Problemet në një lidhje janë mëse normale. Nuk ka çift në këtë botë, që mund të thotë se jeta e tyre bashkëshortore është vetëm çokollata dhe trëndafila.
Vitet kalojnë, fëmijët rriten, problemet në punë, hallet në shtëpi janë veç se disa nga shkaqet që kanë goxha ndikim në jetën emocionale të një çifti dhe që rrjedhimisht, mund të krijojnë probleme edhe në jetën bashkshorëtore. Dhe sigurisht që çdo problem që një lidhje ka nuk ngurron të shfaqet edhe… në shtrat. Ashtu siç edhe Zhaku ka qejf ta përsërisë shpesh: “Organi më i madh seksual është truri!”.
Mënyrat se si një çift i bën ballë këtyre problemeve janë të shumta, por njëra nga mënyrat, që do të trajtohet edhe në këtë shkrim, është “swingers lifestyle”. Ti që po e lexon këtë shkrim tani, nëse kur i lexove ato dy fjalë rrudhe hundën me përçmim ose neveri, je i lirë të largohesh. Hej, së pari pse ke ardhur tek tabu.al?!
Shumë çifte, me kalimin e kohës, ndjehen të ngopur seksualisht me parternin që kanë. Ai ose ajo që në fillim të lidhjes mjafton t’i prekte dorën dhe ia ngrinte qimet e kokës përpjetë, ndërsa gjakun ia bënte t’i vlonte, tani është shndërruar thjeshtë në një shoqe apo shok me të cilin ndan krevatin. Kështu që lind pyetja: “Pse mos të ftojmë dhe dikë tjetër në shtrat, që dëshira të kthehet si dikur?”.
Alternativat se kë mund të ftoni në shtrat mund të përmblidhen në tre kategori: një djalë, një vajzë, ose një çift tjetër. Dhe ideja e këtij shkrimi është që të japë këshilla se si të mund të zgjidhni personin e duhur nga secila kategori, por edhe si të jeni njeriu i duhur në secilën kategori. Sot do e nisim duke folur për djemtë që kanë zgjedhur të eksperimentojnë, apo të bëhen pjesë në këtë lifestyle.
Rregulli kryesor që çdo burrë duhet ta vërë vath në vesh kur tenton të futet në këtë lifestyle është se nëqoftëse je i pakënaqur me jetën tënde seksuale, apo nuk bën seks aq shpesh sa do të dëshiroje dhe mendon se kështu do gjesh zgjidhjen… E KE GABIM! Më fal, por nëse nuk mund t’ia mbushësh mendjen një vajze të flejë me ty, si mendon se të bindësh dy persona për të bërë seks me ty do te jetë më e thjeshtë?!
Gjithashtu, duhet pasur parasysh se numri i djemve që janë pjesë e këtij stili jetese është shumë herë më i lartë se i vajzave dhe i çifteve, që do të thotë se konkurrenca është shumë e fortë dhe e egër. Për tu përzgjedhur duhet vërtetë të kesh disa tipare dalluese dhe nuk po flas për paraqitjen fizike, apo madhësinë e penisit. Edhe këto nuk janë të parëndësishme, por kryesore janë tiparet dhe virtytet si njeri. Sjellja dhe xhentilesa janë ato që të bëjnë kandidat potencial për t’iu bashkuar një çifti në shtrat.
Çfarë do të thotë sjellje?
Epo fillimisht duhet thënë se vlejnë të gjitha ato që vlejnë edhe kur po del me një vajzë. Duhet të jesh i respektueshëm, të dish të komunikosh, të jesh i durueshëm, etj. Pastaj përveç këtyre karakteristikave të përgjithshme duhen edhe disa të tjera. Së pari, duhet të dish të ruash sekretin. Nëse nuk di të mbash gojën mbyllur, atëhere kjo nuk është për ty. Nëse ti ndoshta nuk e ke problem sikur njerëzit ta marrin vesh, ose mbase je edhe nga ai rasti fare i dëshpëruar, që krenohesh me arritjet në jetën seksuale, për personat e tjerë të përfshirë është komplet e kundërta. Asnjë çift nuk dëshiron që të njohurit e tyre të marrin vesh për jetën e tyre seksuale. Është një çështje komplet intime që duhet të dihet vetëm nga tre njerëz. Ata tre njerëz që kanë bërë seks bashkë!
Një karakteristikë tjetër e nevojshme për të qenë një i tretë i përshtatshëm është të respektosh gjithmonë dëshirat e çiftit në mënyrë primare. Mua personalisht më pëlqen që t’ia kujtoj vazhdimisht vetes se unë jam “i treti”, kështu që dëshirat e çiftit janë parësore dhe gjithmonë duhet marrë miratimi i të dyve për të provuar ndonjë ide. Megjithatë kjo nuk do të thotë se unë jam objekt në dispozicion të kënaqësisë së atyre të dyve. Përkundrazi, qëllimi është që kur loja të ketë mbaruar në dhomë të jenë tre njerëz të lumtur e të kënaqur. Nëse ndodh që ka diçka që nuk të pëlqen, thuaje!
Një gabim që djemtë pa eksperiencë bëjnë shpesh është se pasi bëjnë njëherë seks me një çift, fillojnë edhe sillen sikur janë pjesë e lidhjes. Ky është një gabim që kushton shumë. Nuk mund t’i shkruash gruas sikur ta kishe të dashur, nuk mund t’i kërkosh të takoheni fshehurazi, nuk mund të pretendosh për ndjenja dhe kurrsesi nuk je i barabartë me të dashurin apo burrin e saj. Ti je thjeshtë një shok! Një shok më të cilin ata bëjnë seks, ashtu si me një tjetër ndoshta dalin për drekë. Idealja për mua është që t’i kesh të dy, si djalin ashtu edhe vajzën që formojnë çiftin, njëlloj miq. Mënyra më e mirë për ta arritur këtë është duke pasur parasysh dhe duke i trajtuar gjithmonë si çift. Të paktën mua më ka funksionuar kjo.
Karakteristika e fundit që dua të trajtoj në këtë shkrim, që mendoj se çdo djalë që mendon ta provojë këtë lifestyle duhet ta ketë, është aftësia për të pranuar një “Jo”. Nëse nuk pranon refuzim, apo e përjeton keq atë, atëhere kjo gjë nuk është për ty. Është thelbësore të dish të pranosh një refuzim si një zotëri. Refuzimi mund të vijë kurdo. Mund të sapo keni filluar të njiheni, mund të jeni takuar një apo disa herë, mund edhe të keni bërë seks bashkë, por në momentin që çifti vendos se do t’i japë fund kësaj për çfarëdo arsye qoftë, mos këmbengulni. Madje mos kërkoni as shpjegime. Thjeshtë falenderoni për sa keni kaluar dhe largohuni. Kaq!
Tabu.al është një blog që vlerëson shprehjen e mendimit të lirë, kështu që përçdo sugjerim, jeni të lirë të komentoni më poshtë. Ndoshta ka edhe njerëz të tjerë me eksperiencë në “lifestyle” që duan të shtojnë diçka, apo të japin një këndvështrim tjetër. Jeni të mirëpritur!
mua si nje 37 vjecar i martuar prej 7 vitesh me pelqen me shume candaulismi, dogging ose cuckold edhe pse keto dy te fundit jane shume problem ti provosh per shkak se mungojne vende!
Përshëndetje!
Faleminderit për komentin! Ndoshta në të ardhmen mund të shkruaj edhe për ato praktika. Madje nëse ke dëshirë të më ndihmosh me informacion, je i mirëpritur të më kontaktosh. Ndarja e eksperiencave vlen shumë në këtë lifestyle.
po patjeter me thuaj ca info te nevojitet dhe me kenaqesi!
Pershendetje!
Me kontaktoni ne adresen e email: burreivertet@gmail.com
me shkruaj ne daniel_tirana@hotmail.com spese acounti jot nuk ekziston me thote maili.
Pershendetje. Nese ke deshire te bisedojme me shkruaj ne cam2cam4girls@hotmail.com
Jam i martuar dhe une.
Faleminderit Genti nga Tirana.
candaulismi me duket me emocionues dhe me i arritshem ne vendin ku jetojme!