ushtrimet e Kegelit

Ushtrimet e Kegelit: bëji këto ushtrime në shtëpi dhe ku të mundesh, ngushtojnë vaginën

Ushtrimet e Kegelit janë bërë shumë mainstream sidomos këto dy vitet e fundit. Këto ushtrime janë të famshme sepse të ndihmojnë në ngushtimin e vaginës. Ne, si shoqëri, jemi të fiksuar me ngushtësinë dhe virgjërinë e vaginës.

Ushtrime? Në vaginë? Po, po  fiks aty.

Çfarë janë ushtrimet Kegel ?

Kegeli ose pubococcygeneus ( PC) është një muskël i dyshemesë pelvike. Kur duhet të urinosh por e mban sepse shoqëria thotë që gratë duhet të urinojnë në WC porcelani e jo nëpër fusha e male, janë pikërisht këto muskuj që realizojnë shtrëngimin. Ky shtrëngim ose shtrydhje është baza e ushtrimeve Kegel. Shtrëngime dhe çlirime të njëpasnjëshme janë mënyra më e mirë për të pasur muskujt më të fortë të dyshemesë pelvike.

Ushtrimet Kegel që bëjnë gratë

Shtrëngo muskujt e dyshemesë pelvike njësoj sikur bën kur mban nevojën e hollë. Shtrëngohu për 3 sekonda, relaksohu për 3 sekonda. Disa njerëz e bëjnë më shumë, deri në 10 sekonda.  Bëj disa sete me 10- 15 shtrëngime për session, dhe bëj deri në 3 ose 4 sete në ditë. Mund ta bësh ndërkohë që jë në leksion, në bus, ose duke pirë kafe, ose kudo tjetër. Askush nuk do ta dijë. Ndonëse ushtrimet e Kegelit i referohen më shumë të gjithë atyrë individëve që kanë një vaginë, ato mund t’i bëj kushdo, dhe kush zotëron një penis.

Topat Kegel

Rreth 500 vite para Krishtit,  topi Kegel ose aka topi ben-wa, zakonisht prej argjendi, u përmend në shkrimet seksuale në Burma dhe Japoni. Disa ishin solide dhe disa të buta, me kapëse që krijonte një zhurmë si zile gjatë kohës që ishin në vaginë. Idea origjinale ishte rritja e kënaqësisë te burrat, por topart ben- wa ishin të përdorura nga gratë, në muskujt e tyre pelvikë, për të rritur fuqinë ë tyre.

Sot këto topa, kanë madhësi dhe materiale të ndryshme. Është mirë që stërvitja të fillohet me madhësi më të mëdha, sa më të vegjël topa aq më e veshtirë dhe mbajtja e tyre. Ushtrimet Kegel mund të behën dhe pa topat, ama nga ana tjetër ato janë komodë. Nuk kanë nevojë për përqëndrim, mjafton të fusësh brënda dhe në mënyrë imediate topat do të stimulojnë muskujt Kegel.

Benefitet ? Mund të më ndihmojnë të jem më e ngushtë ?

Topat fuqizojnë muskujt e dyshemesë pelvike. Benefitet e mundshme janë këto:

  • Parandalim i prolapsës vaginale
  • Shpejtësi e rimëkëmbjes vaginale pas shtatzanisë
  • Stimuli vaginal
  • Kontroll më i madh i muskujve dhe gjatë seksit
  • Arritja më e lehtë e orgazmës
  • Rritja e kënaqsisë seksuale
  • Lindje me e lehtë

Ka shumë ushtrime që mund të bësh me topat Kegel biles dhe squats. Disa gra i përdorin dhe si lodra seksuale ose të paktën kanë deklaruar stimul seksual prej tyre. Si do që të stërvitesh, pak ose shumë, me topat Kegel apo jo, mos harro të kënaqesh.

 

 

Zhaklin Lekatari

1 koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.