Depilimi

Depilimi

Çdo person në këtë planet ka qime në trup, kudo në trup ose në vende të ndryshme. Është diçka që zhvillojmë gjatë pubertetit. Nga perspektiva e evolucionit, qimet kanë një funksion biologjik. Ato ndihmojnë trupin të mbrohet nga sëmundje të ndryshme. Në shoqëritë moderne, më të pastra dhe të kujdesura ndaj higjenës, nuk është më e nevojshme të mbrohemi nëpërmjet tyre. Përpos kësaj media, që ka një ndikim të madh në jetët tona, promovon heqjen e qimeve në zona ku burrat nuk duhen patjetër ta bëjnë.

Në fakt ka një obsesion shumë të madh me  depilimin. Mund ta gjejmë në kohët e kaluara kur burrat lakmonin vajza të virgjëra dhe para pubertetit, mund ta gjejmë dhe  në vitet ’80 kur porno aktoret filluan të depiloheshin në mënyrë që aksioni të dukej më mirë. Kjo gjithashtu lidhet më një tjetër obsesion që kemi, rininë. Sepse në realitet një vaginë pa qime është një vaginë e re dhe deri diku pak fëminore, larg plakjes. Është e rëndësishme të dimë këtë kur vendosim se çfarë do bëjmë aty poshtë. Zgjedhja është shumë personale, dhe ka të bëjë pikërisht me shijet personale, pra është një vendim që duhët të marrësh vetëm ti. Nëse do të rruhesh, depilohesh me dyll, me sheqer, me krem apo me lazer, është zgjedhja jote. Nëse do të rrisësh një shkurre të vogël apo të krijosh një rrip elegant dhe ajo gjithashtu është zgjedhja jote. Mos u tremb nga presioni i një shoqërie super të seksualizuar, në të cilën jetojmë të gjithë.

Në përgjithësi jemi një shoqëri që ka frikë nga anatomia e vet. Jemi një shoqëri që mundohet t’i përshtatet normave dhe rregullave, që të jetë e pranuar. Qimet pubike nuk janë të shpifura ndonëse jemi të programuar të mendojmë kështu ( padyshim jo të gjithë).

Duke nisur nga vetja, pranoj që depilohem  me dyll, dhe kjo mund të duket hipokrite dhe patetike duke parë që deri tani dhashë leksione se si duhet të kemi kujdes nga plazmimi që na bën shoqëria. Por, unë jam gjithashtu  pjesë e kësaj shoqërie, dhe në nënvetëdijen time, jamkanalizuar drejt këtij proçesi. Gjithmonë jam depiluar. I urrej qimet.

Por, duke vënë pak në veprim mendimin kritik, mbas heqjes së qimeve të grave, qëndron gjithashtu një industri e madhe. Ka lloj, lloj produktesh që përdoren mbas depilimit në mënyrë që qimet të rriten më ngadalë. Ka depilim me dyll e me sheqer. Ka depilim me krem për kushte shtëpie, dhe më e shtrenjta nga të gjitha, lazeri.  Çdo vit duket sikur ky sektor zhvillohet me lloj lloj metodash per largimin e qimeve apo pushit të tepërt, duke u dukur sikur nuk ke pasur qime kurrë. Morali i këtij posti është që në fund të ditës, qimet janë natyrale dhe nuk duhet të kesh turp prej tyre apo prej trupit tënd. Nga ana tjetër kuptoj mirë botën në të cilën jetojmë, dhe presionin të cilin e ndjejmë çdo ditë, sidomos kur bëhet fjalë për trupin, sidomos nëse je grua.

Nëse nuk do të depilohesh, është shumë në rregull. Nëse depilohesh është gjithashtu shumë ok. Thjeshtë sigurohu që të kryesh këto veprime për vete dhe jo sepse të tjerët duan.

Jam shumë e vetëdijshme që në çdo fazë të jetës ka presione për të arritur një standart të caktuar. Është e lehtë për djemtë apo burrat të thonë që është shumë e shpifur kur ata e kanë shumë më të lehtë. Vetëm nëpërmjet edukimit dhe komunikimit mund të eliminojmë këto pikëpamje që janë shumë të dëmshme për vetëbesimin e burrave dhe grave.  Kur je i/e ri/e nuk ke shumë eksperienca me organet intime të të tjerëve, pastaj me kalimin e kohës kupton që trupat  ashtu sikurse pjesët intime kanë forma, ngjyra dhe përbërje të ndryshme, njësoj dhe qimet. Të gjithë jemi të ndryshëm dhe kemi shije të ndryshme. Duhet ta pranojmë këtë dhe veten mbi të gjitha. LOVE

Zhaklin Lekatari

10 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Oj goca e gra me e bukura eshte te beni trim (modelim) te qimeve. Asnjehere ne rrenje te qimeve se rrezikoni dhjetra dermatite te lekures. Vagina me e bukur eshte e natyrshme po e qethur bukur. Un sjam mjek po cdo mjek kete do u keshilloje.

  • Unë personalisht preferoj depilimin si për meshkuj ashtu edhe për femra sepse gjat aktit sexsual i ndjejmë më shumë prekjet mes dy personave e veçanarisht vagina dhe penisi kur jan te depiluar ska me mirë. Se ne ketë kohët moderne paralojes i kushtohet shumë rëndësi dhe keshtu qe nuk mund te pengojn qimet për lëpirë me gjuhë vaginen por edhe për femren marja në goj e penisit. Keta pjesë janë më të pastërta kur ja te depiluara dhe i ndjen më mirë.

    • Po dhe unë personalisht. Me duket me higjienike, por dhe ketu duhen respektuar shijet dhe zgjedhjet personale.

      • Po normal duhet rrespektuar.Un nuk depilohem por me praktike me duket rruajtja sepse eshte me e shpejt dhe më me pak dhimbje dhe te jep ndjenjen se duket edhe me i madh keshtu qe te krijon nje siguri me te rahatshme se do te mundesh te arrish te knaqesh nje vagin e njejta gje me duket edhe te vagina kur eshte e depiluar me duket se eshte ma e madhe me e re me e fryer me e bute disi me qime me duket se hubet neper ta dhe me e pa definuar .

        • Patjeter, mendoj qe kjo eshte zgjedhje personale dhe nuk duhet gjykuar, ose nese keni partner duhet te koordinohesh dhe me te qe te gjendet nje zgjidhje per te dyja palet.

  • Pershendetje kisha një pyetje desha të di ndonjë krem per depilim per meshkujt për zonën intime sepse kur rruhem me brisk.te nesërmen kam kruarje të vazhdueshme faleminderit

    • Pershendetje. Ne bote ka shume kremera depilimi per djem dhe burra te cilet e kane qimen me te forte. Nuk kam pare ne shitje ne Shqiperi nje krem te tille. Megjithate ne erozone.al ose dhe amazon apo ebay mund te gjesh nje krem te tille. Une ne fakt do te keshilloja te provoje dhe kremerat si Veet qe jane ne shitje dhe ne supermarket ose ne cdo dyqan kozmetike. Kremi nuk i shkul qimet me rrenje por vetem i djeg. Ato do te rriten perseri ndoshta disa dite me vone se sa largimi me brisk. Tani ka dhe shkuma te cilat kane funksionin e kremi dhe perdoren ne te njejten menyre. Shpresoj te gjesh nje zgjidhje. Gjithe te mirat.

  • Pershendetje doja te me sugjeronit ndonje menyre per heqjen e qimeve ne vagine pervec briskut

    • I kam permedur ne shkrim nese nuk gaboj. Megjithate mund te pastrohesh me:
      krem, dyll, ose me lazer.