romanca ne marredheniet afatgjata

Romanca dhe dilema e saj në marrëdhëniet afatgjata

Romanca është një mendim i këndshëm që ti bën për dikë që do. Romanca mund të jetë e thjeshtë si lënja e një shënimi mbi frigorifer që thotë “ të dua “ ose si dhënia e një përqafimi të papritur, por mund të përfshijë gjithashtu gjeste heroike si ndihma që i jepet partnerit në shtëpi apo dhe jashtë saj. Ndryshe nga sa na thonë reklamat dhe filmat, romanca nuk është e thënë të jetë e kushtueshme. Nuk ka asnjë  lidhje mes romancës dhe MasterCard dhe nëse mendon që për të qënë romantik të duhet patjetër të jesh dhe i pasur, po gënjen veten.

Gjëja e parë që duhet kuptuar është që romanca s’ka të bëjë me seksin.  Romanca qëndron në një univers special diku midis dashurisë platonike dhe epshit mishtor.  Ajo mund të trasformohet në seks dhe  nga ana tjetër seksi mudn të jetë gjithashtu romantik, por është dhe e mundur të kesh një natë romantike dhe të përfundosh në krevat vetëm. Nëse kjo ndodh, atëherë duhet të bësh atë çka kanë paraardhësit tanë, të kënaqesh veten dhe vetëm, me ndonjë masturbim të shpejtë ose me ndonjë vibrator ( nëse ke).

T’i ndërrosh vajin makinës partnerit ose të ja lash makinën është një gjë shumë romantike nëse je duke u frekuentuar më dikë . Ndërsa, nëse je i martuar partneri yt do të thotë : “ sa mirë”, por kjo është një nga ato gjërat e shumta që kanë emigruar nga lista e gjesteve romantike në listën e gjërave për të bërë.  Nga ana tjetër kur je thjeshtë duke dalë me dike, të shkosh në kinema nuk konsiderohet si diçka shumë romantike duke parë që është një veprim që e bëjmë shpesh, por nëse je i martuar dhe ke fëmijë dhe merr një babysitter për të dalë me partnerin, atëherë ska gjë më romantike se sa një natë në kinema. Siç e shihni pra kur je i martuar dhe e dala më normale ose një darkë rutinë kthehet dhe fluturon në listën e gjërave romantike. Në listën e gjërave romantike ndërkohë qëndron pa lëvizur kurrë,  dhënia e çokollatave, një gjest romantik në vite, kjo ndoshta sepse çokollata bën punë në të njëjtën pjesë të trurit si kokaina dhe heroina.

Kur vjen puna te të qënurit romantik, njerezi kanë stile të ndryshme. Nëse personi mbas të cilit je duke nxjerrë jargë të duket i duhuri/a mundohu të kuptosh çfarë është romantike për ata. Nëse veprimet madhore tërheqin syrin tënd romantik, partneri yt nga ana atjetër mund të preferojë gjeste me modeste. Vetëm sepse stili ynë i romancës është ndryshe nga i tjetrit nuk do të thotë që nuk mund të jemi romantikë me njëri tjetrin dhe në sytë e njeri tjetrit. Me kalimin e kohës është mirë që të bëjmë një listë imagjinare të gjërave që e bëjnë partnerin të thotë “ woow” në mënyrë që të jemi gjithmonë të përgatitur kur do të na duhet pak romancë.

Është e vështirë të krijosh një lidhje me një partner kur të dyja palët janë të tronditura dhe mërzitura sepse romanca gjatë kohëve të vështira kërkon një tjetër qasje. Të jesh romantik në kohë të vështira do të thotë të bëhesh një shkëmb për partnerin që ka nevojë ose të jesh i qetë për të përballuar situata të ndryshme dhe stresuese. Nëse partneri yt ka një projekt të rëndësishëm ose dicka shumë problematike, mund të planifikosh përpara një surpizë apo dicka që mund ta bëjë të ndihet më mirë edhe pse “ të suportosh tjetrin nuk është gjithmonë sinonim i të bërit dicka”.

Në marrëdhëniet afatgjata , të gjitha gjestet romantike nuk kanë kuptim nëse nuk je i besueshëm ose nuk bën pjesën tënde të punës. Të dërgosh një lule apo një kartolinë nuk do të përmirësojë situatën nëse nuk kë bërë gjërat të cilat duhet të bëje.  Në mënyrë që romanca të funskionojë në lidhjet e gjata, duhet që të dyja palët të kryejnë gjëra të premtuara në mënyrë që gjesti romantik të ketë një mundësi vlerësimi.

Nga ana tjetër kur dëgjon njerëz në marrëdhënie afatgjata  që thonë që shkëndija ka humbur ka mundësi që të dyja palët të jenë impenjuar aq shumë në të qënurit të përgjegjshëm që kanë harruar që një marrëdhënie për të qënë hot ka nevojë dhe për gjëra të tjera.

Mendo për momentet eksituese dhe romantike që ke pasur në muajt e parë gjatë kohës që flinit bashkë. Ndoshat ke qënë më lozonjar/e apo guximtar/e. Ndoshta ishe kaq i/e eksituar që ja ke hequr rrobat partnerit me dhunë duke e bërë dhe atë të ndihet tërheqës/e dhe eksitues/e. Ndërsa tani prisni sa të keni parë programin tuaj të preferuar, larë dhëmbët dhe të keni parë telefonin për herë të fundit. Si mund të bëni njëri- tjetrin të ndihet i eksituar kur është çdo gjë kaq e parashikueshme ? Duhet të ketë një lloj balance në jetën e cifteve afatgjatë, nga një anë duhet të jemi të përgjeshëm dhe seriozë por nga ana tjetër eksitues dhe erotik duke e lëshur veten në momentet më të papritura .

Neurobiologët kanë zbuluar që truri ynë përdor dy hemisfera të ndryshme për të proçesuar ngjarjet në lidhje me të dashurit tanë. Kur marrëdhënia është e re  nga gjashtë muaj deri në një vit, atëhere ne proçesojmë ngjarjet në pjesën aktive dhe të çmendur të trurit tonë. Gjykimi ynë shkon për lesh dhe ndonjeherë dhe një gjest i mërzitshmë na duket shumë i dashur. Ne çmendemi dhe obsesionohemi mbas tyre dhe duam të bëjmë pafund seks të çmendur me ta. Më pas mbas 9 muajsh apo një viti ne fillojmë ta procesojmë marrëdhënien si një marrëdhënie afatgjatë dhe në trurin tonë. Jeta fillon të na marrë me vete dhe gjërat e tjera bëhen më të rëndësishme se sa kënaqësia që i japim partnerit. Për të mbrojtur jetën seksuale dhe për mos ta humbur në atë pjesë të trurit ku ndodhen fëmijët dhe taksat që duhen paguar, duhet që jetës t’i japim sa më shumë risi. Risia është mënyra se si lobohet në mënyrë që jeta seksuale të jetë në pjesën eksituese të trurit tënd. Pra, nëse je duke menduar që është më mirë të marrësh atë jastikun me të cilin sheh televizor, se t’i bësh një surprizë partnerin tënd, mos harro që është e rëndësishmë që të dyja palët e një çifti të gjejnë veprimtari të cilat i  kënaqin të dy. Duhet patjetër që të fillojmë të dalim apo të zbulojmë vende te reja,  përndryshe marrëdhënia do detyrohet të gjeje vend në atë pjesë të trurit që e ke të rezervuar për gjyshin dhe gjyshen.

Shumë njerëz fantazojnë për dikë tjetër gjatë kohës që bëjnë seks apo masturbohen. Kjo është mëse normale sidomos nëse sjell pak fishekzjarrë dhe eksitim në marrëdhënien tënde.  Megjithatë ka përjashtime . Le të themi që  prej 15 vite  ke një partner të  besueshëm dhe punëtor i  cili është më i miri në botë. Ai është një baba shumë i mirë dhe ti e dashuron shumë, por romanca në jetën tuaj ka vdekur, dhe le të themi që ti ke vënë re punëtorin dhe trupin e tij dhe që lagesh sa herë e sheh. Por si ta kthejmë këtë lloj eksitimi dhe për burrin, bashkëshortin apo partnerit ?

Është shumë e mundur që romanca apo romanticiteti i partnerit tënd  të qëndrojnë në punën e palodhur dhe kontributin që jep për familjen. Angazhohu dhe ti duke i thënë të paktën një herë në dy javë se sa shumë e vlerëson punën që ai bën, bëjë këtë deri në fund të jetës, më pas mendo për gjërat që bënit para 15 vitesh dhe që ju jepnin kënaqësi të pamasë- pa fëmijët.

Ndoshta është raftin, picnic, shopping ose ndonjë udhëtim në ndonjë vend të ri ose dhe puna e përbashkët në kuzhinë apo oborr. Nëse ke mundësi gjej gjëra që ju të dy t’i bëni përsëri bashkë. Ki parasysh që të gjitha këto janë metoda klasike dhe tradicionale të cilat nuk japin rezultatet maksimale në botën e rizgjimit apo risisë seksuale. Dikush që është më pak tradicional mund dhe të bëjë një treshe me burrin dhe me atë punëtorin sexy, por nëse marrëdhënia midis çiftit bazë është e mirë atëherë dhe treshja do të jetë fantastike.

Zhaklin Lekatari

1 koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.