filmat porno

Nga filmat porno mund të mësojmë, lexo me kujdes

Çfarë mund të mësojmë nga filmat porno. E kam thënë shpesh dhe jam e sigurt që shumë janë në dijeni që seksi në jetën reale nuk ka fare të bëjë me seksin në filmat porno. Megjithatë edhe në këtë sektor kemi diçka për të mësuar dhe për të vështruar me kujdes.

Kënaqësia

Natyrisht protagonistët e filmave porno janë AKTORË, kështu që një pjesë e mirë e tyre e simulojnë kenaqësinë, megjithatë mesazhi është po ai: “ Seksi sjell kënaqësi ”- ky është mindset-i që duhet të kemi kundrejt këtyre filmave. Sa e sa vajza dhe gra nuk arrijnë dot orgazmën për shkak të mendimeve dhe paragjykimeve të ngulitura thellë në kokën e tyre që buçasin që “seksi është i pisët” dhe që qëllimi i tij është riprodhimi. Kështu që, ndonëse e çuditshme, porno mund të ju ndihmojë ta kaloni këtë paragjykim.

Variacion

Filmat porno janë si një enciklopedi: qindra pozicione, vende dhe lëvizje seksuale të cilat të lejojnë të pasurosh jetën tënde seksuale në mënyrë që mos të jetë monotone. Prandaj kupto që filmat porno mund të të inspirojnë për pozita dhe mundësi të reja eksperimentimi.

Mos ki turp

Gjatë seksit duhet të jesh i relaksuar – me mendjen si bashkësi boshe- për të ndjerë kënaqësi maksimale. Mos mendo për fytyrat që bën, për rrudhat, për strijat, për lëkurën e varur apo celulitin, çliro mëndjen dhe shijo atë që je duke bërë. Pavarësisht moshës, vendit apo pozicionit, aktorët e filmave porno nuk kanë turp dhe bëjnë seks para kamerave pa menduar për dukjen e tyre. Kështu që, mësoni dhe praktikoni. Komentoni këtu poshtë, nëse frymëzoheni nga filmat porno.

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.