Kontraceptivet bashkohore

Informacion mbi kontraceptivët bashkohorë

Sot informacini mbi seksin, si kurrë më parë, nuk ka qenë kaq i gjerë dhe i larmishëm. Të rinjtë kanë mundësi dhe burime të shumta, TV, libra, trajnime, reklama, biseda dhe diskutime ( nëse duan).

Mënyra se si flitet për seksin është, interesante ( nëse e dëgjoni prej meje), provokuese nga ato që hanë burra ( shaka), erotike, por shpesh ai s’ka gjithnjë lidhje me seksin e vërtetë. Në shumë nga këto burime që përmenda, mund të ketë manipulime, deformime, keqkuptime që ndikojnë në jetën e individit, por dhe në partnerëve.

Duke parë që misioni im është të krijoj një klimë dhe një mjedis pozitiv rreth edukimit seksual, sot do ju jap disa info mbi kontraceptivët.

  • Kontracepsioni është e drejtë dhe përgjegjësi si për vajzat ashtu dhe për djemtë.
  • Celësi i suksesit të kontracepsionit është diskutimi midis partnerëve për të bërë zgjedhjen më të mirë në mënyrë që të shijoni marrëdhënien seksuale.
  • Metoda tradicionale ( tërheqja ) është veëtm 70% efektive në mbrojtjen nga shtatzënitë e paplanifikuara.
  • Pilulat kontraceptive, injeksionet kontraceptive dhe spiralja janë shumë të besueshme dhe të sigurta për shëndëtin. Prezevativët ofrojnë mbrojtje jo vetëm për shtatzënitë e paplanifikuara, por dhe nga Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme, përfshirë edhe infeksionin HIV.
  • Kontracepsioni i Urgjencës (K.U) si  Postinor, Norlevo, apo Preventol, është e vetmja metodë kontraceptive që përdoret pas një marrëdhënieje seksuale të pambrojtur deri në 5 ditë ( 120 orë). Sa më shpejt të merret pas marrëdhënies së pambrojtur seksuale aq me efektiv është në parandalimin e shtatzënisë.
  • Kontraceptivi i urgjencës nuk përdoret si metodë e rregullt kontraceptive.
  • Një vajzë e cila përdor vazhdimisht K.U. ka më tepër gjasa të ketë një shtatëzëni të paplanifikuar, sesa një që përdor kontracepsion tjetër bashkohor.
  • Kontraceptivët gjendet në Qendrat Shendetësore dhe në maternitete FALAS, sigurisht edhe në farmaci. Pyesni punonjësit shëndetësorë, ata e kanë për detyrë të ju ndihmojnë dhe të ju këshillojnë rreth mundësive që keni për të ruajtur shëndetin tuaj seksual. Ju mund të takoni punjonjësit shëndetësorë, pranë Qëndrave të Këshillimit dhe Testimit Vullnetar që i gjeni pranë Drejtorive të Shëndetit Publik të rretheve si në dhe Tiranë në QSTU, në Institutin e Shëndetit Publik dhe në Qendrat e Kontrollit dhe testimit të gjakut.

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Titulli i pageses

Subjekti i pageses
Vendosni emailin tuaj: