Problemet e te pasurit nje penis

Shqetësimet e të pasurit një penis

Shpesh herë në vegjëli kam dashur të jem djalë dhe të kem penis. Nëse unë do kisha lindur në një vend evropian- në ditët e sotme- ndoshta prindërit do mendonin që do të ishte mirë të ndryshoja gjini. Megjithatë kjo është tjetër histori.  Ndonëse tashmë që jam e rritur dhe e di  që  të kesh një të tillë nuk është fushë me lule, them që penisi si organ riprodhues është më i lehtë në përdorim sesa vagina. Po, sepse ne vajzat dhe gratë kemi klitorisin, pikën G, orgazmën vaginale,  multi-orgazmat, orgazmën e jashtme, plateau, orgazmat e turpshme, ejakulimin, ushtrimet e Kegelit, dyshemenë pelvike e shumë të tjera. Të gjitha këto vinë pa atë librin e vogël të instruksioneve që gjen në çdo pajisje elektrike apo shtëpiake.

Nga ana tjetër penisi është komod, e para e punës sepse e prek sa herë që urinon duke pasur mundësi ta njohësh mirë dhe shpejt. Jo vetëm kaq, por dhe për faktin që  me prekje dhe pa impenjim ai bën çdo gjë vetë. Ndërkohë ne vajzat për të pasur momente kënaqësie, edhe me veten, duhet të impenjohemi shumë më shumë. Mund të jetë dhe ajo zilia  apo kompleksi i penisit që Freud përshkuan: “ Nëse shikon një penis në ereksion dhe kjo gjë të bezdis, atëherë ke problemin tim”.

Gjithsesi nuk ka asgjë për të pasur zili. Nëse ne gratë do të dinim sa e vështirë është të kesh një penis, do falenderonin natyrën sa herë që kemi menstruacionet. Sepse në fund të ditës, në këmbim të disa minutave kënaqësi të shpejtë, duhet gjithashtu t’i bindesh ideve që penisi yt ka.

Për shembull,  je duke ecur në autostradën e kombit ? Të kalon një Clio e  kuqe dhe pak e vjetër. Duket sikur nuk e vure re se ishte vetëm një çast, por penisi yt e vuri re.

NDIQE SHPEJT.

Hajde rri urtë tani.

DUHET TA PARAKALOJMË.

E ca kuptimi ka ?

IDIOT PO SIKUR TË JETË GRUA, DO E LESH TË TA KALOJË ?

Në rrugën Durrës- Morinë, në ora katër mbasdite në këtë vapë ?

SHPEJT PO LUBRIFIKOHEM.


Sipas legjendave urbane, burrat janë të gjithë të mirë në sport për shkak të epërsisë fizike, por sipas meje edhe në biseda të thjeshta dhe krejt pa asnjë përfundim empirik, për penisin fitorja bëhët çështje jete a vdekje.


Të them që pjeshkat kanë lëng.

Po gjeneralizon.

Ok shumica e pjeshkave  kanë lëng.

Ka lloje të ndryshme pjeshkash dhe ato të fortat nuk kanë lëng.

Po gjeneralizon.

Ok shumica e pjeshkave të forta ose të sapo bëra nuk kanë lëng.

Nuk qëndron se jo çdo pjeshkë e sapo bërë ëshë nga ato të fortat pa lëng. Ato që kam në shtëpi më bëjnë pis sa herë e marr një.

E ke fjalën për ato pjeshkat meteor ?

Me jep definicionin e pjeshkës meteor.



E gjithë kjo për të arritur te ajo, vajza, gruaja, femra edhe kur  ajo nuk është fizikisht prezente. Po si ta dijë penisi që ajo nuk është aty ? Ai qëndron i mbyllur brenda mbathjeve, në errësirë, pa sy dhe veshë. Duhet të jetë mendja që ia thotë. Një burrë, apo humani që mban atë,  është si të thuash një degë e penisit të tij, i domosdoshëm, sepse penisi ka nevojë të levizë, të ushqehet dhe të lahet. Prandaj është shumë e thjeshtë të kuptojmë që mbas çdo sjelljeje të një burri qëndron penisi. Pse ka më shumë burra që vrasin gratë ? Kush penetron delet ? Penisi. Kush e bëri Ermal Mamaqin guru ?  Penisi.


Me pak fjalë, penisi është i rrezikshëm. Shumë më i rrezikshmë sesa bombat dhe Ministria e Arsimit. Mbi çdo penis duhet të ketë një mbishkrim si nëpër cigare:  “ Penisi të dëmton, ty dhe ata përreth”, “ Penisi krijon varësi, mos e fillo”, “ Ruani fëmijët: mos i lini ata të thithin penisin tuaj”


Megjithatë gjëja më e tmerrshme është fakti që gjërat nuk përmirësohen me kalimin e viteve. Edhe kur penisi ndodhet në karrige me rrota,  në gjendje kërmilli, nuk ndryshon asgjë, sepse ai dëshiron të komandojë deri në fund. Pak si Enver Hoxha që dhe në vitet e fundit të jetës së tij nuk e mendonte as në paradhomën e trurit të lëshontë fronin. Edhe kur nuk arrinte të dallonte macen dhe mbesën. E gjithë kjo,  me pasoja të tmerrshme që të gjthë njohim.

Zhaklin Lekatari

3 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Nuk e kuptoj cjane gjithe keto budalliqe qe shkruan. Jeni vetem disa njerez qe thoni gjera per te terhequr njerezit per te marre lek. Kjo nuk eshte nje edukate seksuale qe ti ben. Kaq shume te ka hyre penisi qe te ka trembur meqe thua se eshte i rrezikshem.

    • Shume mire, gjeje nje person te cilit i kam marre leke. Beje nje thirrje publike, Sepse deri tani ajo qe ka dhene leke dhe merr mesazhe te tilla prej personi pa aftesi mendim, jam une.