Kruarje vaginale: si të evitosh irritimin vaginal

Kruarjet vaginale mund të jenë të jashtme ( kruarje vulvare ose e klitorisit) ose të brendshme ( vaginale), sipas faktorëve që e shkaktojnë. Më poshtë mund të lexoni,( sepse duhet të lexoni që të informoheni), shkaqet krysore të irritimit intim dhe normalisht dhe të metodave të shërimit.

Kruarje  intime e jashtme

Kruajtje të buzëve të mëdha ose në klitoris ? Fajtorët kryesorë janë veprimet tuaja ditore, si psh higjena.  Ose e thënë ndryshe, një higjenë  e përditshme është e rëndësishme për të garantuar mirëqënien e vulvës dhe vaginës.  Por, larjet e shpeshta të cilat shoqërohen me larësa shumë agresivë  ( pra më një PH që nuk respekton mjedisin acid të vaginës) të cilat mund të irritojnë mukozën delikate të vulvës. Prandaj ju them gjithmonë të zgjidhni larës pa parfume dhe të mos ta përdorni më shumë se dy herë në ditë. Keni nevojë të freskoheni ? Uji është mëse i mjaftueshëm. Fajtori tjetër mund të jenë mbathjet tuaja: të shtrënguara apo sintetike të cilat mbysin akoma më shumë vulvën tuaj. Mos harrojmë më pas as depilimin ( sepse nga një anë depilimi largon atë barrierrën natyrale që krijojnë qimet në mbrojtje të vulvës, dhe e dyta depilit shkakton shumë irritim).  Pecetat higjenike, lines apo tamponat janë një tjetër shkaktar i kruajtjes. Sidomos për shkak të elementëve zbardhues të cilëve u janë nënshtruar linesat; por dhe për shkak të pjesës ngjitëse e cila krijon lagështi duke favorizuar bakteriet.  Të gjitha probleme të cilat mund t’i eliminojë kupa menstruale.

Kruarje vaginale

Kruarja e pjesëve intime sidomos të jashtme është me e zakonshme dhe më e lehtë për t’u shëruar. Prandaj kur ndjejmë të njëjtin shqetësim më lartë ose në brendësi duhet të kujdesemi më shumë.  Zakonisht shkaktari kryesor i djegies apo kruajtjes është vaginiti, ose irritimi vaginal që përfshin një numër infeksionesh.  Më të njohurat janë vaginosi bacterial ose nga kërpudhat. E thënë ndryshe kandida. Kruajtje dhe shkarkimet e verdha i takojnë infeksionit të parë, ndërsa kruajtje dhe shkarkime të bardha si gjiza të bëjnë të mendosh për të dytën.  Shkaktarë të tjerë të një vagine të irrituar dhe të kruajtjeve intime mund të jetë dhe alergjia ndaj lateksit. Pra, nëse shikoni që keni këtë shqetësim mbasi keni kryer marrëdhënie me prezervativ mund të jetë dhe prezervativi. Të heqim dorë nga seksi i mbrojtur ? JOOO, sepse mund të zgjidhni prezervativë që nuk shkaktojnë alergji për të mos parë vaginën si një fushë me hithra.

Kruajtje vaginale: jo thonjve të gjatë, po metodave natyrale

Kur shqetësime të tilla  vaginale  të thërrasin, është e e vështirë mos të përgjigjesh me kruajtje vigoroze. Por, zgjidhja siç mund ta imagjinoni, nuk është kjo. Kruajtjet vetëm përkeqësojnë situatën.  Nëse ju mërzit kruajtja e jashtme, si fillim gjeni shkakun ose shkaqet dhe më pas metodën. Mund të pyesni në farmaci për një krem kundër kruajtjeve , ose të shpëlaheni me ujë që keni përzier me tea tree oil, për të pasur një lehtësim të menjëhershëm, Ndërsa për vaginitis duhet t’i drejtoheni një specialisti në mënyrë që të kuptohet origjina për të vendosur më pas, terapinë më të mirë për të ndjekur. LOVE

Zhaklin Lekatari

1 koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.