Normalizimi i bullizmit në shkollat tona.

Kisha menduar të shkruaja më vonë për një temë shumë të përfolur nga disa persona mbi bullizmin nëpër shkolla për personat LGBT, por kam vendosur të flas sot pas një diskutimi me një shokun tim të shkollës 9 vjeçare me të cilin ende i ruaj kontaktet.

Është konsideruar gjthmonë se njeriu nuk e pranon të ndryshmen; por kush është ndryshe për fëmijët që ende nuk i njohin mirë normat e vëna në shoqëri? Sigurisht ne i mësojmë normat nga prindërit, mësuesit dhe shoqëria që na rrethon, megjithatë fëmijët luajnë për një kohë të gjatë bashkë, ata nuk i njohin këto norma, derisa papritur dhe pa dyshuar nga llogjika e tyre prej fëmije ende të pa rritur, këto norma përthithen si mësime edukate dhe zbatohen. Kur normat shoqërore përthithen pa dyshim në trurin e fëmijëve, ata fillojnë të reagojnë ndryshe, fillojnë të shohin çfarë është ndryshe. Kjo gjë është e mirëpritur nga mësuesit, për të cilët unë dua të flas pak më gjatë.

Lgbt apo jo, shumë persona janë bulluar në shkolla. Janë dhunuar fizikisht dhe verbalisht, shpesh herë nga mësues të cilët shpesh dhe me qëllim kanë filluar një bullizëm. Vajza me sjellje më të shkathta prej djali, djemtë me sjellje paksa femërore, vajza të shëndosha, djemë të shëndoshë, vajza dhe djem të dobët (fizikisht) . Të gjithë këta kanë pasur nga një epitet poshtërues, derisa shpesh herë epiteti ishte mënyra e vetme me të cilin thirreshin. Ky epitet shoqërohej dhe me goditje, të shara dhe karikatura që shpërndaheshin shpesh herë dhe në klasa të tjera derisa ky bullizëm bëhej dhe nga nxënës nga klasat e tjera. Shumë prej miqve të mi LGBT dhe jo, e shmangim këtë diskutim që na sjellë disa kujtime jo fortë të këndshme. Disa prej nesh bëjmë dhe kot sikur e kemi harruar dhe e injorojmë sesa kemi vuajtur nga joprofesinalizmi i një stafi shkollor që nuk e arriti kurrë të edukojë dhe arsimojë siç duhej të gjithë. Arsimi nuk ka qenë kurrë për të gjithë. Ka qënë dhe është për ata që kishin plotësuar normat, sepse ata që bulloheshin nuk ishin të përfshirë në mësim. Ishin në hije, nuk u lejoheshe të lexonin sepse e kishin zërin pasksa të më të ulët, ata nuk merreshin nga mësuesja për të ndihmuar për diçka, ata nuk mund të bënin pyetje sepse talleshin nga mësuesja me atë ironin e tyre pëqeshëse duke e vënë më në dukje para klasës, model sesi duhej të trajtohen disa nxënës.

Po prindërit ? Ç’bënin ata? Mendoni se mësuesit thonë të vërtetën në takime me prindër, apo shkruajnë të vërtetën në referencën për nxënësin në dëftesë? Epo ja që jo, madje në eksperiencën time si mësues dua të shtoj se prindërit nuk e dinë aspak se çfarë bëjnë fëmijët e tyre në shkollë sepse nxënësit janë thjesht të pakontrollueshëm meqenëse janë shumë, dhe janë adoleshent. Ama sipas mësuesëve normat shoqërore prej tyre janë mësuar. Herët a vonë nxënësit luftojnë të ndryshmen dhe kaq mjafton për të thënë se çdo gjë shkon në rregull dhe kur nuk shkon. Sigurisht nuk shkon për ata të ndryshmit, që nuk luajnë futboll, nuk dalin nga klasa, mësojnë mesatarisht ose shumë, por ama lënë dhe orë mësimi, sidomos fisikulturën. (Nuk mund të luash me dikë që zihesh gjithë kohën duke u sharë e grushtuar e bombarduar me letra)

Nëse nxënësit e praptë e lënë orë për të bërë qejf, disa nxënës e lënë orën për t’iu shpëtuar të sharave dhe të rrinë për disa orë rehat. Prindërit nuk e dinë se ku janë fëmijët e tyre gjithë kohën, por edhe sikur ta dinin dyshoj se një prind do të shqetësohej nëse fëmija e tyre bullonte dikë më të “vogël” se ai/ajo. Ndërkohë që fëmijët e bulluar e dinë që prindëri nuk do zgjidhin asgjë, për më tepër, nga eksperienca mund të them se pasi prindi ikën, bullizmi shtohet. Kur je pjesë e LGBT nuk mund të thuash as pse të bullojnë (prindi shumë shpesh nuk e di që fëmija e tyre është pjesë e LGBT) për këtë arsye heshtin. Disa prej tyre braktisin shkollën, disa i përjetojnë me stoicizëm vuajtjet e tyre, disa mund të ndërrojnë shkollë, por dhe atje shpesh herë kanë të njëjtin fat.

Paqja fillon vetëm në universitet. Ndërkohë që mësuesit nuk bëjnë asgjë për të ndryshuar një situatë që brenda shkollës ka marrë forma të frikshme. Dhune e vazhdueshme, ku nxënës keqtrajtohen sistematikisht për më tepër ,sot që në botën e teknologjisë bullizmi ka marrë përmasa dhe më poshtëruese. Mësuesitë gjithashtu kanë një detyrë tërësisht arsimore dhe prindër të paangazhuar për të ndjekur ecurinë e fëmijëve të tyre, lënë edukimin e nxënësve shpesh veç në nivelin arsimor, pra institucional. Shkak për mos interesimin e mësuesëve është dhe dëshira që kanë pasur për të qenë mësuese. Një profesion mision që nuk të pasuron aspak por megjithatë unë nuk mendoj se faktori ekonomik është justifikim për të bulluar dikë.

Zhaklin Lekatari

3 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • pershendetje zhaklin! doja nje mendim ne cfare moshe nje djale duhet ta deklaroj homoseksualiteti, a duhet ta deklaroje?! a ka mundesi qe mbasi te kesh kryer mardhenie homoseksuale te kryesh dhe mardhenie hetero?! shume flm

    • Pershendetje,
      Shpresoj ta pranosh pergjigjen time ne vend te Zhaklinit.
      -Homoseksualitetin mund ta deklarosh kur te jete momenti i pershtatshem per ta bere.Nuk ka nje moshe te caktuar se kur duhet dale hapur dhe secili e deklaron kur eshte koha e duhur per te.Duhen marre parasysh shume faktore.Nqs ti mendon se je i afte te perballosh fjalet,mospranimin dhe urrejtjen e njerezve (gjithashtu familjareve e shoqerise) dhe nuk varesh nga ata,atehere mendoj se eshte momenti i duhur.Duhet te dish se nqs e deklaron hapur homoseksualitetin,ndoshta do humbesh shume shoke dhe shoqe e madje edhe familjare.Por me kalimin enkohes ato qe te duan me te vertete do te kuptojne dhe do te te pranojne ashtu siç je.Mos u nxito me te dalurin hapur,mendoji gjerat mire dhe pastaj vendos.
      – Nqs do te ndihesh i lire dhe vetvetja,e vetmja menyre eshte qe ta deklarosh (ose thjesht mos ta mohosh).Prandaj une te inkujaroj te dalesh hapur kur te mendosh se eshte momenti i duhur.Nuk ja vlen te jetosh nje jete te rreme vetem per te kenaqur mendjet e ngushta te shoqeise se prapambetur.Eshte jeta jote dhe ti vendos per veten.
      – Çfaredolloj orientimi seksual qe te kesh,mund te kryesh edhe marredhenie hetero edhe homo.Nuk ka rendesi edhe po ti besh te dyja,nuk e ndryshon dot orientimin seksual.Nqs ke terheqje heteroseksuale,atehere pse jo? Edhe nqs ke terheqje vetem homoseksuale mund te kryesh marredhenie hetero.Por pyetja eshte pse duhet ta besh?

    • Më pëlqen pyetja. Është shumë me vend.
      Po të shkruaj vet si kontribuesi i këtij artikulli.
      Për këtë nuk ka një moshë dhe as një ultimatum. Në një botë ideale nuk ka pse të bëj deklarata, mjafton të jetoj seksualitetin naturalisht. Por ne nuk jetojmë në atë botë ideale, duhet ti lajmërojmë prindërit kë do sjellim në shtëpi 1 ditë, përderisa kjo çështje nuk është ende e normalizuar.
      Më fal për vonesën.