Sa shumë është të masturbohesh shumë ?
Kjo është një nga pyetjet më të shpeshta që më bëhen, sidomos nga adultë dhe shumë të rinj.
- Është e shendetshme të ejakulojmë ( derdhem) tre herë në ditë ?
- Sa shumë është të masturbohesh shumë ? E kam të vështirë të ejakuloj kur jam me të dashurën, sidomos mbasi jam masturbuar shumë. Është ndoshta faji i masturbimit të tepërt ? Duhet ndoshta të masturbohem më pak që të përmirësoj marrëdhënien seksuale me partneren ?
- Kam shumë vite që masturbohem. Disa herë në javë, deri në tre katër herë. Jam i frikësuar se mos ky masturbim i tepërt më çon drejt shterpësisë, jam vetëm 21 vjeç. Është ky një zakon i dëmshëm apo jo ?
- Përshëndetje Tabu, jam 18 vjeç dhe kam një problem të madh me masturbimin. Masturbohem përditë. Nuk ndaloj dot. Kam nevojë për ndihmë ?
- Mundet masturbimi të ndikojë pozitivisht në rritjen e penisit ? A ka ndonjë mënyrë se si të zgjas penisin përpos kirurgjisë ?
Të gjitha këto me sa duket janë pyetje interesante apo që i bëjnë njerëzit që mendojnë mbi veten dhe zakonet që kanë. Masturbimi sjell kënaqësi të mëdha sa ndonjëherë është e vështirë të mos ta praktikosh. E kam thënë dhe në një tjetër post, por me sa duket nuk është e qartë sa duhet. Nuk ka një numër të caktuar apo të saktë “herësh” për masturbimin. Disa njerëz zgjedhin ta bëjnë përditë, biles dhe disa herë në ditë, ndërsa disa të tjerë disa herë në javë, pra më rrallë. E rëndësishmë është të mos dëmtosh veten, të mos vrasësh veten ose dhe penisin tënd. Nëse ke skuqje apo irritim, atëherë ky është një detaj që tregon që po masturbohesh shumë. Nëse masturbimi ndërhyn në jetën tënde, duke mos të lejuar të performosh punët e tua të përditshme, apo marrëdhënien tënde përsonale, atëherë ndoshta është shumë. Jemi ne që vendosim kufijtë personal se sa shumë na nevojitet një veprim ose një produkt. Një individ që është kompulsiv rreth masturbimit mendon që nuk mund të ndalet ose t’i vendosë kufij vetes. Zakonisht këta njerëz mendojnë gjithmonë ose planifikojnë etapën tjetër të masturbimit. Kjo zakonisht ndërhyn në punët tona të përditshme. Masturbimi kompulsiv mund të jetë një problem, dhe nëse vërtet e sheh që nuk kontrollon dot nevojat e tua, do të ju rekomandoja që të kryenit një terapi me dikë të çertifikuar dhe profesional.
Një tjetër problematikë për të cilën më shkruajnë gjithmonë është pamundësia për climax ( ejakulim) gjatë kohës që janë me partneren. Kjo zakonsiht ka të bëjë me masturbimin e shumtë, dhe me përshtatjen me dorën tënde. Duke qënë në këtë faze duket sikur personi refuzon çdo lloj tjetër stimulimi. Kjo mund të jetë e vërtetë dhe për gratë, sidomos për ato që përdorin vibrator të fuqishëm. Nëse kjo është situata në të cilën ndodhesh, këshilla që mund të jap është stërvitja me veten. Stërvisni veten dh trupi tuaj duke ulur sasinë e masturbimit dhe duke ndërhyrë në mënyrën e masturbimit.
Përsa i përket pasojave mbi shterpësinë, masturbimi në asnjë mënyrë NUK NDIKON NË KËTË GJË. Megjithatë nëse je duke tentuar të krijosh jetë dhe duke lënë shtatzënë partneren, duhet të ulësh sasinë e masturbimit në mënyrë që të krijosh një spermë më të plotë dhe cilësore.
Masturbimi gjithashtu nuk ka impakt mbi madhësinë e penisit, rritjen e penisit apo përmasave të tjera fizike të një mashkulli. LOVE
Po me menstruacionet a ka lidhje mastrubimi?se psh mua (jam me moshen e adoleshences 15-16 vjet) me vonohen shume periodat tani kane 2-3 muaj pa me ardhur…Apo jane thjesht crregullime te moshes se gjthmone keshtu me ndodh
Jo nuk ka lidhje. Ne moshen e pubertetit ne te cilen je eshte normale qe periodat ti kesh ende te çrregullta. Masturbimi nuk eshte i demshem.
Faleminderit??????❤️❤️
Faleminderit ty. Love
herpes kam disa lloj pucrash qe quhen kshu a ka problem ne mardhenie????
Patjeter qe ka. Duhet te ikesh te mjeku.
Prsh doktoresh un masturbohem ni her ne jav dhe me duket shum sepse me duket sikur sperma po me merr te gjitha energjit edhe proteinat e trupit a esht e vertet kjo un bej palester rregullisht dhe me duket sikur kjo po me pengon per te marr trupin qe deshiroj
Pershendetje nuk me ngrehet penisi ne mengjes dhe dark dmth skm eraksione jam 14 vjec.
Cfr ka esht nfnj prbl serioz?
A mund ta di perse lagem shpejt si te shikoj diqka porno apo ndonje gje +18
Sepse nese je adoleshent je duke perjetuar puberteti, pra periudhen e rritjes dhe maturimit dhe seksual. Eshte cdo gje normale.
Si mund te kem me koh afatgjate per seks dmth te jem me i qendrueshum??
Pyetja eshte e pasakte. Nuk ka kohe ekzakte, varion dhe ndryshon nga individi ne individ. Por duke mos ditur sakte eksperiencen tende, eshte veshtire te te jap nje pergjigje.
Si mund te mos derdhem shpejt por te zgjas me teper seksin jam 19
Vjeqar
Prsh un kur masturbohem derdhem shum a esht negative kjo apo pozitive?
Pershendetje. Sa vjec je ? Sa here kryen marredhenie apo masturbim ? Pse mendon qe eshte shume sasia e spermes qe ejakulohet ? Me ke e ke krahasuar ? Dune me shume te dhena per te te kthyer nje pergjigje te sakte. Pyetja nuk eshte e kompletuar.
Jom 27 vjec e marredhenie njeher nmuaj rastis njeher njave se beqar jam kurse per tu masturbuar masturbohem perdite edhe derdhem shum e kam krahasuar edhe me nje akt treshe qe kam bere
Me duket mese normale meqe ben seks nje here ne muaj.
Varet te thash kete muaj kam bere seks pothuajse cdo jave
Prsh jam desha me ju pyt se kam pare neper internet qe meshkujt gjate masturbimit bejne dhe te ashtuquajturen “urethral insertion” ose futje te sonda te holla brenda uretres se penisit a mund vertet ta bejme kete gje edhepse aty shkuran se jan te certifikuara per kete gje.
Faleminderit!
Hello dhe faleminderit per pyetjen. Te kerkoj ndjese per vonesen por kjo eshte nje pyetje per te cilen kerkova dhe vete informacion te metejshem dhe pe rkete arsye te falenderoj. Gjithsesi kenaqesia seksuale eshte nje pjese e rendesishme e jetes tone dhe natyra njerezore ka menyra nga me te ndryshmet pe rte shprehur kenaqesine seksuale. Aktivitete te ndryshme seksuale mund te jene fantastike per dike dhe te neveritshme per dike tjeter, prandaj eshte e rendessihsme te kemi nje qasje individuale ne vleresimin, trajtimin e problemeve apo sjelljeve seksuale. Kumbimi uretral ose urethral insertion eshte futja e nje lengu apo objekti ne ureter. Ky kumbim kryhet dhe jashte praktikave apo problemeve shendetesore te individit, pra per kenaqesi seksuale. Ne bote kjo eshte nje praktike e re dhe po kryhen studime per kete sjellje te re seksuale qe me sa duket praktikohet nga ata qe kryejne marredhenie me seksin e njejte apo kane sjellje me te rrezikshme seksuale. Sipas stduimeve dhe analizave nje praktike e tille mund te sjelle me shume semundje te trasmetueshme dhe gjithashtu studimet apo testet tregojne qe praktikuesit me te medhenj kane gjithashtu apo kane patur semundje seksualisht te trasmetueshme. Po te le nje link q ete lexosh me mire dhe sakte se per cafre behet fjale. https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3607666/
Shpresoj qe te te kem sqaruar sadopak. Gjithe te mirat.
Pershendetje!
Une kam nevoje per nje keshille nga ju lutem.
Jam ne nje lidhje 2 vjecare por nuk kam arritur kryej marrndenie seksuale me partnerin pasi qe kam fobi nga penetrimi.
Gjithca eshte shume mire derisa vjen “ momenti i madh”.
Nuk e di ca me ndodh kontraktohem komplet, ngurtesohem,kam nje frike te pashpjegueshme.
Kam kryer edhe vizita tek gjinekologia dhe jam fizikisht shume mire.
Nuk kam asnje problem.
Nuk e besoj dot as une qe kam nje problem te tille.
Eksperinca e pare me tremb jashte mase.
Problemi eshte tek une.
Partneri ka qene shume i kuptueshem deri tani, dhe kam shume besim te ai.
Po per sa kohe do duroje edhe ai kete situate nuk e di.
Ju lutem me ndihmoni me nje keshille!
Faleminderit!
Pershendetje dhe faleminderit per pyetjen. Atehere nga ajo qe shkruan kuptoj qe nuk ke kryer asnjehere marredhenie pra penetrimin. Por, nese e shkuar te vizitohesh dhe fizikisht je mire kjo do te thote qe nuk ke dhimbje gjate penetrimit. Pra nuk ke ndonje vaginizem apo semundje tjeter fizike qe te pengon penetrimin si akt. Nese fobia jote nga penetrimi nuk ka shkaqe fizike atehere them se ka shkaqe psikologjike. Ajo cka duhet te besh eshte te kuptosh se pse dhe si, ka lindur frika nga penetrimi ? Ti perdor tampona, apo dhe ne kete rast ke frike nga penetrimi. Duke pare qe ketu nuk ka seks terapist, nuk e di si jane mundesite e tua por nje bisede me nje psikolog do te ndihmonte per te kuptuar s enga te vjen stresi, frika dhe paniku perderisa dhe partneri eshte shume i kuptueshem. Te uroj gjithe te mirat.
Pershendetje kam ndegjuar shum meshkuj se kur mastubohen e gelltisin spermen e tyre dhe desha me ju pyet se tash filluar ta praktikoj a perben kjo ndonje problem, dhe ne cilat zona te trupit me shum derdhet sperma gjat masturbimit. Pergjigje ju lutem
Ju faleminderit!
Ti duhet te jesh djale i vogel ne moshe. Ki kujdes se cfare te thone shoket (ata me te medhenj ne moshe) ta kane me te futur dhe mund te tallen.
Te falenderoj shume qe keshillon dhe ata qe kane nevoje dhe qe jane me te vegjel ne moshe. Nje fjale e mire gezon te gjithe.
prsh oh knaqnu sa tmundeni mshoni se keni mu knaq kurr sbohet bajat osht nje gje qe sa her ti mshon aq me shum te rritet deshira ✊✊✊✊?????buono lavoro
A ka ndonje efekt negativ mastrubimi qdo dit tek nje 13 vjeqar
Me ra goja duke e thene, e kam shkruar dhe ne shkrim. Jo mastrubimi nuk ka efekte negative dhe eshte nje proces shume normal dhe i shendetshem. PEr sa kohe mastrubimi nuk te pengon te shkosh ne shkolle apo socializosh me te tjeret, mund te kryhet dhe disa here ne dite.
Prsh jam nje djal desha te pyes qfar duhet te bej qe te zgjas mastrubimi pasi mastrubohem shpejt , gjithashtu nje pytje tjeter gjat mardhenjes nese perdorim kondom , a duhet te ndrrohet kondomi pas qdo mastrubimi apo te perdoret deri ne fund te asaj mardhenje i njejti kondom… flm
Pershendetje jam nje djal 28 vjec i martuar po kam nje problem se jam shum i fiksuar mbas sexsit vetem se s dua te bej sa mbaroj pune dua prap cdo dite e njejta gje por problemi me dhemb ndonjeher shtylla kurrizore e jam ber merak flm ne qoft se do me jepnit nje pergjigje
Persh jam 15 vjeqar dhe masturbohem gati 3 here ne jave a osht ndonje gje negative kjo ?
Pershendetje,
ju lutem lexoni postet se per ate pune jane bere. Keto jane pyetje aq bazike sa nuk ka ku te shkoje.
I keni te gjitha informacionet ne rrjetet ku Tabu Blog operon. Duhet vetme te harxhoni kohen tuaj.
Nderkohe per te te ardhur ne ndihme pr bashkangjis linqet e posteve qe flasin per masturbimin.
https://tabu.al/masturbimi-eshte-100-natyral-normal-dhe-shendetshem/
https://tabu.al/eshte-demshem-masturbimi/
https://www.youtube.com/watch?v=H4FPhraL9Pg&t=282s
https://tabu.al/masturbimi-sa-shume-eshte-shume/
a humber virgjeria nese masturbojme pa futjen e gishtave ne vagine vetem siper me dore ju lutem me tregomi
Pershendtje,
te lutem lexo me kujdes postet per virgjerine dhe himenin. Merr informacion mbi trupin tend.
po bashkangji linqet q eta keshg me te lehte studimin.
https://tabu.al/kur-obsesioni-patriarkal-mbi-virgjerine-prish-konceptin-ndaj-seksit/
https://tabu.al/virgjeria/
https://tabu.al/cfare-duhet-te-kishe-mesuar-gjate-edukimit-seksual-por-qe-nuk-ke-bere/
https://tabu.al/619-2/
Jam 14 vjec nese mastrubohem 3 her ne dit a mund te ket ndonje dëm? Ju faliminderit
Përshëndetje,
Jo nuk ka dëme për sa kohë kryen dhe aktivitete të tjera, sidomos sportive.
Pershendetje!
Jam nje djal 14 vjec dhe kam penisin 17 cm te gjate.Memdoni se eshte ne rregull?A eshte nje gjatesi normal dhe mund te me rritet akoma pasi mendoj se nuk e kam ende ne permasat e duhura.A mendoni se do rritet akoma me kalimin e moshes dhe nese po deri ne cfare moshe rritet penisi.
A te dalin puçra kur ne masturbohemi apo ka lidhje se sa shpesh masturbohemi?
Prsh jam nje djal 14 vjec e gjysm dhe masterbohem rreth 2 her ne dit por nk derdh shum sperm .rreth nje pik kur nuk shikoj shum video. A ka ndonje problem pr me tej?
Po, ne moshen 14 vjecare nuk duhet te shohesh filma pornografike, sepse kjo di te krijoje probleme ne te ardhme.
prsh jam nje djal 17 vjeqar dhe kam probleme ne masturbim Jam masturbuar ne moshe te re dhe nuk mund te masturbohem me terrohen syte kam problem serioz a ka ndonje zgjidhje .
17 vjec quhesh ende moshe e re. Nese masturbimi eshte i vetmi gezim qe ke, eshte normale qe do kesh probleme. Masturbimi nuk eshte i demshem, por nese vetem masturbohesh, do behet i demshem. Cokollata nuk eshte e demshme, por nese ha vetem cokollata, mire nuk do jesh.
por nese nuk konsumojme qokollada ndaj masturbimit a do behet me mire nuk doo kemi problem gjate masturbimit apo jo .
?????
Jam 13 vjecar dhe mastrubohem cdo dit dhe derdhem. Esht keq ne qofte se vazhdoj? A te shtohen pucrat nga mastrubimi?
Pucrat dalin nga adoleshenca,rritja, niveli hormonal. Masturbimi cdo dite nuk eshte i keshilluar. Bej sport, zhvillo nje pasion, beni me shume per veten tuaj.
Faleminderit po si mund ti heq pucrat
Dhe sa her duhet te mastrubohem ne muaj
Si mund ti heqim pucrat e moshes jam 13 vjec
Jam 13 vjec dhe kam pucra ne fytyre.si mund ti heq?
Pse nuk duhet te shikojme porno ne mosh te vogel?
Sepse na deformon menyren si e shohim veten, partnerin dhe seksualitetin. Porno dhe jeta reale nuk kane asgje te perbashket. Ti nuk je Harry Potter dhe nuk je nje porno aktor. Jane filma te dy.
Pse pasi kemi manstrubuar gjithmone jemi te lodhur madje edhe kur luajme nuk ndihemi mir me trupin dhe cfare ndikimi ka?
Nese nuk keni nje regjim te mire ushqimor, nje jete aktive, zhvillim mendje dhe pasioni, nese e kaloni diten vetem duke u mastrubuar, ky do te jete rezultati. Jo per shkak tw masturbimit por per shkak tw shumw faktoreve bashkwlidhes.
zhakiii doja te pyesja masturbimi i teper a ndikon ne jeten seksuale dhe ne humbje kujtese ?
ne qoftese ne masurbojm me shum seq duhet a mund humb intersimi per seks ??
Pershendetje. Nese masturbohemi me shume sesa duhet, nuk eshte qe humbim interesin per seksin, por ndryshojme perceptimin per te. Per shembull, nese shikojme vetem porno dhe matrubohemi do e mesojme mendjen me sinjale teper te evidente te cilat do bombardojne dhe stimulojne trurin shume shpejte. E gjithe kjo situate do te sjelle probleme ne eksitim por dhe ne performance, sepse mendja jote do te jete e mesuar me nje lloj stimuli ( ai i filmave porno) dhe me nje llojs shtrengimi dhe ritmi ( ai i dores tende). Masturbimi nuk eshte i demshem, por nese eshte nje aktivitet qe bejme sa here kemi nevoje per t’u ndiere me mire, jo sepse nuk kemi asgje me te mire per te bere.
Jam 19 vjec dhe zakonisht mastrubohem pothujse perdit rreth 2 ose 3 her dita max dhe kur jam me te dashuren mbas derdhjes se pare kam veshtirsi ne ngrefje duhet t kalojn njady ore qe t ngrefet prp . Ju lutem dua te di nese ka ndonje problem apo jo dhe nese po cmund te bej ?
Pershendetje,
ne te gjitha postet mbi masturbimin une shkruaj qe asnjehere nuk duhet te krijojme varesi sepse ne kete menyre deformojme perceptimin qe kemi mbi seksin dhe marredhenien seksuale. Sa me shume te masturbohemi, sidomos duke pare filma porno, aq me shume do mesojme trurin me stimuj te shpejte dhe te dukshem dhe penisin me ritmin dhe shtrengimin e dores tone. Zhvillo pasione te tjera, jo vetem masturbimin.
Prsh
Lexova disa posta nga kjo faqe me pelqeu shum dhe deshta te pyes se nese ben naj problem kur masturbohem sepse kam munges te hormoneve
Ps: Dua te di diqka me shum rreth hormoneve si psh: si mund te risim sasin e hormoneve etj etj
Pershendetje,
per te ditur me shume rreth hormoneve dhe ekuilibrit te tyre ju duhet te shkoni te endokrinologu. Vetem mjeku perkates mund te ju keshilloje rreth ushqimit dhe menyres se stilit te jetes per nderhyrjen ne sistemin hormonal.
Me fal desha te bej nje pytje un mastrubohem shpesh por ndodh qe rralle nganjeher kur te mastrubohem e kam nje ndjesi ne penis si djegie apo si nuk e di as vet si ta pershkruaj apo si kam nevoj te bej nevojen e vogel apo diqka e tille qe nuk te ler rahat zgjat ajo ndjenj 15 deri 30 minuta faleminderit dhe jam 22 vjeqar harrova ta cek
Prsh jam nje 15 vjeqar sa cm duhet te jet penisi
Prsh jam nje djal 15 cjec . Masturbohem rreth 3 ose me shum her ne dit . Ka shance per semundje te keqe ne prostat . Sepse ditet e fundit kam nje si dhimbje te lehte ne fund te barkut
Ka shanse????
prsh si jeni jam 14 vjec kur masturbohem me vjen nje ndjesi nga stomaku dhe me zbret poshte por nuk me del spermatozoidi a ka problem
prsh jam 14 vjec dhe kur masturbohem me vjen nje ndjesi ne stomak dhe me zbret siper penisit por nuk me del sperma.Kam edhe nje pyetje tjeter sa minuta duhet qe te te dali sperma
Pershendtje, duhet ta flasesh me prinderit kete problem dhe te shkoni bashke te mjeku. Megjithate ne moshe shume te re, eshte normale qe mos kete sperme gjate ejakulimit. Je ende ne fazen e pubertetit.
Prsh Zhak. Me fal per shqetesimin. Jam nje djal 14 vjec dhe pasi Ejakuloj nuk kam me deshiren per te Masturbuar por pas nja 10-20 minutash dua perseri te Masturboj. Une nuk masturboj perseri sepse mendoj se kjo do te ndikoje te jeta ime personale. A eshte problem te me iki deshira per Masturbim pash ejakulimit?
Nuk eshte probleme eshte normale, djemte kane nevoje per me shume kohe rekuperimi per te kryer nje tjeter marredhenie. Koha e rekuperimit shkon deri ne 40 minuta. Mos u frikeso cdo gje eshte krejt normale.
Prsh Zhaklin jam 13 vjec kur masturboj prishem 20 sekonda
Dhe xjerr spermë dhe nuk harij me te mastruboj
1 a ka shkakton ndonje problem po pate qese me uje ne testuj.
2 .a mundet ta tregojne analizat e urines ne qofte se ke ndonje herpes ose hepatit