Fiksim apo fetish rreth këmbëve (nga kyçi e poshtë)

Shpërndaje

Përshëndetje, një pyetje kisha. Çfare mendoni për njerëzit që kanë foot fetish? A mendoni se është e çuditshme apo normale ?

( Teksti është redaktur nga ana gjuhësore).

Përgjigjja që përsëris më shpesh në Tabu.al apo Tabu Blog është që nuk ka një “menu” të njëjtë kur bëhet fjalë për seks. Sidomos nëse flasim për shije më pak të përhapura apo për fetishizma të ndryshëm. Duke thënë këtë, nuk besoj që ky është një rrëfim që duhet bërë që në takimin e parë ose në fillim të njohjes. 

Të njohësh dhe t’u kushtosh kohë personave dhe personave të rinj është shumë lodhëse. Sidomos nëse je në takimet e para, kur krijohen ca situata të çuditshme nga sikleti apo turpi që kanë palët. Ndoshta të dy e pyesin veten si do përfundojë mbremja dhe a do ketë seks më vonë? Prandaj rrëfime të tilla ( mbi shije të veçanta seksuale), do krijonin edhe më shumë siklet. Sidomos nëse dikush nuk është gati të rrëfejë apo dikush tjetër të dëgjojë dhe kuptojë.

Nëse me shoqen, të dashurën apo të fejuarën je duke biseduar rreth kësaj tematike, pra seksuale, atëherë mund të përfitosh nga rasti dhe të rrëfehesh. Por, nëse jeni për darkë, mos thuaj: “ Pra … , marrim një filetë pule dhe këtë orizin me tartuf, hmm… unë kam fiksim këmbët.” Është shumë e rëndësishme që ta keni mëndjen aty dhe të dëgjoni bashkëbiseduesin. Gjithmonë. Në çdo situatë. Ose të paktën të mundoheni.

Mesazhi më i rëndësishëm që dua të jap, është që nuk duhet të stresoheni për këtë shije apo fetish tjetër që mund të keni keni. Pak rëndësi ka nëse të pëlqejnë dhjami, gjinjtë e mëdhenj, këmbët apo rolet e ndryshme. Duhet të ndihesh krenar që ke aq raport të mirë me veten, sa ke arritur të gjesh dhe të pranosh imputet e duhura që të çojnë drejt kënaqësisë. Pastaj, kush nuk ka qejf t’ia përkëdhelin këmbët ? Unë nuk do ta kisha problem të dilja më dikë që ka fetish shputat e këmbëve dhe jam e sigurt që shumë vajza dhe gra të tjera e mendojnë si unë.

Pra, me pak fjalë nuk ka asgjë të keqe me pëlqimin ndaj këmbëve . Nëse kjo është ajo që të pëlqen dhe të bën të ndihesh mire, mundohu të gjesh dikë që ka shijet e tua. Pa dyshim që do shkëmbesh më shumë energji me dikë që të kupton. Ndërkohë relaksohu duke menduar që personi i duhur me këmbët e duhura do jetë shumë shpejt pjesë e jetës sate.

.

13 KOMENTET

  1. Pershendetje jam 16 vjeqar dhe 2 muajt e fundit me eshte ulur pak ereksioni si dhe ne mengjes nuk kam ereksion a eshte per shkak te adoleshences apo diqka tjeter

    Ja vlen te theksoj qe kam perdorur hapa Antidepresiv perdor Nikotine mastruboj teper

    kaq kisha flm

        • Pershendetje,
          Ne baze te eksperiencave tuaja ne cilin moment mendoni se femrat kenaqen me shum per sa i perket foot fetishit kur I puth kur I lepin apo kur I thith gishtat dhe shputat e kembeve? Me lejoni dhe tju pyes nese foot fetishin e listoni si nje nga preferencat tuaja apo nuk i listoni specifikisht? Faleminderit.

  2. Pershendetje,
    Ku ndjen me shum femra kenaqesi duke i puthur,lepire apo duke i thithur gishtat e kembeve dhe te gjith shupten e kembes sipas mendimit tuaj?

  3. Ne baze te eksperiencave tuaja,ne cilin moment femra kenaqet me shum pergjithesisht kur i puth,kur i lepin apo kur i thith gishtat dhe shputat ee kembeve? Dhe me lejoni tju pyes nese ju personalisht e listoni foot fetishin si nje nga preferencat tuaja apo nuk keni nje preferenc specifike?

    • Faleminderit shum per ket postim bravo sepse une jam foot fetish dhe kam frik te them kete gje por esht ndjenje e mir per mue por nuk e di nganjher them me veten se nuk ta kem kete

      • Diamant nuk ka asgje te keqe vlla nqs ke foot fetish apo gjera te tjera mos u kufizo nga mendimet e njerezve siperfaqesor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...