Nëse del me mikeshat apo koleget nuk je e detyruar të përgatisësh darkën më përpara. Ende nuk ka pasur raste të fëmijëve apo burrit të vdekur nga darka e papërgatitur.
Nëse në fund të ditës ndihesh në faj për dhjetë arsye, tetë nuk janë për fajin tënd.
Mos u shprehni duke thënë që burri ju ndihmon në shtëpi, vetëm nëse ai jeton diku tjetër dhe herë pas herë vjen lan pjatat te ty.
Nëse dikush të thotë që je e bukur do të thotë që ai të sheh si të bukur. Nuk është që personi vlen më shumë sepse ka kaluar ndonjë test të rëndësishëm për të qënë pjesë e botës së gruas.
Të mbrosh idetë e tua sidomos para burrave, nuk të bën histerike, arrogante, të çmendur apo me menstruacione. Të bën një grua të sigurt për veten.
Mund të sakrifikoheni sat ë doni për familjen tuaj por mos harroni që po ë bëni për veten, jo për ata sepse do të vijë një ditë që fëmijët do t’ia u thonë që është faji juaj që e keni ndërtuar jetën në këtë mënyrë.
Nuk ekziston ende shënjtërimi për burrat që kujdesen për fëmijët dhe shtëpinë, prandaj nëse duam të bëjmë diçka të mirë për gratë në botë është të mos mbushim me komplimente të parin që e ben, sikur shndërroi ujin në verë.
Sa herë thoni që nuk keni kohë për veten mendoni që gjeni kohë për hidraulikun, veterinerin për Tak Fak dhe çdo nevojë tjetër shtëpiake. Nuk na mungon koha por bindja që projektet tona janë gjithashtu të nevojshme.
Nëse të godet një herë, do të të godasë përsëri. E vetmja gjë që do të ndryshojë në të ardhme është që në vend që të të kërkojë ai falje do e kërkosh ti. Një goditje mjafton dhe tepron. Ku ka dhunë nuk ka mundësi të reja zhvillimi.
Bëhuni rebele, të çmendura, kreative dhe shijoni pushtetin tuaj. Jini të vetëdijshme që çmenduria juaj është forca juaj, është arti juaj.
Jep koment