Një nga misteret më të mëdha të qytetërimit modern, jo sa ai i pulës dhe vezës, është ekzistenca e miqësisë burrë –grua( heteroseksual).
Për të qënë sa më e qartë në analizën time, kam vendosur që të qëndrojnë jashtë këtij paneli, rastet kur ai është i shëmtuar sa më s’ka dhe kur ajo nga ana e kundërt është një copë ylli. Dua të reflektoj mbi ato raste, që janë shumica, ku kalimtarët janë persona apo individë normal, pa dukje, aroma apo defekte të tjera madhore.
Pyetja nëse mund të ekzistojë miqësia midis burrit dhe gruas është pak arkaike, retorike, por gjithmonë aktuale. Mbas një poll në faqen personale të Facebookut, dolën në pah mendime totalisht të kundërta, të cilat në fund nxjerrin 3 tipologji makro –shoqërore për të dyja gjinitë.
Ekstremistët: – është pioneri i ndarjes së gjinive, ai tip që ka shokët për futboll dhe shoqet për shopping. Kështu që nëse zhvilloj marrëdhënie me seksin tjetër “ është sepse dua të bëj seks” ( nëse jam burrë), ose sepse “ dua të bëj dashuri” ( nëse jam grua). Pjesa më e madhe e kategorisë së ekstremistëve nuk e mohon miqësinë burrë- grua në bazë të eksperiencës personale, por ndoshta sepse ka qënë pak lozonjar/e më shokun/shoqen e ish-it.
Idealistët: ata që ” patjetër është e mundur, unë kam shumë shoqe të gjinisë femërore” apo “ patjetër që është e mundur, në shoqërinë time janë të gjithë djem”. Ka dhe nga ata që promovojnë aq shumë miqësinë burrë-grua sa ju imponohen të tjereve duke ndjerë keqardhje për ndjenjën dhe përfitimet e një miqësie të munguar me një pjesëtar të gjinisë së kundërt.
Ipotetikët: ose ata që mendojnë që çdo rast është i ndryshëm, që ekzistojnë disa miqësi burrë –grua që zgjasin gjithë jetën, ndërkohë që të tjera ndryshojnë, duke u shndërruar dhe në martesë. Zakonisht ipotetikët mendojnë që ka disa variabla për të argumentuar kompleksitetin e çështjes.
- Jetëgjatësia e miqësië. Sa kohë ka që zgjat ? Sa vjeç ishit kur filloi ? Duhet akoma të të vinin ato ? Ai ishte ende i virgjër ? Keni kaluar bashkë çmënduritë e adoleshencës ? Nëse përgjigjet janë të gjitha po, atëherë është e vështirë që të kryeni akrobacira cirku mbi dyshek.
- Shpeshtësia e takimeve. Sa shpesh dëgjoheni? Sa shpesh takoheni ? Një herë në javë ? Një herë në muaj ? Zgjoheni dhe flini me mesazhet e njëri tjetrit në whatsapp ?
- Mosha. Eshtë e rëndësishme sepse përcakton një perceptim të saktë të ngjarjeve dhe mundësive të zhvillimit. Moshë, do të thotë eksperiencë, pra përgjegjësi. Përgjegjësi apo ndërgjegjësim që po ushqeni një marrëdhënie borderline, përgjegjësi që dini si të menaxhoni ndjenjat dhe instiktet tuaja barbare. Ndërgjegjësim që “ nuk ka asgjë të keqe” është vetëm një fjali, ose një realitet konkret dhe solid.
- Gjëndja sentimentale. Është një tjetër element shumë i rëndësishëm: jeni të dy beqarë ? Jeni të lidhur ? Jeni fifty fifty ? Jeni të kënaqur nga marrëdhëniet tuaja apo po kërkoni diçka tjetër ? Zbrazni xhepin rregullisht apo abstinenca ju bën që të kryeni akte të pamenduara mirë si ngacmimi i komshies ? Keni dikë me të cilin flirtoni, apo që ju rri nga mbrapa ? Keni raporte të tjera të këndshme me bartës të tjerë të vulvës apo penisit ?
- Dashuri apo empati ? Ky është dhe fundi i analizës time dhe i pyetjes fillestare: dashuria e tërthortë padyshim që mund të ekzistojë midis burrit dhe gruas, ashtu sikurse ekziston midis dy individëve që kanë të njëjtën gjini apo të njëjtën shije seksuale. Empatia nga ana tjetër do të thotë që mendojmë dhe ndjejmë në mënyra të ngjashme. Mendoj që miqësia burrë –grua bazohet pikërisht mbi ekuilibrin e këtyre përbërësve, të cilët duhet të rriten njëkohësisht, duke përdorur atë armën sekrete falë së cilës ( apo për shkak të së cilës ) nuk kalojmë jetën duke bërë seks në çdo cep e rrugë: llogjika.
Personalisht bëj pjesë në grupin e tretë, duke menduar që miqësia burrë-grua mund të ekzistojë, dhe që shpesh herë mund të shndërrohet në tërheqje. Nëse kjo ndodh, mendoj që është natyrale dhe normale. Nuk ka asgjë te gabuar. Do të ishte shqetësuese nëse në 7 miliard njerëz do të na pëlqente vetëm një . Nëse çdo ditë jetojmë , udhëtojmë, banojmë, njohim njerëz, nuk ka asgjë të keqe të na pëlqejë dikush. Kur mendoj për simpati nuk jam duke folur për ndjenjën e protagonistëve të 50 shades of Grey. Jam duke menduar për dëshirën për të biseduar më një individ interesant, duke pirë një gotë verë, duke biseduar mbi ndodhi apo ngjarje të ndryshme, nën shoqërinë e dikujt që respekton. Mendoj dhe që nëse nuk përdorim gjithmonë SEXIN si filtët për të parë realitetin, nëse nuk seksualizojmë gjërat, do të kënaqeshim shumë më shumë me atë që jemi dhe atë çka ofrojmë. Si njerëz, si individë. Burra dhe gra. Kështu si jemi.
Jep koment