Mbas mijëra vitesh ekzistence njerëzore jemi ende këtu duke pyetur veten se pse një burrë dhe një grua, një mashkull dhe një femër nuk arrijnë të kuptohen deri në fund, duke jetuar çdo epokë dhe shoqëruar çdo gjeneratë me një raport që i sheh të ndryshëm dhe mosbesues ndaj njëri-tjetrit.
Sot mendoj që mënyra se si duhet të lexojmë raportin, emotiv dhe seksual, duhet të ketë një matricë të dyfishtë, psikologjike dhe neuro-fiziologjike. Burrat dhe gratë zhvillojnë dëshirën seksuale dhe emocionale duke ndjekur rrugë të ndryshme që janë strukturuar gjatë rrjedhës së evolucionit, nën ndikimin e kushteve sociale dhe kulturore. Kur një burrë identifikon nëpërmjet shikimit një grua të bukur, tek ai fillojnë të aktivizohen disa kritere seleksionimi që fokusojnë vëmendjen te disa karakteristika fizike femërore që janë indikatorë të fertilitetit dhe shëndetit riprodhues.
Kërkuesit kanë zbuluar që tërheqja për një figurë femërore në formë klesidre, e karakterizuar nga gjinj të mëdhenj, bel i hollë, bark i sheshtë dhe vithe të gjera, është një emërues i përbashkët i burrave të të gjitha kulturave, sepse kjo strukturë fizike i komunikon burrit, ekzistencën e një gruaje të re, të shëndetshme, të gatshme për riprodhim.
Sistemi i parë që drejton burrin në identifikimin e partneres është sigurisht ai viziv. Kur një grua pranon interesin e një burri për t’u afruar, kemi fillimin e një serie sjelljesh që quhen “ gjurmë të gatishmërisë për kontakt’, sipas të cilave transmetohet interesi reciprok pa thënë asnjë fjalë, ose pa përdorur fjalët. Studimet kanë identifikuar sesi disa shprehi të fytyrës te gratë dhe të burrat, janë qasje jo verbale,të para-programuara në trurin njerëzor dhe tërthore me çdo kulturë.
Nëse këto sinjale joverbale dhe fizike të fytyrës janë të harmonizuara dhe plotësuese, faza e parë e kontaktit midis një burri dhe një gruaje, pasohet nga faza e afrimit. Nga këtu e tutje fillon faza e joshjes e cila i përshtatet kulturave të ndryshme, por qëllimi është afrimi i partneres për të rritur tensionin seksual në lojën e çiftëzimit. Gjatë proçesit të njohjes, momentin historik, i përket puthjes, që është si një test i provës së shijes.
Bibliografia: Louann Brizendine, Il cervello dei maschi, Rizzoli Ed. 2010 Hughes, S.M., Harrison, M.A., and Gallup, G.G. Jr. (2007) Sex differences in romantic kissing among college students: An evolutionary perspective. Evolutionary Psychology 2007. 5(3): 612-631 Veenema AH., Central vasopressin and oxytocin release: regulation of complex social behaviours, Prog Brain Res. 2008;170:261-76 Tsujimura, A.; Miyagawa, Y.; Fujita, K.; Matsuoka, Y.; Takahashi, T.; Takao, T.; Matsumiya, K.; Osaki, Y.; Takasawa, M.; Oku, N.; Hatazawa, J.; Kaneko, S. and Okuyama, A. (2006), Brain processing of audiovisual sexual stimuli inducing penile erection: a positron emission tomography study. J Urol., 176, 679-683. Wu W, Yu LC. Roles of oxytocin in spatial learning and memory in the nucleus basalis of Meynert in rats. Regul Pept. 2004;120:119–125
Jep koment