Mund ta kërkosh lumturinë në vende të ndryshme. Mund ta kërkosh lumturinë në çdo djalë që takon, në çdo vend në të cilin udhëton, në çdo send që blen. Por, si përfundim lumturinë mund ta gjesh vetëm te vetja.
Nuk po them që lumturinë e gjen lehtësisht. Disa prej nesh kanë problematika apo shqetësime të ndryshme që ndikojnë duke na bërë të humbim kontrollin. Pastaj kemi faturat për të paguar, shkollën, punën, njerëz të cilëve duam të ju bëjmë përshtypje, për të mos folur këtu për familjet që na sjell lloj- lloj stresesh. Të jesh qënie njërëzore është e komplikuar. Ne nuk jemi vetëm qënie fizike, kemi emocione dhe ego. Jemi të përbërë nga miliona copëza dhe secili nga ne është i ndryshëm.
Vijmë në jetë si qënie të vogla e të thjeshta, të lezetçme dhe të mbuluara me shendet dhe erë bebi. Rritemi e ndryshojmë, zgjerohemi, kemi besime, opinione, shpirt, pastaj një ditë, kur koha jonë vjen, mbaron çdo gjë.
Është shumë e lehtë të ngatërrohesh me të keqen në këtë botë. Jetojmë në një shoqëri shumë toksike, në një botë që po humb resurset në mënyrë të shpejtë dhe alarmuese. Ka shumë trishtim rreth nesh. Jeta është e vështirë. Jemi si të kondicionuar të mendojmë që jeta shkon në një drejtim, e ndonjeherë ose shpesh, jo në drejtimin që ne duam. Rritemi në familje me idenë që neser, pasnesër të dashurit tanë nuk do të jenë më. Nga ana tjetër, shoqëria nuk na mëson që të menaxhojme emocionet tona. Jetojmë në një botë represive dhe shtypëse. Kemi më shumë qejf të flasim për Besin dhe Xhensilen, Luanën apo Elvanën, se sa për një/ ose me një mik që ka humbur dikë të shtrenjtë. Është e vështirë të jesh i/e lumtur në mënyrë kostante, sidomos me të gjitha ato që ndodhin rreth nesh. Është vështirë të jesh gjithmonë i/e vetëdijshëm për mjedisin që të rrethon, që shpesh herë është negativ dhe depresiv. Nuk ka si të jetë ndryshe, kur rrethohemi nga individë të nervozuar, të etur për pushtet apo para, kur rrethohemi nga lufta, varësi, dhunë, varfëri etj,etj.
Për të qënë i/e lumtur duhet të pranosh të gjitha këto dhe në njëfarë mënyre ti menaxhosh. Të jesh i/e lumtur duke injoruar çka ndodh rreth teje, është pothuajse e pamundur, por dhe sikur të jetë prapë në një moment të dytë do të ndjesh dhimbje. Sepse të gjitha qëniet njerëzore janë në kërkim të të vërtetës, drejtësisë dhe bukurisë. E çfarë ka më të bukur se t’i afrohesh objektivave të por a u larguar nga rrënjët.
Unë gjej lumturinë në natyrë: në det, te pemët, te shëtitjet, te malet. Gjej lumturinë në lexim, te muzika, te një dush i freskët në verë ose një banjo relaksuese në dimër. Por, ne të gjithë gjejmë lumturinë në mënyra të ndryshme. Lumturia është qetësi. Lumturia është të zbulosh si të jesh i tillë. Lumturia është të kuptosh që nuk mund të jesh gjithmonë kostant, sepse trishtimi është gjithashtu pjesë e lumturisë. Nëse nuk je ndjerë kurrë i trishtuar apo i frikësuar nuk e shijon dot deri në fund lumturinë.
Ka shumë gjera të cilat më bëjnë të ndihem e lumtur, por kjo nuk do të thotë që ndihem e lumtur gjithë kohës. Ndonjeherë jeta ime është fantastike, ndonjeherë jo. Në këto momente kam pranuar që si qënie njerëzore që jam, nuk mund të jem e lumtur 24/7, por përpiqem dhe nëse ka një gjë që kjo përpjekje më ka mësuar është të dua më shumë veten.
Nuk po e shkruaj këtë për keqardhje, apo se dua keqardhje, por për të treguar reagimin personal ndaj botës që na rrethon. Ndonjeherë është e vështirë për qëniet empatike dhe emotive, të flasësh për gjërat më të shtrenjta. Me zhvillimin e rrjeteve sociale kjo është bërë akoma më e vështirë. Jemi si të obsesionuar ti tregojmë të tjerëvë që jeta jonë është fantastike, ndonëse pjesën më të madhe të kohës nuk është. Të gjitha këto emocione dhe ndjenja janë normale, i kalojmë të gjithë. Nuk duhet të harrojmë që nuk jemi vetëm, ndonëse shumë shpesh ndihemi veten dhe në nje botë të mbushur me 7 bilion njerëz.
Tabu.al është pjesë e imja, dhe ndryshon sikurse unë. Ndryshojnë mendimet dhe opinionet që kam. Zgjerohet mendimi kritik, menyra e të menduarit mbas çdo libri që lexoj, mbas çdo personi që takoj, mbas çdo eksperience të re që përjetoj. Po bashkangjis një listë me veprime që ndërmarr kur humori im nuk është perfekt. LOVE
- Fik telefonin
- Bej një dush
- Lexo nje libër
- Degjo muzikë
- Fli gjumë ose pusho
- Ha atë akulloren apo atë ëmbëlsirë që të pëlqen, herë pas here
- Shëtit në natyrë
- Dil me biçikletë / makinë
- Bëj një listë me objektivat që do të arrish
- Vizato ose shih Game of Thrones
- Flit me ndonjë mik apo mikeshë
Ashtu eshte lumturia eshte nje shumatore e copezave te vogla qe ka jeta, e qe jane me dhjetra e mijera e qe na ja japin kenaqesi e na bejn te ndjehemi mire te lehte e te paqte nga brenda.
Kujt keto gjera i peshojne me shume brenda vehtes eshte vertet i lumtur.
P.s. Me kete rast nje 8 mars te kendshem te zonjes se sitit e urime per iniciativen qe ke mare per gjerat e seksit qe dhe ato jane copeza te medha lumturie.
Rriji siper sot parnerit se ke diten tende (shaka)
Pershendetje, qefliu. Faleminerit qe me ndjek, faleminderit qe e pasuron kete blog me komentet e tua te sakta, faleminderit per vleresim e perkrahje. I vleresoj shume te gjitha. 🙂