tabu.al

Puthja në buzë ka shije të mirë Ep.1

Rrjeshtat që vijojnë i dedikohen puthjes, i dedikohen puthjes mbi buzë por dhe puthjes në gjenitale edhe sepse ndonjëherë njëra të çon te tjetra. Ndonjëherë një puthje është fillimi i seksit. Herë të tjera puthja është pjata kryesore dhe ëmbëlsira. Ndonjëherë është vështirë të gjesh diçka  më të mirë për të bërë kur je me partnerin.  Puthja mund të jetë e çuditshme, sidomos në fillim . Puthja është një nga ato gjërat që nuk kushton asnjë lek por që e mban mend përgjithmonë.

Nëse flasim nga ana biologjike, puthja është ai veprim që të njom mbathjet. Është e çuditshme si shumica e djemve ose burrave e kanë mëndjen vetëm te përmasat e organit seksual ndërkohë që nuk merakosen fare nëse dinë të puthin . Sipas mendimit tim, puthja thotë shumë rreth dikujt dhe mund të sjellë  dhe një krisje në marrëdhënie.

Të puthësh partnerin në buzë është një  deklaratë emocionale shumë më e madhe se sa të puthësh partnerin në pjesët intime, edhe pse e dyta ndonjëherë të bën të ndihesh më mirë.  Edhe kur një marrëdhënie fillon e ftohet, zakonisht çiftet fillojnë të puthen më pak dhe më pas fillojnë pakësojne dhe aktivitetin seksual.  Ka disa arsye se pse puthja është më intime se sa marrëdhënia seksuale. Që në lindje pjesa më e madhe  prej nesh është mësuar me puthje nga mami, babi, gjyshi, gjyshja të afërmit dhe gjithë ata që nuk ke evituar me shpejtësi dhe të kanë shtrydhur e puthur dhe pa dëshirë. Të jesh i puthur në buzë, faqë apo në ballë simbolizon një dashuri të thellë të cilën fatmirësisht e përjetojmë që në lindje. Një tjetër arsye se pse puthja është e fuqishme është fakti që buzët dhe lëkura – korrispondentët e shqisës së prekjes- janë shumë sensitivë dhe dihet që në fytyrë kemi shumë sensorë prandaj ekzistojnë dhe shprehjet “ mu hiq nga ftyra”  ose “ s’dua të ta shoh ftyrën” të cilat tregojnë parehati shoqërore.  Për të mos përmëndur që buzët janë utilitare dhe komerciale, ka miliarda lloje buzëkuqash, lapsash e shkëlqyesash dhe aksesorë të tjerë për buzët të cilat mund të blihen kudo.

Puthja ndonjëherë është parapërgatitje për gjëra të tjera, por ka shumë raste kur puthja është gjithcka ndodh apo gjiçka merr, si kur je adoloshent dhe kalon orë duke u puthur  ose kur je më i vjetër dhe do të ndihesh prapë i ri. Nuk duhet menduar që ato orët e gjata duke u puthur janë gjëra adoleshëntësh. Disa njerëz mendoj që marrin më shumë kënaqësi nga puthja se sa nga vetë akti seksual.

Ekzistojnë disa lloje puthjesh, ajo vetëm me buzë, puthja alla franceze, puthja gjuhë – gjuhë dhe puthja vetëm me majën e gjuhës. Disa këshilla universale për këto lloje puthjesh janë padyshim fakti që duhet të gëlltisim pështymën, të mos dëmtojmë bajamet e askujt, të mos mendojmë që gjuha jonë është balerinë ruse, dhe herë pas herë të bëjmë ndonjë pushim duke u spostuar në zonën e qafës e cila është shumë erogjene dhe stimuluese. Poor  pyetja kryesore është çfarë bën me duart ndërkohë që puthesh, sepse ato janë si një thikë me dy preha ose sukses ose dështim. Ja disa gjëra që duhen të mërren parasysh :

  1. Flokët : Ndërkohë që ke pak kohë që je duke u puthur partneri yt mund të  provojë kënaqësi nëse i kalon duart në flokë gjatë kohës që ende putheni. Por nëse partneri yt është një vajzë që sapo ka bërë flokët extension apo sapo i ka rregulluar  kaçurrelat më shumë mundësi do t’a largojë dorën. Duhet ta respektosh këtë. Këshilla është që të kalosh duart në flokë njëherë dhe të kuptosh reagimin që do të kesh, edhe  sepse disa do të duan që ta ja u përkedhëlësh flokët, ndërsa disa të tjerë që të ja u kapësh me forcë.
  2. Gjoksi : Vetëm se një grua ka futur gjuhën aq thellë sa mund të të prekë dhe thithkat kjo nuk do të thotë që ke fituar të drejtën të prekësh gjoksin e saj. Në fakt një djalë nuk duhet asnjëherë të mendojë që ka të drejtë të prekë çfarë të dojë meqë po puthet me dikë. Feministet apo disa gra thonë që nëse një grua do dorën tënde mbi gjoksin e  saj ajo do ta marrë dhe do e vendosë aty, ama nga ana tjetër jo të gjitha vajzat dhe gratë ndihen rehat duke e bërë këtë gjë, ose jo të gjitha kuptojnë që nëse duan diçka duhet ta thonë. Thënë kjo, nëse gjoksi i një gruaje është duke të thërritur poshtë bluzës por ajo nuk ka kurajo të vendosë dorën tënde aty, atëherë provo fërkoje anash disa herë lartë e poshtë. Mos bëj lëvizje të gabuara deri sa të kesh një senjal të qartë, të paktën nuk prish momentin.
  3. Shpina dhe fundshpina : është shumë qejf kur partneri yt gjatë kohës që putheni të kalon dorën lartë e poshtë në kurriz. E njëjta gjë vlen dhe për fundshpinën, gjithsesi kjo pjesë i përket çifteve që kanë kohë që puthen.

Kaq për sot, ndërkohë në postin e ardhshëm vazhdon mësimi mbi puthjet por këtë herë do flasim për higjienën, puthjet          me buzëkuq, me aparat dhëmbësh, me camçakiz, puthjet e të huajve etj etj deri atëherë( mwah)  puthje për të gjithë            Mos kini turp të më shkruani, prandaj dhe ekziston kjo hapësirë që të njohim më shumë veten.

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.