Posti i sotëm sqaron gjerë e gjatë së çfarë është planifikimi familjar dhe se cilat janë metodat kundër shtatzanisë. Pyetjet nga djem apo vajza rreth metodave më të mira apo mënyrave të mbrojtjes janë të shumta, prandaj dhe ky post është një MUST. Ose nga ato info që duhet të jenë si ” vath në vesh”.
Ti dhe partneri yt mund të vendosni nëse, kur dhe sa fëmijë dëshironi të bëni. Ky quhet planifikim familjar. Kur doni të kryeni marrëdhënie seksuale, por nuk planifikoni të keni një fëmijë (ende), ju mund të shmangni shtatzaninë me kontracepsion. Pra, kontracepsioni mund të parandalojë shtatzaninë!
Kontracepsioni nuk e bën një grua më pak pjellore. Kur ajo ndalon përdorimin e kontracepsionit, ajo mund të ketë fëmijë.
Mbrojtja nga HIV dhe IST-të (infeksione seksualisht të trasmetueshme): prezervativi është një mjet i kontracepsionit që ju mbron nga HIV dhe zvoglon rrezikun e marrjes se një IST-je.
Metodat penguese
Metodat penguese të kontracepsionit parandalojnë që spermatozoidet të arrijnë vezën. Ato formojnë një pengesë fizike:
- Prezervativi femëror
- Diafragma
Metoda me hormone
Hormonet pengojnë spermatozoidet që të fekondojnë një vezë:
- ato pengojnë ovulacionin.
- ato e bëjnë më të vështirë për spermatozoidet të futen në mitër dhe të arrijnë vezën.
Hormonet gjithashtu bëjnë të mundur që një vezë të mos arrijë të implantohet:
- pilula kontraceptive
- unaza vaginale
- ngjitësi kontraceptiv
- pajisja IUD hormonale/ spirale
- implanti kontraceptiv
- injeksioni kontraceptiv
Metodat e futura në mitër nga një mjek
Një mjek vendos këto metoda të kontracepsionit Brenda mitrës së gruas:
- Pajisja IUD hormonale
- Pajisja IUD prej bakri
Planifikimi familjar natyror
Planifikimi familjar natyror do të thotë që nuk përdoren metoda kontracepsioni. Ekzistojnë metoda të ndryshme të planifikimit familjar natyror:
- Moskryerja e marrëdhënieve seksuale .
- Moskryerja e marrëdhënieve seksuale kur një grua është në ditët e saj pjellore.
- Tërheqja e penisit para ejakulimit
Këto metoda janë të vështira për t’u përdorur siç duhet. Kjo do të thotë që ato janë më pak të sigurta. Rreth 1 në 4 ngel shtatzënë kur përdor planifikimin familjar natyror.
Kontracepsioni i përhershëm
Sterilizimi është kontracepsion i përhershëm. Një mjek kryen një operacion të vogël te burri ose gruaja. Sterilizimi i pengon spermatozoidet që të arrijnë vezën.
Aborti nuk është një metodë kontracepsioni. Ju bëni një abort kur jeni tashmë shtatzënë.
Të përgjegjshëm së bashku: të dy partnerët ndajnë përgjegjësinë për kontracepsionin.
[…] këto tre kushte përmbushen njëkohësisht, formojnë një metodë shumë të sigurt të Planifikimit Familjar – Metodën e Amenorresë nga Laktacioni. Nëse njëri nga këto kushte të kësaj metode […]
[…] pajisje intrauterine (IUD) është një pajisje e vogël plastike në formë T-je e futur në mitër për të ndihmuar në […]