Pabarazia gjinore e ka origjinën në Greqinë e lashtë

Shpërndaje

Këtu në webin e Tabu Blog ose në faqen time të Instagramit, por dhe kur ftohem në emisione të ndryshme, flas shumë shpesh për pabarazinë gjinore. Shumë prej jush, them se nuk e kanë menduar ndonjëherë se ku fillon gjeneza e pabarazisë. As unë në fakt deri sa më ra në duar ky libër për të cilin do tregoj.

Titullohet  “ Mashtrimet e Pandorës”, dhe është i shkrimtares italiane Eva Cantarelli, sipas të cilës, pabarazia gjnore ka lindur në Greqinë e lashtë. Grekët e lashtë përpos filozofisë dhe demokracisë na kanë lënë në trashëgimi dhe diskriminimin gjinor.

Mund ta fillojmë me mitin e Pandorës: historia nis me Prometeun, titani që duke mos ndjekur rregullat e Zeusit, i dhuroi njerëzimit zjarrin. Prometeu u dënua rëndë për mëbat e tij: i lidhur në një trung dhe i ngrënë nga sorrat deri në pafundësi. Megjithatë, përpos Prometeut duheshin dënuar dhe njërëzit të cilët iu rebeluan zotave dhe për këtë arsye Zeusi vendosi të dërgojë në Tokë, Pandorën, gruan e parë.

Që këtu nis problemi numër një, Pandora, gruaja e parë vjen në formë ndëshkimi për njerëzit. Jo vetëm kaq, por Pandora nuk ka përbërjen e njëjtë të njerëzve, është krijuar nga toka dhe uji, ndryshe nga të tjerët. Pandora përpara se të nisej në tokë ishte bekuar me shumë dhurata, ( Pandora nga greqishtja, Pan- çdo gjë, doron- të gjitha), që e bënë një të keqe të bukur, një mashtrim nga i cili nuk largohesh dot.

Pandora ishte shumë e bukur, të gjithë e dëshironin, por ishte Epimeteo ( vëllai impulsiv i Prometeut) që vendosi të jetonte me të. Kur Pandora shkoi të jetonte me të, e këshilluan që të kishte kujdes, sidomos që të mos hapte një vazo të caktuar. Por, ajo, kurioze dhe djallëzore si të gjitha gratë, e hapi vazon nga e cila dolën të këqijat e gjithë botës. Pas ardhjes së Pandorës, gruas së parë, njerëzimi u mbulua me të këqija dhe sëmundje, me halle dhe probleme, me luftëra dhe dhimbje.  Ky  pra, ishte fillimi i pabarazisë gjinore.

Sepse ky në fund të fundit, nuk është fillim i mbarë për gjininë femërore, apo jo ? Libri i kësaj autoreje është i veçantë dhe në të mund të gjeni reflektime të tjera rreth mitologjisë që kanë të bëjne kryesisht me pabarazinë gjinore. Ju këshilloj ta merrni dhe mos ndaleni te pilulat e shkurtra që ju servir unë.

2 KOMENTET

  1. Jo vetem kjo:Ka te beje dhe me filozofet e dijetaret grek.Aristoteli ishte mizogjinist,dhe mendonte se grate nuk duhet te arsimoheshin apo te kishin te drejta e barabarta me burrat,ndersa Platoni mendonte se burrat Jane me superior se grate,por ishte pro arsimimit dhe barazise gjinore(pra,ai ishte maskilist,me pak fjale).Duke qene se filozofeve dhe dijetareve te asaj kohe u kerkohej nje keshille dhe mendim per qeverisje,ata jepnin mendime te tilla mizogjiniste per shoqerine,qe kane lene pasoja dhe sot pas shume shekujsh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...