pse tradhetojne grate

Pse tradhtojnë gratë ?

Ndërkohë që ndër shekuj në sektorin tradhti, numri i burrave ka qënë suprem, disa studime të viteve të fundit, kanë treguar që gratë janë duke rekuperuar me shpejtësi. Është shumë interesante fakti, që sipas studimeve, gratë gënjejnë më lehtë dhe zbulohen më me vështirësi. Duket sikur gratë janë më të zonja në ruatjen e sekreteve. O ndoshta burrat nuk kanë vëmendje që të dallojnë shenjat e tradhtisë ?

Disa arsye që gratë kanë dhënë për tradhtinë janë:

Miratim emocional: gratë shpesh ankohen se janë të nënvlerësuar, sidomos nga partnerët e tyre dhe drejtohen diku tjetër për të marrë vëmendjen që ju mungon në shtëpi.

Për të rritur vetëbesimin: të kesh një marrëdhënie klandestine është një mënyrë për të siguruar veten që je ende dëshirueshëm, sidomos nëse ajo ndjen që partneri ka më pak interes kundrejt saj.

Për të barazuar: sikurse burrat dhe gratë mund të kenë marrëdhënie jashtëmartesorë nëse kanë zbuluar ndonjë tradhti të partnerit.

Vetmia: Disa gra presin që partneri i tyre të kuptojë të gjitha nevojat që ato kanë duke neglizhuar ndoshta angazhime të tjera (profesinale dhe familjare). Kur një grua e tillë sheh që partneri nuk plotëson pritshmëritë që ka, atëherë ajo kërkon një tjetër vend për të plotësar nevojat e saj.

Po kërkon vëmendje: në marrëdhëniet afatgjata ka një tendencë ndaj vetëkënaqësisë dhe për këtë arsye harrojmë ti tregojmë dashurinë partnerit. Disa gra thonë që nuk ndihen të kuptuara ose dëgjuara, duke filluar kështu marrëdhënie me palë të tjera, situata që i çojnë dhe në territore të rrezikshme.

Sipas Dr. David Holmes, psikolog në Manchester Metropolitan University, gratë më shumë se kurrë kanë marrëdhënie jashtëmartesore. Ai thotë që diferenca e vetme me burrat është fakti që ato e fshehin më mirë.  Nëse studiojmë të dhënat për baballarët, shohim që midis 8 dhe 15% e fëmijëve, janë të ngjizur nga burrat të tjerë, të cilët nuk janë baballarët biologjikë.

Pra, pse nga asgjëja gratë na dolën tradhtare ? Në botën e sotme dhe gruaja,më në fund, punon jashtë shtëpisë, është në kontakt me më shumë njerëz, është e pavarur ekonomikisht. Në botën e sotme mënyra se si trajtojmë seksin po ndryshon, dhe vetë teknologjia dhe celularët tanë e bëjnë më të lehtë kontaktin me të tjerë. Më ketë artikull nuk dua të kryqëzoj gratë apo burrat, mendoj që tradhtia nuk varet nga gjinia të cilës i përket, por nga shumë faktorë të tjerë që rrethojnë dhe ndikojnë te individi.

Kur vjen puna të tradhtia, problemi më i madh që të dyja palët ankojnë është padyshim problematika në marrëdhënien që kanë. Ndoshta mungon diçka, ose ndihen të vetmuar duke gjetur dikë tjetër që sipas tyre i vlerëson më shumë se sa partneri. Nëse mendon që marrëdhënies tënde i mungon diçka, mos u dorëzo por përballoje. Shko këshillohu, flit me partnerin para se të marrësh apo zgjedhësh rrugën e tradhtisë. Njëherë që e mërr atë drejtim e ke të vështirë kthimin mbrapa. Duaje dhe respekto veten dhe partnerin. LOVE

Zhaklin Lekatari

13 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Shyqur qe dhe grate fillun me trathtu se jemi popull me uri seksuale ngaqe grate rrine e ulin koken dhe kur ju bohet me dike.
    Qofte kurdoqofte pa qeder tradhtia e grave mos lendofshin askend e mos demtofshin kujdesin e fmive. E i lumte dy gisht vendi kush e ben.

      • E dashur Zhaklin, Mos Harro qe tek trajtimi i shumices se tematikave mijera gra e femra gjejne veten. Mijera identifikohen me problemet. Dhe eshte e vertete. Meshkujt shqiptare nuk dine te bejne dashuri sepse NUK dine te komunikojne. Puc. Je sh e mire.
        PS: Sa vjec je se Jam kurioze?

        • Hello Ola, shpresoj qe ta bejne, por per cilen pjese e ke fjalen me sakte. Cila fragment mendon qe nuk eshte i duhuri ?

          • Nuk me kuptove,??,ndoshta u shpreha une Jo qarte.
            Eshte shume e sakte qasja dhe trajtimi I temes. Kete doja te thoja. Une e gjej krejtesisht veten. Pra NUK eshte seksi ne vetvete qe shtyn drejt nje tradhetie sesa kombinimi i arsyeve qe ti ke shtjelluar.
            Edhe faktori ” Moshe” besoj ndikon. Ne prag te 40- vjetorit nje femer kerkon ne menyre subkoshiente te vertetoje se NUK e ka humbur fuqine e sharmit te saj dhe perben ndooooshta nje tundim per te tradhetuar. Im 38 by the way.
            Love??

          • Me fal paskam qene une qe nuk e kam kuptuar qarte. Po jam dakort me ty, te gjithe faktoret qe ke cekur jane shume te rendesishem.

          • E kam vene re qe shume femra jane “ankuar” se meshkujt shqiptare nuk dine ta bejne….

            e para, pa hyre ne analizen fiziologjike dhe instikteve natyrore te cilat jane pak a shume njelloj per te gjithe gjitaret dhe sigurisht edhe per te gjithe kombesite apo shoqerite.

            e dyta, duke marre parasysh se kemi kaluar disa breza ne komunizem dhe kemi trasheguar dhe nje kontraktim kolektiv ne sferen e afeksionit pasionit dhe ndjenjave. ne 25 vitet e fundit pornografia ka bere mire dhe keq. ka bere mire pasi nga ka hapur syte dhe krijuar mundesine per te rikuperuar shpejt kohen e humbur dhe zhvillimin shoqeror ne kete aspekt, por na ka bere disi keq pasi sic dihet pornografia eshte 99 % commercial dhe si e tille ka shume trilller e kjo na ka vene te gjithe ne kerkim te extremeve hard, cka ndoshta nuk eshte ajo qe duan ne te vertete as meshkujt e as femrat.
            e treta, nese meshkujt nuk dine ta bejne, ju femrat duhet ti mesoni ata. jam i bindur se shume femra kur pyeten se si te te pelqen? kane ndrojtje ta shprehin, edhe pse mund te kene vite maredhenie me nje partner. kjo automatikisht i jep mesazhin “do your best” tek mashkulli. ne keto kushte nuk mund te kete zhvillim ne kete aspekt dhe do kete pakenaqesi te shprehura apo edhe me keq te mbajtura brenda.

            shpresoj te kem qene i qarte dhe i kuptueshem

          • Pershendetje Fredi. Me pelqeu shume komenti yt, i sakte, i qarte i kuptueshem . Jam shume dakort me ty, njhja apo stimulimi duhet te vije nga te dyja gjinite sepse kushtet ne te cilat ndodhemi jane pikerisht sic i ke pershkruar ti. Faleminderit per komentin. Shpresoj qe fjalet e tua te inspirojne dhe shume te tjere.

  • Komunikimi i vazhdueshëm dhe i sinqertë është tej mase i rëndësishëm. Mungesa e komunikimit sjell monotoni dhe largim nga partnerët, me kalimin e kohës një marrëdhënie ftohet pa komunikimin e duhur, gjithashtu mendoj se mungesa e komunikimit të hapur dhe të sinqertë sjell monotoni në jetën seksuale në çift duke mos arritur të krijohen ridemensionime apo risi.
    Gjithashtu është e rëndësishme të kuptohet se të dyja palët reciprokisht kanë nevojë të ndihen të vlerësuar dhe pjesë e një marrëdhënieje por gjithashtu duke respektuar dhe hapësirën individuale duke i shpjeguar qartë dhe hapur nevojat e secilit

  • Une mendoj qe tradhetia vjen nga pasiguria ne pergjithesi. Pasiguria ne shume gjera te ben qe te reagosh ne nje menyre qe ne fillim ndoshta nuk e mendoje.

    • Pasiguria eshte nje pjese shume e vogel e nje ndjenje komplekse si tradhtia.

      • Mendoj se tradhtia eshte nje veprim si gjithe te tjeret dhe mund te mos kete asnje arsye sikurse mund te kete 100! Ajo qe do deshiroja te theksoja eshte se ka njerez qe e shijojne tradhtine candaulistet ose cucokold. p.sZhak je shume sharmante