E keni menduar ndonjëherë pse puthemi ? Cila është historia mbas puthjes ? Duhet të dini që ka shumë histori mbas këtij aktiviteti të qënies njerëzore. Njësoj si pasioni dhe ndjenja gjatë puthjes, aq magjike është dhe shkenca mbas saj e cila ka dhe një emër dhe quhet philematologjia.
Fakte mbi puthjen
E dini që kur dy persona puthen shkëmbejnë 80 milion bakterie ? Një arsye shumë e mirë për të larë dhëmbët më përpara. Thënë kjo, puthja është pozitive për shëndetin e dhëmbëve, sepse ajo rrit sasinë e salivës në gojë. Ky është një bonus i madh sepse saliva ndihmon në largimin e mbetjeve ushqimore dhe bakterieve duke neutralizuar gjithashtu acide të dëmshme.
Mekanizmi dhe lëvizja e puthjes është e ngjashme me thithjen e gjirit duke i dhënë asaj një shije frojdiane. Çfarë bën me kokën tënde gjatë puthjes ? A je më rehat nëse e kthen kokën nga një anë apo nga tjetra ? Për momentin 2/3 e njerëzve e kthejnë kokën në të djathtën e tyre gjatë puthjes. Studiuesit mendojnë që kjo tendencë fillon që në mitër dhe është një tjetër faktor që tregon që ne e shohim puthjen si një tregues afeksioni.
Një element që e kundërshton këtë gjë është fakti që në disa kultura nuk ka angazhime në puthje. Në disa regjione të Amerikës qëndrore, Afrikës Sub-Sahariane, Guinesë së Re dhe kulturave amazone të cilat nuk tregojnë asnjë dëshmi të praktikimit të puthjes.
Të puthesh për stërvitje
Stërvitje me puthje tingëllon më mirë së stërvitje në pistë osë palestër. Por lajmi i trishtë është që dhe puthja më pasionante nuk harxhon më shumë se 3 kalori në 1 min dhe kjo është një hapësirë e madhe kohe kur je ngjitur dhe brenda gojës së dikujt tjetër. Lajme më të mira për puthjen franceze e cila vë në funksion 34 muskuj të fytyrës duke ndikuar në një dukje më të re dhe freskët. Gjatë puthjes së shpejtë përdorim vetëm 2 muskujt që të kuptoni diferencën.
Nuk duhet harruar që ne njerëzit kemi muskulin e puthjes, ose orbicularis oris, muskuli që mundëson buzëve të bëhën gati për të dhënë një puthje.
Historia e puthjes
Si filluan të puthen njerëzit ? Është një ide fakti që shumë kohë para pajisjeve për të proçesuar ushqimin, mamatë i kalonin fëmijëve ushqim që më parë kishin përtypur vetë. Në këtë mënyrë u krijua puthja e parë. Romakët kishin shfaqje të shumta dashurie, sidomos nëpërmjet marrëdhënieve seksuale, por dhe puthjes të cilën ata e ndanë në tre kategori:
Osculum: puthja në faqe
Basium: puthja në buzë
Savolium: puthje e thellë
Megjithatë përpos kësaj çfarë tjetër kanë bërë romakët për ne ? Kanë legjitimuar puthjen në fund të ceremonisë së dasmës, duke parë që për ta puthja ishte mbyllja e një marrëveshje a kontrate, sikurse është dhe dasma e cila vuloset me puthjen.
A puthen kafshët ?
Shumë lehtë mund të mendojnë që në mbretërinë e kafshëve, puthen vetem njerëzit, por shkenca e puthjes sjell dëshmi të kundërta, ndonëse puthja te kafshët është më e rrallë. Majmuni shimpanze është parë të puthet dhe përqafohet mbas një konflikti – ata puthen më gojën e hapur, por pa gjuhë. Majmuni bonobo gjithashtu puthet shpesh. Ekziston dhe një lloj blete shumë seksuale e cila puthet me gjuhë.
Puthja në media
Puthjen e parë në historinë e filmit shqiptar e ka dhënë Tinka Kurti, në filmin “Tana”, kolegut të saj Naim Frashëri, një skenë e cila kërkoi 29 dubla por që më pas u hoq nga filmi. Një thyerje tabu për mentalitetin e asaj kohe, tradicional dhe patrirkal.
Puthja e parë ne ekranet e huaja i takon vitit 1896, gjatë filmit me titull “ The May Irwin – John C. Rise Kiss”. Filmi ka qënë i gjatë 30 sekonda dhe ka një skenë të vetme, puthja nga afër e një burri dhe gruaje. Puthja e parë homoseksuale ka ndodhur në vitin 1922 me “ Menslaughter”. Çdo risi ka ndodhur gjithmonë në ndonjë vend evropian dhe të zhvilluar.
Puthja pra, fjala afektive më e rrezikshme gjatë kësaj pandemie, sjellja më e ndaluar është një mënyrë popullore për të treguar afeksionin dhe dashurinë tonë për dikë tjëtër. Pak rëndësi ka nëse puthja është platonike apo plot pasion, nëse është për të kërkuar falje, apo nëse është për të të filluar një marrëdhënie, rëndësi ka të putheni, por jo tani se jemi në mes të pandemisë botërore.
Po