Të dashura vajza, por dhe djem, në rradhë të parë duhet të kuptoni që nuk ka një metodologji empirike rreth menyrës së duhur apo të gabuar për të arritur një orgazëm- qoftë kjo nëpërmjet stimulimit të brendshëm apo të jashtëm.
Thënë kjo, shumë gra të cilat e arrijnë orgazmën gjatë stimulimit të jashtëm (pra klitorisit) duan ta arrijnë dhe nëpërmjet stimulimit të brendshëm, pra penetrimit. Normalisht duke parë që çdo trup është i ndryshëm nga tjetri apo që çdo situatë është e ndryshme; është e rëndësishme të evidentojmë dhe kuptojmë faktorët që bëjnë që një orgazëm të jetë më e thjeshtë për t’u arrirë kundrejt disa të tjerave. Faktorë mjedisorë, faktorë konjitivë, lidhja dhe komunikimi në çift, janë disa nga faktorët që ndikojnë në kërkimin/arritjen e kënaqësisë.
Prandaj, për të dhënë përgjigjë të sakta, duhet kuptuar se si zhvilohet raporti në një çift, se si arrihet orgazma nëpërmjet masturbimit, vetëm apo nga partneri. Në të gjitha rastet, ajo çka duhet të bëjmë është të komunikojmë me partnerin në mënyrë që t’i mësojmë teknikat e masturbimit individual. Nje tjetër këshillë që vlen për të gjithë është krijimi i një raporti të besueshëm që favorizon komunikimin duke na liruar nga paragjykimet, frikat apo turpi.
Komunikimi nuk është gjë tjetër veçse një territor i përbashkët në të cilin mund të shkëmbejmë dëshirat seksuale pa pasur frikë nga paragjykimi apo mendimi i të tjerëvë, një element ky shumë i rëndësishëm në jetët e të gjithëve.
Kur kthehemi te praktika, ka disa menyra që mund të rrisin mundësitë e arritjes së orgazmës nëpërmjet penetrimit. E para fare është eksperimentimi i shumë pozicioneve seksuale, për të kuptuar se cila prej tyre stimulon më shumë klitorisin. Mund të jetë shumë e këshillueshme levizje të reja të zonës pelvike, pra ritëm i ri. Kjo gjë do ju ndihmojë që të keni më shumë siguri në trupin tuaj duke ju lejuar komunikimin me partnerin. Nje tjetër këshillë që mund të jap është që të kërkoni që partneri të ju stimulojë klitorisin gjatë penetrimit.
Siqo që të jetë, rëndësi më të madhe, kanë mendimet që vetë ju keni mbi veten. Të jetosh këtë situatë si një problematikë nuk e përmirëson çështjen. Pritshmëria ndaj orgazmës, shton ankthin, i cili largon dhe lufton orgazmën, duke krijuar një rreth të ri vicioz. Love
Ç’fare te besh ? Asgje. Nuk je aty per sekaualitetin tend. Je aty per parate dhe te mirat materiale te tij. Gjej ndonje gangster kur ai te jete diku gjetke. Filozofi e madhe !!
Historitë e tua personale nuk i përshtaten të gjithëve.