Kerkimi i intimitetit

Seksi në çift me fëmijët në shtëpi

Nëse këto kohë kanë një emërues të përbashkët,  ajo është vështirësia. Janë kohë të vështira për të gjithë ne. Shpesh herë mendoj për situata larg nga e imja, nga e jona, si për të mbeshtetur apo për t’u solidarizuar nga larg me të gjithë ata që vuajnë më shumë. Por, unë flas për dashuri dhe seks, mikro-drama brenda këtij tsunami që na goditi të gjithëve, flas për çifte që janë larg nga njëri-tjetri, flas për çifte që janë në qytete të ndryshme, të cilët i kanë dhënë lamtumirën prekjes fizike dhe mirëseardhjen jetës virtuale. Mendimet e mia shkojnë dhe te ata që jetojnë një tjetër dhimbje, për ato çifte që ndajnë 24 orë të ditës bashkë, që ndajnë tavolinën e punës për smartëorking dhe që përditshmëria i ka lodhur aq shumë, saqë tutat dhe pizhamat janë si lëkurë e dytë. Edhe në këtë mikrokozmos, edhe nëse nuk ka fëmijë të vegjël apo adoleshëntë që deklarojnë që janë fëmijët tuaj, çeshtja seks vështirësohet. Sepse përpos faktit që jeni bashkë, pjesën më të madhe të kohës, bisedat tuaja variojnë nga kush do bëjë pazarin,  te leja në e-Albania, apo te detyrat që duhen mbaruar në shtëpi. Është pak e vështirë që të ndizet pasioni më biseda të tilla.

Pastaj ka nga ata që vuajnë mbylljen e shkollave, vuajnë prindërit dhe gjyshet që kërkojnë kujdesje dhe pazar të përditshëm, më një shtëpi që bëhet çdo ditë e më e vogël, sidomos kur të gjithë anëtarët janë aty. Në ambjente të tilla, të kërkosh pasion dhe intimitet është si të kërkosh eliksirin e jetëgjatësisë. Sepse nëse më përpara – në jetën paraprake që duket aq largët- kohën e organizonit duke përdorur dadon, gjyshen, tezen apo hallën, sot çdo gjë është më e vështirë.

Ok në rregull nëse keni fëmijë që janë kampion gjumi dhe ju dhurojnë pushim gjatë mbasdites, por nëse keni më shumë së një, sa është e mundur që ata të flejnë në të njëjtën kohë ? Po nëse fëmijët tuaj janë adoleshentë , çfarë mund të bëni ? Do thoni ju, po kemi natën, kemi dhe atë në dispozicion. Lajm shumë i mirë, por dhe këtu ka ngatarresa nëse jeni mësuar që të gjeni kohën për çiftin larg fëmijëve dhe rrëmujës së përditshme. Nuk është që duhet ndonjë kurajo e jashtëzakonshem sepse nuk është që do përjetohet ndonjë aventurë e re, por padyshim që ka dhe mënyra inteligjente.  Një nga këto e dëgjova gjatë  një transmetimi  live të bërë në Instagram dhe quhej  “Zgjimi i dashurisë”, një mënyrë që kishin gjetur një çift më dy fëmijë, të cilët dy herë në javë vendosnin zilen në ora pesë  të mëngjesit, për të pasur pak intimitet dhe kënaqësi. Tani e thënë kështu dhe e shkruajtur këtu, tingëllon shumë mirë, por nëse e mendon me detaje ka disa paqartësi, që kanë të bëjnë me larjen e dhëmbëve, mallkimet për ata që krijuan çdo gjë e kështu më rradhë.  Duke parë që është e vështirë t’i bindesh, ziles së dashurisë, pyeta mikeshën dhe psikologen në çift, Manjola Baci e cila na këshilloi si vijon.

Erosi-Dashuria për njëri-tjetrin, nuk duhen kufizuar apo penguar qofshin këta edhe fëmijët e tyre. Nuk është tregues i bindshëm që prindërit tregohen neglizhent ndaj këtij faktori ekuilibrues  ndaj marrëdhënies dhe mes tyre. Ka kohë për të organizuar gjithçka dhe për gjetur libidon për të dy.

1. Mos llastoni fëmijët më shumë seç duhet, ka një orar për të ngrënë dhe regjim fjetje, llastoni veten duke u kujdesur fizikisht dhe shpirtërisht, këtu do zbuloni sesa kohë do keni për veten.

2. Jepuni siguri dhe pavarësi fëmijëve, për t’i lënë të kuptoni se keni nevojë dhe ju për këtë pavarësi… dhe kështu gjeni kohë për t’u përkedhelur me njëri-tjetrin.

3. Përgatini fëmijëve një drekë apo darkë të preferuar dhe bëjuni me dije se nesër apo në darkë e kanë radhën të rriturit, dhe kështu qëndroni një romancë intimiteti sëbashku.

4. Tregoni ndaj njëri-tjetrit vëmendje kështu fëmijët do të kuptojnë se po merrni terrenin që ju duhet dhe do të kuptojnë sesa nevojë kemi të gjithë për këtë.

5. Të kujdeseni për të gjithë anëtarët e familjes, të gjithë do të jenë të përmbushur, dhe nuk do jetë ajo uri e babëzitur për vëmendje, pasi fëmijëve sa më shumë u jep vëmendje, aq më shumë të pijnë energjinë, ndaj ju duhet lënë e ekuilibruar afeksioni.

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Titulli i pageses

Subjekti i pageses
Vendosni emailin tuaj:

Miqt e Tabu-s