Amenorrea ne Laktacion

Gjëra që duhet të dini rreth përdorimit të ushqyerjes me gji, si metodë për parandalimin e shtatzënive të paplanifikuara

Ju e dini se qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për foshnjën tuaj ? Por a dini se mund ta përdorni njëkohësisht për të ushqyerjen e foshnjes VETËM me gji për të parandaluar shtatzënitë e paplanifikuara për 6 muajt e parë pas lindjes ?

Ja ku janë katër gjëra që duhet të dini rreth kësaj metode shumë të efektshme të Planifikimit Familjar, për të parandaluar shtatzëni të paplanifikuara.
  1. Ushqyerja e foshnjës me gji ju ndihmon të mbroheni nga shtatzanitë e paplanifikuara

Ju mund ta përdorni ushqyerjen e foshnjës me gji si një mënyrë për të parandaluar shtatzënitë e paplanifikuara, POR duhet të siguroheni se i përmbushni njëkohësisht tre kushtet e mëposhtme

  • Ju e ushqeni foshnjën VETËM me gji aq shpesh sa ajo të kërkojë, ditën dhe natën – por mos e lini më shumë se tre orë pa e ushqyer. Foshnjës nuk i duhet dhënë asnjë ushqim shtëse, qoftë ky ujë apo lëngje të tjera. Qumështi i nënës plotëson çdo nevojë të foshnjës për 6 muajt e parë pas lindjes.
  • Juve nuk ju kanë ardhur periodat
  • Foshnja është 6 muaj ose me pak

Kur këto tre kushte përmbushen njëkohësisht, formojnë një metodë shumë të sigurt për Planifikimin Familjar – Metoden e Amenorresë nga Laktacioni. Nëse njëri nga këto kushtet të kësaj metode ndryshon, ju mund të mbeteni shtatzënë përsëri, nëse nuk mbroheni në mënyra të tjera. Vazhdoni ta ushqeni foshnjën me qumësht gjiri dhe diskutoni me mjekun apo me maminë për të zgjedhur një metode planifikimi familjar, për t’u mbrojtur nga shtatzënitë e paplanifikuara.

2. Si funskionon kjo metodë ?

Metoda e Amenorresë nga Laktacioni, si një metodë e Planifimit Familjar realizohet si pasojë e ushqyerjes së vazhdueshme vetëm me qumësht gjiri të foshnjës. Amenorrea është mungesa e periodave dhe Laktacioni lidhet me ushqyerjen me qumësht gjiri. Ushqyerja e vazhdueshme vetëm me qumësht gjiri, shtyn ardhjen e periodave për nënat dhe parandalon krijimin e kushteve për të mbetur shtatzënë.

3. Sa e efektshme është kjo metodë ?

Nëse të tre kushtet e përshkruara më lart përmbushen korrektësisht, kjo metodë është më shumë se 98% e efektshme, – më pak se 2 gra në 100 mund të mbeten shtatzëna. Rreziku i shtatzënive mund të jetë më i madh, nëse foshnjës i jepen ushqime apo lëngje të tjera shtesë në qumështin e gjirit

4. Çfarë duhet bërë nëse njëri nga kushtet e metodës nuk përmbushet ?

Ju mund të vazhdoni ta ushqeni foshnjën me qumësht gjiri dhe njëkohësisht të përdorni metoda të tjera të Planifikimit Familjar, të cilat nuk ndikojnë në sasinë dhe cilësinë e qumështit të gjirit:

  • Prezervativët
  • Spiralen
  • Kokrrat apo Metodën me Injeksion, për nënat që ushqejnë gji
  • Lidhja e tubave për gratë dhe sterilizimi mashkullor për burrat si metoda të pakthyeshme të Planifikimit Familjar

Pyesni dhe diskutoni me mjekun apo maminë, nëse doni të filloni një metodë të Planifikimit Familjar, për të parandalur apo shtyrë shtatzënitë tuaja.

Mbani mend 3 kushte të metodës se amenorresë nga Laktacioni

  1. Ju e ushqeni foshnjen VETËM me gji aq shpesh sa ajo të kërkojë, ditën dhe natën- por mos e leni pa ushqyer. Foshnjës nuk I duhet dhënë asnjë ushqim shtesë qoftë ky ujë apo lëngje të tjera.
  2. Juve nuk ju kanë ardhur menstruacionet
  3. Foshnjaështë 6 muaj ose më pak

Zhaklin Lekatari

1 koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.