sapioseksual

Sapiosexual: tërheqja nga inteligjenca dhe dituria

Tërheqja seksuale zakonisht i referohet karakteristikave fizike të dikujt. Në fraksion sekonde, ne gjykojmë një kompleksitet tiparesh që na tërheqin. Bazohemi në formë, simetri të fytyrës, raport midis belit dhe ijeve dhe muskulaturës. Ndërkohë që pamja e jashtme është mënyra se si pjesa më e madhe e njerëze vlerësojnë tërheqjen ndaj të tjerëve, karakteristikat fizike nuk janë të rëndësishme për të gjithë.

Në shqip nuk ka një shpjegim të fjalës sapiosexual, ndërkohë që në dictionary.com ajo shpjegohet si: “ një person që mendon që inteligjenca është një cilësi tërheqëse te të tjerët.  Burime të tjera e shtjellojnë akoma më shumë definicionin duke e prezantuar si: ai qe mendon që inteligjenca është tipari më i rëndësishëm. E sigurt është fakti që sapiosexual-ët tërhiqen nga njerëzit inteligjent.

Fjala sapiosexual është një kombinim i dy termave latin, sapien ( i zgjuar, i ditur) dhe sexualis ( seksual, tërheqje/atraksion). Ndonëse idea e tërheqjes nga njerez inteligjent ka ekzistuar gjithmonë, termi sapiosexual u përdor për herë të parë në shek 21, më saktë në vitin 2008.

Sapiosexualiteti u popullarizua nga  OKCupid.com. Një platformë online e njohur për gjithpërfshirjen dhe për përdorimin e disa opsioneve jo tradicionale rreth të dhënave personale, si gjini, identitet seksual, duke i përgatitur rrugën vitit 2014 dhe identifikimeve akoma më të vërteta dhe .

Sot ka aplikacione në të cilat mund të gjesh partnerin tënd inteligjent. Ndërkohë që kritikët thonë që ky identitet seksual është për ata që kanë pretendime, duke e krahasuar me seksualitete të tjera në modë si lumbersexual.

Ndërkohë që tërheqja bazuar në inteligjencë po ecën fuqishëm, padyshim që është diçka që njerëzit përjetojnë. Studimet tregojnë mëgjithatë që ndonëse sot sapisexual ekziston si identitet është pak e vështirë që njerëzit të identifikohen vetëm më këtë. LOVE

Zhaklin Lekatari

13 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Pershendetje,po shkruaj ketu meqe eshte postimi i fundit.I kam lexuar pothuajse te gjitha postimet e tua?Po do te te thoja qe nqs do mund t trajtosh ndonje teme qe ka te beje me adoleshencen pra mosha 15-16 vjet (p.sh vonesa e periodave,mastrubimi ne moshen tone,vaginen tone etj etj) gjithsesi faleminderit?

    • Pershendetje. Shume faleminderit qe me shkruan dhe qe kerkon info specifike. Patjeter qe mund te shkruaj dhe per moshen e adoleshences dhe pubertetit, ndonese shkrimet qe une bej i dedikohen individit, pr ate gjitheve pa dallim moshe e gjinie. Megjithate meqe me bere nje kerkese specifike, patjeter qe shume shpejt do kem dicka vetem per kete moshe. Per cdo kerkese specifike me shkruaj dhe ne Facebook Tabu Blog ose dhe ne privat. Gjithe te mirat.

      • Shume faleminderit qe do ju kthesh pergjigje pyetjeve te mia,edhe un do e marr parasysh te te shkruaj n fb per kerkesa te tjera?Je me e mira???

      • Shume faleminderit qe do ju kthesh pergjigje pyetjeve te mia,edhe un do e marr parasysh te te shkruaj n fb per kerkesa te tjera?Je me e mira????

  • Zhaklin vazhdo te postosh gjera Kaq interesante sepse po edukon Te rinjte shqiptare Te respektojne dhe duan veten ne radhe Te pare , Pastaj Te tjeret . Vetem ne kete forme kane per tu larguar veseve dhe krimeve Te renda qe sa vijne dhe Po shtohen . Pyetja qendron : Pse Valle e gjithe Kjo vorrbull e zeze ? Dhe pergjigjja mbetet gjithmone e njejta : INJORANCA ! mendjevogelsia e shqiptareve per figuren e femres , dhe femrat vete qe ende nuk e kane ndryshuar kete realitet Te hidhur . Me pak fjale seksualiteti i shtremberuar qe con deri ne tradhti dhe Mosrespekti ndaj vetes Jane shkaqet qe Po vriten Te rinjte sot . Sa mbrapa qe jemi ne kete Aspekt , Po fale zotit ka disa vizionare si ty qe Po perpiqen Ta ndryshojne kete realitet Te shemtuar . Je shembull zhaklin , Te perqafoj .

    • Edukimi eshte arma me e forte qe mund te kete njeriu. Respekti per veten dhe ndaj vetes eshte i domosdoshem per nje raport dhe shoqeri te shendoshe. Te falenderoj dhe perqafoj.

  • Zhak e dashur, të kam shumë për zemër. Sapo të pashë në Youtube tek një kat me lart. È gjej shumë veten tek përshkrimi i mësipërm. Për fat të keq, maksimumi në raste të tilla, pra kur tërhiqem.nga inteligjenca e dikujt, është të flirton në mënyrë të padëmshme, meqe jam e martuar por aspak e plotesuar. Të përqafoj.

    • OLA <3, shume shume faleminderit per komentin, E vleresoj shume fare dhe e kuptoj qe jam ne rrugen e duhur. Te flirtosh mendoj eshte shume e rendesishme per ciftin dhe mbarevajtjen e ciftit. Ndonjehere flirtimi na ben te kuptojme qe zgjedhja qe kemi bere eshte e duhura per ne. LOVE

  • Hello, shume interesante kjo.

    te them te drejten edhe pse jam i martuar, jam duke perjetuar nje situate te tille me nje vajze qe mendoj se eshte shume inteligent dhe smart nga ana tjeter nuk eshte se ka ndonje parameter fizik te jashtzakonshem. nuk e kisha menduar ndonjehere terheqjen ne kete menyre sepse sic e thoni ju ne fund te shkrimit eshte pak e veshtire qe njerezit te identifikohen vetem me kete. gjithesesi mua me ka bere te mendoj dhe reflektoj gjate mbi kete situate.

    new tits are brains 🙂

  • Une mendoj qe pas nje nate seksi te shfrenuar , te gjithe behemi sapiosexual 🙂 mendoj qe pjesa me e madhe e njerezve kane deshire qe te bejne nje muhabet pas nje nate te gjate ku kane ndenjur zgjuar.
    Mendoj qe e gjithe egzistenca jone eshte bazuar mbi ekuilibra tmeresisht delikat dhe qe eshte shume e lehte qe te kalosh ne banalitet ose thjesht qe te mos kuptohesh nga te tjeret.
    Kam njohur plot njerez qe e quanin veten sapiosexual, por ama kundershtonin veten pas dy minutash 🙂
    Seksi i mire te do icike intelektual, icike kafshe, icike te embel, icike te hidhur etj etj. Eshte si nje lloj labirinti ku vetem me te zgjuarit dhe te fortit mund te levizin brenda pa problem