Ç’të keqe ka, nëse burrat përdorin manikyr ?

Shpërndaje

Lyerja e thonjve me manikyr ka origjinë të lashtë dhe ka qenë një praktikë e zakonshme për burrat dhe gratë. Janë artefaktet nga Mesopotamia , që dëshmojnë se njerëzit lyenin thonjtë, si shenjë fuqie dhe veçanërisht luftëtarët me qëllim: frikësimin e armikut.  

Gjatë Mesjetës manikyri pushoi së qeni pjesë e kujdesit personal, duke parë që kornizimet shoqërorë filluan të ishin më të ngurta. Duhet të presim vitin 1970, për të parë përsëri manikyrin në duart mashkullore, por këtë herë si një formë rebelimi apo si një mënyrë për të shprehur lirinë  dhe identitetin personal. Asokohe ai që trajtohej si trend i ri, gjeti mbështetje të madhe edhe në botën e muzikës alternative, David Bowie, Lou Reed, Steven Tyler dhe Marilyn Manson, janë disa nga emrat e artistëve rebelë që mbështetën trendin.  

manicure uomo
Steven Tyler Displaying His Rings and Black Nail Polish (Photo by Chris Carroll/Corbis via Getty Images)

Sot, gjithnjë e më shume personazhe të famshme po zgjedhin të promovojnë marka bukurie të dedikuara për botën mashkullore. Ideja sigurisht nis nga dëshira për t’u fokusuar në një sektor ende të paeksploruar, por mbi të gjitha nga nevoja për të shpërndarë mesazhe gjithëpërfshirëse.

AJ McLean, i grupit Backstreet Boys, grupi i djemve të famshëm, në vitet ’90, në viti 2020 doli në treg, me kompaninë e tij “Ava Dean Beauty“. Në faqen e internetit të kësaj kompanie, nëse shkon me mouse deri në fund të faqes së parë, do të lexoni këtë shkrim:

“Ne i dimë stereotipet shoqërore që rrotullohen rreth shprehjes së vetvetes tuaj të vërtetë dhe unike. Prandaj ne kemi krijuar produkte bukurie me cilësi të lartë, me një çmim të përballueshëm, në mënyrë që mund t’i jepni përparësi kujdesit për veten, të krijoni momente të ve, në mënyrë që mund t’i jepni përparësi kujdesit për veten, të krijoni momente të veçanta lidhjeje me të dashurit tuaj dhe në fund të ndiheni autentikisht ju.”

Menjëherë pas tij ishte reperi Lil Yatch me markën e thonjve “Crete”, më pas Harry Styles që çmendi fansat me “Pleasing”, ndërsa avantgardi Tyler the Creator, nisi një seksion dedikuar manikyrave me ngjyrë pastel, të quajtur Le Fleur. Nuk duhet harruar dhe bashkëpunimi i burrit të Chiara Ferragnit, Fedez, me Layla Cosmetics.

Në Shqipërinë tonë të vogël situate është më e errët, duke parë që personazhet e vetme që kanë guxuar ta bëjnë këtë janë Robert Dragot dhe Krist Aliaj, babë e bir. I pari si një formë rebelizmi dhe i dyti në një situatë të tensionuar si linjë identifikimi me lirinë e shprehjes.

F299944E BDA3 4743 A5A7 E85928A12182

Jashtë kufijve shqiptarë, në botën perëndimore duket sikur mbajtja e manikyrit nuk është prerogativë vetëm e personazheve të famshme, kjo sepse përzierja e kufijve gjinorë po shkrihet gjithnjë e më shumë, duke lejuar që disa veshje, aksesorë apo produkte bukurie të mos jenë ekskluzivitet i universit femëror.

maneskin

Personalisht mendoj që secili person duhet të ndihet i lirë të kujdeset për thonjtë e tij, pa paragjykimet atavike që duhet t’i ngelin të shkuarës. Ju si e mendoni ?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...