4 gjëra që duhet të dini për parandalimin e shtatzënive të paplanifikuara pas një aborti

Shpërndaje

Aftësia për të mbetur shtatzënë ju kthehet shumë shpejt, më shpejt se sa mendoni

Aftësia për të mbetur shtatzënë ju rikthehet 11 ditë pas abortit. Nëse prisni t’ju kthehen periodat para se të filloni të mbroheni, ju mund të mbeteni sërisht shtatzënë. Filloni përdorimin e metodave të planifikimit familjar menjëherë pas abortit për të shmangur shtatzënitë e paplanifikuara.

Ju keni shumë mundësi për ta mbrojtur veten nga shtatzënitë e paplanifikuara

Për të shmangur një shtatzëni të paplanifikuar pas një aborti, ju mund të përdorni metoda të sigurta dhe të efektshme të  Planifikimit Familjar. Mund të zgjidhni një nga mënyrat e mëposhtme për parandalimin e shtatzënive të paplanifikuara:

Prisni të paktën 6 muaj pas abortit

  1. Prezervativët – duhen përdorur në çdo akt seksual për të parandaluar shtratzënitë e paplanifikuara. E vetmja metodë që jep mbrojtje të dyfishtë njëkohësisht nga shtazënitë dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme. Fillohen menjëherë pas abortit.
  2. Spiralen ( aparatin) vendoset nga mjeku gjinekolog në mitrën e gruas. Është metodë e vlefshme për 12 vjet nëse dëshironi mbrojtje afatgjatë nga shtatzënitë e paplanifikuara, por ju mund ta hiqni kur të dëshironi edhe para 12 vjetësh nëse planifikoni ndonjë shtatzëni tjetër. Vendoset mënjëherë pas abortit.
  3. Kokrrat për parandalimin e shtatzënive- duhen pirë çdo ditë rregullisht – sipas shigjetës që tregohet në paketë-  në të njëjtën orë edhe nëse nuk kryeni marrëdhënië një apo më shumë ditë. Fillohen menjëherë pas abortit.
  4. Kokrrat e urgjencës – parandalojnë shtatzënitë e paplanifikuara deri në pesë ditë pas një marrëdhënie seksuale të pambrojtur apo pas dështimit të metodës që po përdornit ( çarje prezervativi, harrimi i kokrrave mujore, apo mostërheqja në kohë e penisit). Sa më shpejt të merren aq më efektive janë  në parandalimin e shtatzënive të paplanifikuara. Ato nuk ndërpresin një shtazëni tashmë të filluar, por as nuk e dëmtojnë atë.
  5. Metoda me injeksion – bëhet një injeksion një herë në tre muaj. Fillohet menjëherë pas abortit.
  6. Metodat e përhershme – të parikthyeshme – lidhja e tubave për gratë ose vazektomia ( sterilizimi mashkullor për burrat). Këto metoda mund t’I përdorni nëse ju dhe bashkëshorti juaj NUK keni në plan shtatzëni të tjera.

Nëse planifikoni të keni një fëmijë, prisni të paktën 6 muaj pas një aborti. Kërkimet në fushën e mjekësisë, kanë treguar që çiftet që presin të paktën 6 muaj pas një aborti lindin fëmijë më të shëndetshëm.

Ofruesit e shërbimit në qendrat shëndetësore, do t’ju ndihmojnë të zgjidhnji një metodë

Ofruesit e shërbimit në Qendrat Shëndetësore, poliklinikë dhe maternitet do t’ju këshillojnë mbi metodën e Planifikimit Familjar që keni zgjedhur dhe to t’jua japin atë. Pysni dhe diskutoni me mjekun apo maminë rreth mënyrave se si ta mbroni veten nga shtatzënitë e paplanifikuara.

11684

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...