Me mire çiift apo tek

Më mirë vetëm apo në çift ?

Kur je beqar mbasi ke qënë çift shumë vite, pyet veten se cila nga dy gjendjet është më e mira ? Sigurisht që çdo gjendje ka të mirat dhe të këqijat e veta.  Padyshim që të jesh çift ka përparësitë e veta, si psh pushimet bashkë dhe ditët e festës. Kaq më vjen në mendje.

Ndërkohë që të jesh beqar ka shumë më shumë përparësi. Nuk dua të iu nxis të bëni tatuazh” të jesh single është më mire”, por kur je beqar ndodhin shumë gjëra të bukura. Si për shembull:

  1. Nuk duhet të falenderosh një burrë për një dhuratë.
  2. Nuk duhet të falenderosh vjehrrën tënde që të ka blerë një triko me xixa.
  3. Nuk duhet të zgjohesh në mëngjes më idenë që do ikësh për drekë nga prindërit e tij.
  4. Nuk duhet ta dëgjosh me zor duke treguar interes ndaj punës së tij.
  5. Nuk duhet të bësh një tutorial për paaftësinë që kanë rrobat që të ikin vetë  te koshi i larjes
  6. Nuk duhet të dëgjosh fjali si : Je e çmendur/ je gjithmonë me nerva/ qetësohu/ ule zërin/ mos u bëj me fiksime/më çave *arin/je me ato do të zihesh.
  7. Nuk do të duhet të kalosh orë të jetës tënde duke nderë brekët e tij.
  8. Nuk duhet të aktrosh që je eksituar dhe mezi prêt të bashkoheni duke u bërë një.
  9. Nuk do ndihesh në faj nëse dëshiron dikë tjetër.
  10. Nuk duhet të rrezikosh një atak kardiak nga zenkat e pafundme në whatsapp
  11. Nuk do ndihesh kurrë mediokër apo e zhvlerësuar kur shikon 3567 vajzat në Instagram të cilat ai ndjek.
  12. Mund të veshësh pizhama të shëmtuara
  13. Mund të hash biskotat me oriz të Rossmanit duke i shijuar dhe duke menduar qe janë vakt i plotë
  14. Mund të bësh pordha pa humbur feminilitetin tënd.

Mbi të gjitha të jesh beqar do të thotë të trajtosh veten mirë, t’i dedikohesh vetes. Do të thotë të eksplorosh veten, të bëhesh pronar i vetes, të realizohesh sa më shumë që të mundesh, të investigosh limitet e vetes, të zgjidhësh problemet ose ta pranosh atë dreq vete. Duhet pasur parasysh që ndoshta veten nuk e rregullojmë dhe shërojmë dot kurrë deri në fund dhe pikërisht në këtë dinamikë, konsumohemi në atë ekuilibrin e vështirë, dashuri-urrejtje, me atë ekuilibrin e vështirë me egon tonë. Pastaj vjen momenti i misionit të madh, të vështirë, të mrekullueshëm, të mësojmë të duhemi ose te paktën ta provojmë. Sepse nevoja te ne beqarët, kthehet në virtyt, sepse ne nuk e bazojmë dashurinë për veten te një penis i panjohur. Sepse jemi të vetmet që kujdesemi për veten. Sepse duhet të mësojmë ta bëjmë mirë.

Mirë sikurse një burrë nuk do të na mësojë kurrë ta bëjmë. Mirë si dashuria për veten që nuk duhet të sosë kurrë.

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.