mentalitetit dhe kushteve te jetes.

      • Pikerisht por pse duhet te ndodhi esht puna se ajo goc qe punon atje shum mir mund tgjej i burr e tmartohet

        • Ndosh per shume arsye. Ndonjehere sepse ka dashuri, here te tjera sepse ka interesa te ndryshme. Nuk kuptoj perse ama gjykon ” gocen” ne vend qe te gjykosh te dy ose burrin qe ne kete rast i bie te jete i martuar, perderisa ajo duhet te gjeje nje burre tjeter jashte.

          • Burrat jan derra ajo dihet por femra po te jete sic duhet nuk shkon ne ate nivel

          • Mendoj qe ne keto raste te dyja palet kane faj. Biles me shume burri qe ka nej pakt moral me gruan. Sepse ajo ” goca” nuk i detyrohet gje gruas se shefit. Nuk e ka as moter, as shoqe, as te njohur. Ajo sheh interesat dhe dashurine e saj, dhe kjo nuk mund te quhet anormale. Une mendoj qe kur dikush tradhton, e ben pjesen me te madhe te kohes per nje nevoje personale dhe jo domosdoshmerisht seps edo te lendoje partnerin. Krizat qe ndodhin ne cift, keqkuptime, hatermbetje, mungese komunikimi jane padyshim faktore te tjere te qenesishem ne nje ngerc qe pastaj kthehet ne tradhti.

  • Me pak fjale qe ti biem shkurt si mashkull e si femer ska perfeksion e do jene gjithmon gjera qe do ndodhin

    • Mendoj qe po. Bonsensi eshte shume i rendesishem ne te gjitha marredheniet dhe ne te gjitha nderveprimet qe kemi me te tjeret. Jane gjera qe kane ndodhur, po ndodhin dhe do ndodhin. Ne fund te dites natyra njerezore e njejte eshte.

  • Une mendoj qe eshte gjeja me e veshtire te kesh partneren ne te njejtin ambjent pune me tendin. Jane shume arsye , por me kryesorja eshte mbrojtja qe ti ose ajo do beje nqs do sulmoheshit nga koleget ose dhe ngacmoheshit. Per sulm e kam fjalen per punen dhe ngacmimin ate seksual. Pasi per meshkujt eshte pak e veshtire tmos flirtoje me nje femer te bukur te cilen e ka kolege. Per femren mund te jete ndyshe per ne jo (meshkujt).
    Kjo eshte teme shume komplekse dhe e gjere.
    Te pershendes!

    • Faleminderit per komentin. Po dhe sipas meje te kesh partnerin ne zyre ose ne pune, ose te kesh marredhenie me dike nga puna, nuk eshte fare ide e mire. Komplikohen gjerat ne te gjitha menyrat, por nuk jam dakort me kete punen qe per meshkujt eshte e domosdoshme te flirtosh. Njesoj eshte dhe per femren, por fakti qe ju e beni hapur se merrni me shume kualifikim dhe qe grate e bejne fshehurazi se etiketohen, e ben si te padukshem, ndoshta ne syte e tu, pjesmarrjen apo aktivizimin femeror. Por jam dakort qe tema eshte komplekse dhe e gjere.

      • Per meshkujt nuk thashe qe eshte e domosdoshme, por e ka te pamundur tmos flirtoje ( natyra mashkullore i ndertuar vetem per riprodhim) per femren me e lehte pasi jo cdo femer e sheh mashkullin si objekt seksi.

        • Mmmm mendoj qe vete ne shoqeria e kemi bere te tille kete gje. Kam dyshimet e mia rreth menyres se si shihen djemt sot, padyshim jo vetem si baballaret apo burra tw ardhshem. Grate ndrydhen sepse seksualiteti i tyre gjykohet dhe se qe ne vegjeli i kane rritur dhe prirur drejt abstinences dhe moralit duke ndrydhur ndjenja dhe nevoja biologjike, por dhe grate i shohin meshkujt nga ana seksuale. Psh ne palester, ne vajzat, kur koemntojme, nuk themi sa bashkeshort fantastik do ishte ai aty, por ca byce qe kishte, sa mire kishte punuar te krahu apo sa ere mbante.

  • Une personalisht e kam si parim timin qe te mos kem kurre marredhenie tek vendi i punes. Tek vendi i punes une pretendoj nje fare distance nga njerezit ( jane fare te pakte ata qe i lejoj te afrohen ). Une kam kete menyre sjelljeje ne pune sepse une mendoj qe puna eshte pune dhe jeta reale eshte jashte punes.
    Ne fund te fundit secili nga ne merr vendime dhe mundohet qe ti rrespektoje ato sipas kritereve te tij.

    • Po personalisht kam te njejtin parim, Eshte e veshtire te ruash ekuiliber ne pune nese ngaterrohesh emocionalisht.

  • nga eksperience ime por edhe nga sa kam degjuar nga te tjeret, nje marredhenie eshte me e qendrueshme kur partneret kane formim te ndryshem e profesione te ndryshme. kjo pasi formojne nje ekip dhe plotesojne njeritjetrin e shume e shume arsye te tjera. por nga ana tjeter eshte jashtezakonisht e veshtire te mos flirtosh e ndoshta me shume me ata persona te cilet i ke prane gjithe kohen ne sfidat e perditshme qe ka puna, njerez qe kane formimin tend, kuptojne batutat, apo gjuhen profesionale tende. dhe qe pak a shume gjithe jeten kane ndjekur pak a shume te njejten rutine me tenden.
    perfundimisht, shoke dhe shoqe, ky eshte nje hall qe na ruajt zoti por eshte e veshtire per tu menaxhuar.

    • Hello Fredi. Them qe eshte mire te ruajme ne mend tona se Zoti eshte shume i zene ne pune te tjera 🙂 🙂