Aparati riprodhues mashkullor është bashkësia e organeve dhe strukturave që kanë si funksion riprodhimin seksual. Gjenitalet mashkullore zhvillohen brenda dhe jashtë trupit.
Në pjesën e jashtme ne shohim penisin që përfshin: trupin, kokën dhe prepuzion ose lëkurën e lafshës ( te ata që nuk janë bërë synet) dhe scrotumin ( qeska që mban testikujt) në pjesën e poshtme.
Penisi është i përbërë nga
- Trupi: tre trupa sfungjerorë plot me enë gjaku të cilat gjatë eksitimit mbushen me gjak duke mundësuar ereksionin. Prandaj për djemte ka shumë rëndësi, sporti, ushqimi, qarkullimi i gjakut, sepse nëpërmjet këtyre tre trupave sfungjeror ndodh ereksioni.
- Koka: është një pjesë shumë e ndjeshme në të cilën ndodhet pjesa më e madhe e mbaresave nervore. Kjo është pjesa që ndien më shumë kënaqësi, por dhe pjesa që ndien më shumë dhimje. Rreth kokës së penisit ndodhet ajo që quhet “kurora”, një tjetër pjesë shumë delikate. Midis trupit dhe kokës ndodhet një palosje gjatësore që quhet “frenuli”, edhe kjo pjesë shumë delikate. Lëkura që mbulon kokën quhet prepuzio ( lëkura e lafshës) dhe është lëvizëse në kuptimin që mund ta tërheqesh poshtë për nevoja higjienike ose gjatë ereksionit. Kjo është lëkura që hiqet gjatë synetit.
- Scrotumi ( një fjalë që adhuroj) është si një qese muskulore ( sepse kontrollon dhe ngritjen dhe zbritjen e testikujve, per shembull nga ndryshimi i motit) e ndarë në dy pjesë, testikujt.
Jep koment