E nëse ai ka njolla gjaku në mbathje ?

E nëse ai ka njolla gjaku në mbathje ?

Ndonëse njollat e gjakut në mbathjet e djemve mund të ju bëjnë të mendoni për ciklin menstrual të grave, në të vërtetë ato nuk kanë asnjë lidhje me ndryshimet hormonale.

Janë të shumtë faktorët që shkaktojnë njollat e gjakut dhe të gjitha këto sigurisht varen nga mosha dhe nga prezenca e sëmundjeve të dyta shoqërusese ( komorbiditeti).

Arsyet kryesore te personat në moshë të re janë dëmtimet e lehta te prepuci ( pjesa e lëkurës që mbulon kokën e penisit), trauma të frenulit ( shiriti i lëkurës që lidh prepucin), ose presenca e valvulave uretrale Guerin. Ndonjëherë prezenca e kondilomave (lythat) uretrale shfaqet pikërisht kështu. Shfaqje të ngjashme kanë dhe traumat uretrale.

Biseda ndryshon kur gjakun e gjejmë në spermë. Hemospermia ndodh në çdo moshë dhe shfaqet në 13% të popullatës mashkullore. Më më shumë së 70% të rasteve, kauza ngel e panjohur, në 20% të rasteve ndodh për shkak të infeksioneve, rreth 5-7 % të rasteve për shkak të plagëve dhe lëndimeve të lehta dhe më pak se 3% lidhet me tumore.

Një tjetër arsye e prezencës së njollave të gjakut është dëmtimi aksidental  i kapilarëve sipërfaqësorë të scrotumit ( qeska e testikujve) që quhen cirsocele. Zakonisht bëhet fjalë për kapilarë të zgjeruar që kanë tendencën të dëmtohen në mënyrë spontane. Nuk ka nevojë për shqetësim apo trajtim.

Kujdes mos ngatarroni njollat e gjakut me hematuria ( gjak në urinë); në këto raste situata është krejt tjetër.  Prandaj nëse vëreni njollla gjaku në mbathje bëni mirë të shkoni menjëherë të mjeku urolog.

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.