Derdhja e parakoshme, porblemi me i madh seksual te burrat

Derdhje e parakohshme ose ejakulim i parakohshëm, problemi nr 1 te burrat!

Në jetë ka disa takime në të cilat nuk duhet të paraqitemi para orës së duhur. Dhoma e gjumit është një prej tyre. Pse e them këtë ?  Sepse pjesa më e madhe e djemve dhe burrave që shkruajnë në TABU kanë kryesisht një hall. Ejakulimin e parakohshëm ose derdhjen para kohe.

Deri në vitin 1998 kur Viagra filloi të ekzistonte, departamenti i problemeve seksuale te burrat mbulohej nga “ mungesa e ereksionit”. Por në të vërtetë problemi me ereksionin është shumë më pak prezent se sa ejakulimi i shpejtë dhe i pavullnetshëm.

Për të shpjeguar më mirë këtë, jam bazuar në një studim të Universiteti të Chicagos i cili është më i njohuri dhe i përdoruri rreth problemeve seksuale. Të dyja studimet e këtij universiteti janë të bazuara në pyetsorët drejtuar,  2865 burra midis moshës 18- 85 vjeçare. Studimet treguan që burrat midis moshës 18 deri në 59 kishin më shumë shqetësime me derdhjen e parakohshme se sa me mungesën e ereksionit. E njëjta gjë vlente dhe për burrat mbi 60. Një e katërta e tyre vazhdonin  të përjetonin të njëjtin problem. Bazuar në rezultate e këtyre studimeve, problemi seksual nr 1 te burrat është padyshim: “ DERDHJA E PARAKOHSHME”.

Derdhja e parakohshme ka një histori të komplikuar. Në shekullin e katërt, Kama Sutra qortonte vuajtësit sepse shkaktonin frustrim te gratë. Ndërkohë gjatë kohës viktoriane në Angli dhe Amerikë, gratë nuk trajtoheshin si individë me dëshira seksuale, por si individë pasivë, si enë që prisnin dëshirat seksuale të burrave. Duke parë që kënaqësia seksuale e grave nuk ishte ndonjë problem, e njejta gjë vlente dhe për derdhjen e parakohshme. Në fakt Darwinianët, e trajtonin këtë problem si një shenjë viriliteti. Këta burra trajtoheshin si më të aftë për t’u bërë prindër dhe për të shpërndarë genet e tyre në gjeneratat pasardhëse.

Megjithatë në shek e 20, derdhja e parakohshme u bë përsëri problematike. Teoria psikoanalitike fajësonte ambivalencën neurotikë ndaj grave. Por gjatë vitive 1960, Masters dhe Johnson treguan se një program i shpejtë dhe autodidakt mund të mësonte më shumë se 90% të meshkujve, brënda pak muajve, që të zgjasnin aq kohë sa donin.  Suksesi i tyre solli atë që sot njihet si terapi seksuale.

Derdhja e parakohshme ka dy arsye kryesore: rinia dhe pornografia.  Djemtë dhe burrat e rinj kanë një sistem nervor shumë të levizshëm. Ata janë të gatshmë të ejakulojnë, pra derdhen, dhe pa patur asnjë kontakt seksual. Si për të vështirësuar më shumë, në kulturën tonë evropiane, burri është ai që orkestron marrëdhënien seksuale, ndonëse në moshë të re djemte nuk dinë pothuajse asgjë për dashurinë ose shkembimin e  energjisë dhe pasionit. Kjo sjell pasiguri, stress, nervozizëm duke ndikuar në sistemin nervor dhe duke i bërë burrat më të prirur drejt kësaj problematike.

Ndërkohë pornografia, ( ju them gjithmonë të mësoni të bëni dallimin) është shndërruar në dekanin e edukatës seksuale për burra. Porno në internet është i lejueshëm dhe aksesibël 24/7. Ndonëse porno mund të mos ndikojë në shumë sjellje të dhunshme ( përdhunimin), mund të ndikojë në cilësinë e vetë seksit. Porno të mëson seksin gabim, duke gënjyer burrat se çfarë është seksi i mirë. Prandaj shumë gra ankohen dhe thonë që burrat nuk dinë të bëjnë seks ose ndodhen në një errësirë erotike. Mësoni djema dhe burra: porno fokusohet te pjesët gjenitale. Pra, një çift takohet, kryen seks oral dhe më pas fillon penetrimi, me pamje nga zonat gjenitale. Ky është një presion shumë i madh për penisin, i cili reagon duke ejakuluar shpejt. Jeta seksuale në porno hedh themelet e ejakulimit të parakohshëm.

Fatkeqësisht në Shqipëri nuk ka terapi seksuale ( nëse ka shënojeni në mesazhe) dhe për këtë arsye, duhet të ndihmoni veten. Si fillim vizita te andrologu është një MUST, pra e detyrueshme. Duhet patjetër të kuptoni nëse shqetësimi që keni ka bazë fizike apo emocionale. Nëse nuk ka fizike, ateherë stili i jetës dhe inteligjenca emocionale janë pikat që duhet të përmirësoni. Gratë nuk do ju duan sepse zgjasni më shumë, por do ju duan sepse do dini të shijoni marrëdhënien dhe trupat duke përfshirë gjithë pjesët e trupit në aktin seksual. Mësoni të shijoni atë që bëni, mesoni të kuptoni trupin tuaj dhe të partneres. Mësoni të kontrolloni dhe të përballeni me shqetësimet tuaja. Shendeti seksual është shendet, mos e lini pas dore. LOVE

 

Zhaklin Lekatari

9 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Persh doja te pyesja per ejakulimin e shpejt mua me ndodh prej vitesh te prishem per 20 sekondash me gruan jam 35 vjec ku qendron problemi tek un se psikologjike nuk eshte dhe mendoj fizike por cfar duhet te bej apo duhet te marr ndonje mjekim.

  • prsh deshta te pyes perse ne vagin derdhem shpejt ndersa anal ma shum e zgjati

  • Pershendetje zhak si je
    Kam kryer marredhenie me 2 femra te ndryshme edhe me esht ngrejtur vtm nje her pst fare nk esht se me kan terhequr edhe aq shum partneret cfr mund te kem mund tme thuash dicka ??

    • Përshëndetje,

      faleminderit për pytjen. Nga kjo që tregon është e √¨shtirë të thuash se çfarë mund të kesh. Mund të jetë ankth, mos pëlqim i partneres, aseksualitet, apo dhe ndjenja për gjininë tjetër.

  • Përshendetje Zhaklin jam 17 vjec dhe kam kryer marrëdhënie me nje eskort heren e pare u prisha shumë shpejt por nje here tjeter u prisha para se te kryeja mardhënie dhe zgjata pak më shumë tani nuk e di problemin por them qe mund te jete psikologjike pasi eksitohen shume dhe me kap emocioni i tepërt ndoshta duhet t’a bej me ngadalë ti ca mendimi ke per kete zhakline do me ndihmonte shumë mendimi jot cfare me sygjeron per nje mardhënie seksuale pak me te gjatë

    • Pershendetje dhe faleminderit per komentin.

      Si fillim te keshilloj te qendrosh i qete dhe mos marresh si frymezim skenat apo personazhet e filmave per adulte, mos harro qe ato jane filma.
      Gjeja tjeter qe te keshilloj eshte qe te punosh me veten duke pasur besim tek ajo, ne menyre qe te kuptosh qe me rritjen dhe eksperiencon dhe vetebesimit do te ndryshoje dhe qasja jote ndaj gjinise tjeter por dhe ndaj marredhenies seksuale. Shijo veten dhe shoqen, kupto limitet qe mosha dhe eksperienca vendosin per cdo njeri dhe mundohu te informohesh sa me shume qe te dish qe keto qe ti tregove jane situata normale qe varen padyshim nga emocionet e medha dhe te veshtira per t’u menaxhuar gjate kohes se adoleshences.

      Te pershendes.