Gazrat vaginal gjatë seksit

Shpërndaje

Nëse ke bërë seks, mund ta kesh gjetur veten në këtë situatë: je duke shijuar momentin dhe për një çast ndihet një zhurmë e ngjashme me një pordhë… që mund të ketë dalë nga vagina e partneres ose nga e jotja. Është një lloj situate që mund të të bëjë të ndihesh keq dhe me turp. Nuk duhet. Ja cfarë duhet të dish mbi gazrat e vaginës.

Cfarë janë gazrat vaginal 

Pikë së pari, gazrat nga vagina janë normal dhe natyrale. Është një funksion që herët a vonë çdokush që ka një vaginë mund të përjetojë. Ndërkohë që  mund të mendojnë që janë vetëm pordha, në fakt nuk janë; gazi nga rektumi ndodh për shkak të aktivitetit bakterial në zorrë, sepse gazrat vijnë si rezultat i një xhepi të ajrosur ( ajri) që del jashtë nga vagina. Kjo shpjegon pse pordhat kanë erë ndërsa gazrat vaginal, jo.

Edhe se mund të ndodhë në çdo kohë ( ndodh zakonisht kur jemi duke bërë ushtrime) gazrat në vaginë, ndodhin gjatë seksit, ose gjatë penetrimit nga penisi apo lodra të ndryshme seksuale, që e fusin dhe e nxjerrin ajrin.

Fatkeqësisht nuk ka ndonjë mënyrë që kjo të mos ndodhë më, por ka mënyra për të reduktuar këtë fenomen; mos provo doggy style, përdor lubrifikant, dhe mundohu të evitosh për një periudhë kohë penetrimin e plotë nga një objekt ( penis ose lodër)

Si të menaxhojmë gazrat në vaginë

Pamvarësisht se është situatë e sikletshme, nuk duhet të kemi turp. Në fund të fundit është një fuksion natyral i trupit.  Nëse keni sens humori mund të qeshni pafund për këtë. Me pak fjalë,mos lejo që diçka e parëndësishme të prishë momentin e bukur që po kalon. Mos harroni, respekti, komunikimi dhe miratimi janë fjalët magjike për një marrëdhënie të shëndetshme!

1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...