Konferenca për dezinformimin gjinor: Në Shqipëri gratë “dhunohen” dhe nga mediat.

Shpërndaje

Fushatata dizinformuese shënjestrojnë kryesosht gratë në politikë, aktivistet, gratë që janë pjesë e grupeve të margjinalizuara si LGBTQIA, përmes qëndrimeve seksiste, duke i vënë para një gjyqi publik. Ishin këto disa nga gjetjet e studimit, “Dezinformimi me bazë gjinore në Shqipëri: si formojnë mendiat qëndrime ndaj roleve gjinore”, i realizuar nga qendra Faktoje.

viola 1024x461 1

Faktoje, gjatë hulumtimit konstatoi se si fushatat e dezinformimit me bazë gjinore po shënjojnë peisazhin mediatik në Shqipëri duke shkaktuar pasoja serioze. Sipas studimit, raportimi jo cilësor dhe manipulues, krijon një klimë të brishtë që ndikon duke shkurajuar gratë për pjesëmarrje aktive në politikë dhe në jetën publike në përgjithësi.

WhatsApp Image 2023 09 26 at 15.43.26 1024x461 1

Një tjetër shqetësim është fakti që këto fushata mund të shfrytëzohen nga aktorë të tretë të huaj, për të rritur mosbesimin ndaj BE-së apo vlerave perëndimore në përgjithësi. Struktura labile ekonomike e ekosistemit mediatik shqiptar tregon që media shqiptare është e pambrojtur ndaj dezinformimeve të huaja, me qëllime keqdashëse apo destabilizuese. Për shembull, përhapja e fushatave dezinformuese homofobike dhe mizogjene përputhet me rritjen e fushatave të ngjashme në Evropë dhe më tej, mbi të gjitha mbas nisjes së agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

WhatsApp Image 2023 09 26 at 15.43.27 1 1024x461 1

Gjetjet e studimit “Dezinformimi me bazë gjinore në Shqipëri: si formojnë mendiat qëndrime ndaj roleve gjinore”, ilustrohen me histori të politikaneve, anëtarëve të komunitetit LGBT, por dhe të miturve që kanë qenë viktima të fushatave dizinformuese. Raste konkrete u identifikuan ndaj deputetes Majlinda Bregu, aktivistes Xheni Karaj, Zhaklin Lekatarit, etj,

Ekipi i Faktoje realizoi pesë artikuj faktverifikues që përgënjeshtrojnë ose përgënjeshtrojnë fushatat e dezinformimit dhe ilustrojnë ndikimin që ato kanë tek publiku duke krijuar perceptime të gabuara përmes narrativave seksiste, mizogjine dhe homophobe.

WhatsApp Image 2023 09 26 at 15.43.27 1024x461 1

Gjetjet e hulumtimit u prezantuan, ditën e martë,  26 shtator 2023, në mjediset e Europe House, me një panel të përbërë nga gazetarja Klodiana Kapo, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi z.Robert Gajda dhe ekspertja për çështje gjinore, Edlira Cepani. Konferenca dedikuar dezinformimit me bazë gjinore në Shqipëri, mblodhi bashkë gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, aktvistë të të drejtave të njeriut, të cilët ngritën gjithashtu si shqetësim mungesën e zbatimit të ligjit kundër dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...