8 marsi i gjen gratë në protestë

Shpërndaje

Nata është e Jona! Bashkohuni në marshim:

Datë: 8 mars 2024.
Orari: 18:00 PM.
Nisja: Sheshi i Lirisë. Qyteti Studenti.
Mbërritja: Sheshi Skënderbej

Ne marshojmë për të theksuar të drejtën e grave dhe vajzave për siguri, të drejtën për të ekzistuar pa frikë, në rrugë, shtëpi, punë dhe në hapësira dixhitale. Ne marshojmë sepse refuzojmë të jemi të ndrydhura nga pasiguria.

Siguria është kryefjala e kësaj proteste! Çdo ditë, të paktën një grua vritet, dhunohet, përndiqet, shantazhohet, fyhet ose shtyhet në vetëvrasje. Grave u rrezikohet siguria për jetën pa e nisur ende atë, me abortin selektiv, e deri tek kujdesi shëndetësor jo-cilësor deri në fund të saj. Grave u cënohet ekzistenca, fizike e virtuale. 41% e grave shqiptare aktive në internet kanë përjetuar një nga formë dhune përmes teknologjisë.

Ne refuzojmë të mposhtemi nga frikërat e imponuara nga shoqëria patriarkale që tkurr hapësirat e ekzistencës sonë. Më 8 Mars dhe çdo ditë ne do të kërkojmë ndriçimin e rrugëve të errëta që kthehen në kërcënim për jetët e vajzave dhe grave. Kërkojmë akses dhe siguri për të gjitha gratë, pavarësisht moshës, etnisë, besimit, aftësive, orientimit seksual e identitetit gjinor.

Bashkohu edhe ti, sepse të paktën njëherë je ndjerë e pasigurt, e përbuzur, e paragjykuar, e fyer e ofenduar, e dhunuar vetëm se je grua. Thirrja nuk shkon vetëm për gratë dhe vajzat por edhe për djemtë dhe burrat, viktima gjithashtu të patriarkatit gjithnjë nën trysninë e të qenurit “burrë” sipas një modeli arkaik

Këtë 8 mars marshojmë natën për të treguar që jo vetëm dita por dhe Nata Eshtë e Jona!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...