Kohët e fundit në kutinë e mesazheve të Tabu Blog, më kanë ardhur pyetje të shumta nga prindërit, të shqetësuar dhe të etur për të ditur së në cilën moshë duhet t’i mësojmë fëmijëve për edukimin seksual. Shumë prej tyre nuk dinë as nga të ia nisin.
Edukimi seksual nuk është diçka për të cilën prindërit flasin dhe planifikojnë që në muajt e parë të jetës së fëmijëve të tyre. Kryesisht edukimi seksual fillon për një arsye të veçantë. Ndonjëherë sepse prindërit dëgjojnë ngjarje të frikshme në lajme, herë të tjera sepse kanë zbuluar që fëmija i tyre bën ” lojën e doktorit” me një tjetër fëmijë, disa prindër sepse shohin që trupi i fëmijëve të tyre po ndryshon, të tjerë sepse fëmijët janë treguar kuriozë dhe kanë filluar me pyetjet e para.
Natyrisht që prindërimi nuk shoqërohet me një manual që na tregon se si duhet të sillemi më fëmijët, apo se cilat janë gabimet që nuk duhet të bëjmë. Mënyra se si përjetojmë seksualitetin personal, por dhe shoqëror, është rezultat si jetës tonë, traditës, kulturës dhe modeleve që kemi pasur në fëmijëri. Mënyra se si ne e përjetojmë edukimin seksual mund të bëhet problem të fëmijët, sidomos nëse jemi rritur në shoqëri puritane ku biseda seksuale mes gjeneratave nuk ka qenë e përhapur. Këto sjellje të trashëguara, fatkeqësisht ndikojnë dhe të prindërit e rinj që shpesh herë nuk dinë nga të ia nisin me edukimin e fëmijëve të tyre.
Ajo çka duhet të dimë është që informacioni mbi edukimin seksual duhet të fillojë në moshë të vogël dhe të jetë në përpjestim të drejtë me zhvillimin konjitiv të fëmijëvë. Të gjitha informacionet që kanë të bëjnë me edukimin e tyre seksual shëndëtësor, jo vetëm që duhet të vinë nga persona të besueshëm, por duhet të kenë si qëllim mirëqënien dhe sigurinë e fëmijëve. Merrni shënim.
Edukimi te bebet dhe fëmijët e vegjël deri në 2 vjeç
Që në vitin e parë të jetës prindërit mund të:
– Emërojnë organet gjenitale.
– T’i lejojnë të prekin gjenitalet gjatë banjës apo ndryshimit të pelenave.
– Të tregojnë ndryshimet në trup.
– Të tregojnë funksionet e ndryshme që kanë organet e njeriut.
– Të mësojnë rregullate familjes rreth lakuriqësisë ( është ok në dhomën tënde, por jo në dyqane ).
Edukimi nga mosha 2 deri në moshën 5 vjeç
Në këtë moshë prindërit duhet të:
– Të emërosh organet gjenitale dhe funksionet që kanë.
– Të tregosh ndryshimet në organet gjenitale ( disa kanë vulva, disa kanë penis).
– Të flisni për rregullat familjare për masturbimin dhe prekjen e organeve gjenitale.
– Të tregojnë që trupi ndryshon me rritjen.
– Të tregojnë për shumëllojshmërinë e familjeve dhe ndryshimet që ato kanë.
– Të flasin për miqësinë: si të jesh një mik i mirë, pse nuk duhet të ngacmojmë miqtë, çfarë na pëlqen te miqtë tanë.
– Të flasin për ndjenjat dhe ç’ka na shkaktojnë ato: kur ndihemi të frikësuar, të mërzitur, apo kur kemi dhimbje fizike.
– Të flasin për sferën publike dhe private dhe të mësojmë diferencat midis tyre:
a) Pjesët private të turpit vulva, penisi, thithkat, goja,
b) Një vend privat mund të jetë dhoma e gjumit
c) Koha private mund të jetë ajo që kalojmë në dhomë me veten
– Respektoni privatësinë e fëmijëve tuaj: lejoni të mbyllin derën e tualetit dhe trokisni para së të shkoni në dhomën e tyre.
– Zhvilloni bisedën rreth trupit ( nga vinë fëmijët) dhe tregoni që janë biseda që bëhen me prindërit.
– Mësojini fëmijëve që ata janë përgjegjës për trupin e tyre.
– Shpjegoni që ata duhet të marrin leje kur prekin dikë tjetër ( miratimin) dhe që nuk është në rregull të puthim, prekim dhe përqafojmë të tjerët, kur ata nuk duan.
– Shpjegoni që në jetë nuk duhet të kemi sekrete mbi trupin tone, që sekretet kanë të bëjnë me surprizat dhe dhuratat.
– Bëni të kuptojnë që kanë mundësi të shprehin çdo gjë që nuk i bën të ndihen mirë.
– Filloni e flisni për riprodhimin duke marrë shembuj rreth jush, si pemët, kafshë, njerëzit.
– Përgjigjuni pyetjeve kryesore” “ nga vinë fëmijët” dhe “ si bëhën fëmijët”.
– Shpjegoni që mund të shohin foto dhe trupa të zhveshur në reklama, revista, gazeta, tv, tregoni si duhet të reagojnë dhe të sillen në këto raste.
Edukimi nga mosha 6 deri në 8 vjeç
Në këtë moshë prindërit duhet të:
– Të përdorin emërtimet e sakta rreth organeve gjenitale.
– Të flasin për organet e brendshme gjenitale ( mitra, gypat e fallopit, uretra, fshikëza).
– Të diskutoni për ndryshimet që përfshijnë trupin e njeriut, i cili ka formë dhe ngjyrë të ndryshme. Të gjithë jemi të ndryshëm dhe kjo është në rregull.
– Të flisni se si ndihen fëmijët tuaj për faktin që po rriten dhe trupi i tyre po ndryshon.
– Flisni për pubertetin dhe për faktin që trupi do të pësojë ndryshime.
– Flisni për gjërat e përbashkëta dhe ndryshimet në trupin e një gruaje apo një burri.
– Mësojini që kemi pjesë të trupit të cilat na bëjnë të ndihemi mirë nëse preken.
– Flisni për rregullat familjarr reth masturbimit.
– Inkurajoini ata që të kujdesen për pjesët e tyre intime, për dhëmbët, flokët, lëkurën, për higjienën e përgjithshme.
– Mësojini atyre rreth miratimit
– Flisni për faktin që gjatë pubertetit nuk do të ketë vetëm ndryshime fizike por dhe psiko-emocionale.
– Flisni për ndjenjat pozitive apo negative, për si ndihen kur i shprehin, për si mund ta kuptojmë si ndihen të tjerët dhe si duhet të sillemi kur të tjerët ndihen mirë apo keq.
– Flisni për miqësinë, si ndryshon ajo kur rritemi, se çfarë është një mik i mirë, si të bëhmi miq të mirë, sa bukur është kur një mik është i ndryshëm nga ne, për mënyrat e pahijshme sesi njerëzit sillen më njëri-tjetrin, për mënyrën sesi të identifikojmë bullizmin dhe si të sillemi nëse na bullizojnë, si të rekuperojmë një miqësi.
– Flisni për llojet e ndryshme të familjeve si ato që kanë gjininë e njëjtë, si ato që janë të martuar apo ata që nuk janë dhe për marrëdhëniet e ndryshme që njeriu mund të eksperimentojë gjatë jetës së tij.
– Shpjegoni si bëhen fëmijët.
– Tregoni që të rriturit bëjnë seks dhe që kjo është një pjesë shumë normale dhe shëndetshme dhe natyrale e jetës:
a) Shpjegoni që adultët puthen, përqafohen, preken dhe angazhohen në sjelljë të ndryshme seksuale sepse kjo i bën të ndihen mirë dhe është një mënyrë për të treguar që kujdesen për njëri-tjetrin.
b) Që seksi është një aktivitet për adultët dhe jo për fëmijët.
c) Që adultët mund të zgjedhin nësë të kenë apo jo fëmijë.
– Shpjegoni që sjelljet seksuale janë private: si akti seksual apo masturbimi.
– Shpjegoni që njerëzit herë pas here shohin foto të personave të tjerë të zhveshur apo duke bërë seks dhe që ky nuk është aktivitet për fëmijë, por për të rriturit.
– Shpjegoni që disa të rritur dashurohen me persona të seksit të kundërt apo të njëjtë.
– Flisni për dashurinë dhe për mënyrat e ndryshme se si e shprehim atë.
– Tregoni që takimet e dashurisë fillojnë në moshën e adoleshencës dhe kjo tregon për dy njerëz që kanë interes romantik për njëri-tjetrin
Edukimi nga mosha 9 deri në 12 vjeç
Në këtë moshë prindërit duhet të:
– Vazhdoni të flisni për temat që mbulojnë moshën 5-8 vjeç, por në mënyrë më të detajuar
– Flisni për ndryshimet fizike, sociale dhe emocionale te djemtë dhe vajzat gjatë pubertetit
– Përgatit fëmijën tënd për menarkën, ejakulimin e parë dhe ëndrrat erotike.
– Tregoni që ejakulimi dhe menarka janë sinjale të pjellorisë dhe aftësisë për riprodhim.
– Flisni me më shumë detaje rreth aktit seksual dhe sjelljeve të tjera seksuale.
– Jepini informacionet bazike rreth sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, për prezervativin dhe rëndësinë e përdorimit të tij.
– Jepini informacionet bazë rreth seksit të sigurt dhe shmangies së shtatzanisë.
– Nda me fëmijët e tu vlerat e tua për dashurinë, kontraceptivët, familjen, kur është në rregull të jesh aktiv seksualisht.
– Tregoji që kur fillon puberteti ata do ndiejnë një zhvillim seksual dhe do të fillojnë te kenë pëlqime për dikë tjetër .
– Tregoni që endrrat seksuale me seksin e njëjtë jo gjithmonë tregojnë për orientimin seksual dhe janë mëse normale.
– Flisni për pornografinë dhe për faktin që nuk është mënyra e duhur për të mësuar për seksin.
– Flisni për sigurinë online dhe për mënyrën e përdorimit të teknologjisë.
– Flisni për mënyrën se si është dhe zhvillohet një marrëdhënie e suksesshme dhe shëndetshme.
Mos harroni që disa fëmijë janë kuriozë për seksin, disa të tjerë nuk janë. Të dyja këto janë sjellje normale. Me fillimin e pubertetit ata dalëngadalë do fillojnë të mendojnë për seksin dhe për sjelljet që duan të provojnë. Duke nisur bisedën për seksin me fëmijët e tu, do t’i bësh atyre të kuptojnë që në familje është mëse normale të besh pyetje dhe që ata e kanë dikë të besueshëm për të marrë informacionet për të cilat kanë nevojë.
Edukimi nga mosha 13 deri në 16 vjeç
Në këtë moshë prindërit duhet të:
Në këtë moshë fëmijët tuaj janë në fazën e pubertetit dhe sigurisht që kanë interes të dinë për ndryshimet që pëson trupi i tyre, për menstruacionet, ëndrrat ejakuluese, ereksionin, masturbimin, shtatzaninë dhe seksin e sigurt. Ata edhe mund të jenë gjithashtu duke pyetur veten nëse shvillimi që po kalojnë është normal. Ata do të duan të dinë për diferencën midis dashurisë, tërheqjes fizike, dashurisë me të njëjtën gjini e kështu me rradhë.
Disa të rinj do të jenë kurioz duke pasur dëshirë të eksperimentojnë, ndërsa disa të tjerë do të kenë miq të tillë. Sigurisht që do të duan të dinë si të flasësh me një partner dhe si duhet të sillemi me të. Ata do të duan më shumë informacion rreth planifikimit familjar, kontraceptivëve, shëndetin seksual dhe aksesit në këto të dhëna.
Ata do të duan të dinë për llojet e ndryshme të marrëdhënies dhe për homofobinë, ndoshta do të duan të dinë si të menaxhojnë ndjenjat e mëdha dhe presionin për të bërë seks.
Sigurisht që do kenë dhe interesa të tjerë, si kulturat e ndryshme, idete religjioze, pornografia, mediet, efektin e drorgave dhe alkolit.
Për këtë arsye ka shumë benefite kur biseda me fëmijët fillon në moshë të vogël, sepse ju i keni dhënë atyre informacionin dhe pushtetin për të bërë zgjedhje të shëndetshmë dhe të kujdesshme. Gjithashtu ju do të keni një marrëdhënie me fëmijët tuaj dhe do të jeni mentori dhe personi i besueshëm i tyre më të cilin mund të flasin çdo gjë. Informacioni që i jepni fëmijëve tuaj është shumë i rëndësishëm, por dhe më i rëndësishëm është komunikimi që duhet dhe që do të arrini të keni me ta. Në fund të ditës ajo që ka më shumë rëndësi është marrëdhënia që keni arritur të ndërtoni me ta. Mos harroni nuk është kurrë vonë të filloni të komunikoni.
Jep koment