masazhi i prostates

Pika P ose P si prostata

Tabu ka shumë nota feminizmi, me siguri sepse unë jam grua. Por, duke promovuar barazinë gjinore, më duket politikisht korrekte që mbas postit mbi pikën G të flisnim dhe për homologun e kësaj, Pikën P. Çka është kjo do thoni ju, nuk e kemi dëgjuar najherë. Epo P qëndron për prostatën.

Gjëja e parë që na vjen në mëndje sa herë flasim për prostatën janë padyshim analizat mjeksore, doreza blu, një doktor që zhbirilon pjesë intime në mënyre jo fort të këndshme.  Ky perceptim i kësaj pjese anatomike bashkë me disa stereotipe të përhapura, kanë krijuar një arkitekturë të sertë që tani do të shembim nëpërmjet një tërmeti  informativ. Ndonëse shumica nuk kanë informacion, masazhi i prostatës,  një grup idhtarësh e ka, dhe ja pse.

Fillimisht sepse me sa duket bën mirë. Flasim për një pjesë të trupit e cila është e pasur me nerva, e cila është aq sensibël ndaj prekjes, sa spektakli mund të mbyllet pa hapjen e siparit apo duartrokitjeve të publikut. Kënaqësinë që mund të të japë masazhi i prostatës e kam mësuar në të njëzetat e mia, kur informacionet që kisha për veten dhe seksin ishin të pakta dhe të pamjaftueshme për të mos gjykuar apo dhe qeshur . Por cilat janë provat kritike që duhen kaluar ?

  1. Duke parë që ka penetrim është për komunitetin gay

Jo nuk është kështu. Nëse të dy partnerët janë të gjinisë mashkullore, dhe njëri prej tyre kërkon stimul nga një tjëtër burrë, atëherë ky ka gjasa që të jetë gay. Por,  nëse jeni me partneren tuaj, seksualiteti juaj nuk është për t’u diskutuar. Në seks nuk ka lojra për hetero dhe për gay, stimulim demokrat apo socialist. Në seks ka individë, ka trupa, ka  ndjenja, ka emocione. Ekziston dhe kurioziteti për të provuar, dëshira për eskplorim, dëshira për të jetuar erosin në liri të plotë, pa paragjykime dhe me miratimin e palëve. Kjo është ajo që ë bën të shëndetshëm por njëkohësisht dhe shumë intrigant një ménage.

  1. Nëse nuk ka penetrim nuk ka festë.

Edhe kjo nuk është plotësisht e vërtetë. Është padyshim e vërtetë që stimulimi maksimal arrihet nëpërmjet penetrimit por, dhe me masazh apo stimul të jashtë, mund t’i falni partnerit tuaj kënaqësi të paharrueshme.

  1. Nuk është higjenike

Kam folur dhe do të flas gjithmonë për tëmatikën e higjenës dhe rëndësinë e saj. Sidoqoftë kur flasim për zonën anale, pastërtia është kryefjalë.. Megjithatë kini parasysh që penetrimi mund të realizohet dhe me doreza të lubrifikuara ose lodra specifike. Prostata ndodhet mbas kockës pubike, por si çdo pjesë e trupit, në çdo individ është e ndryshme, kështu që disa prova për të gjetur saktësisht pikën P janë të domosdoshme.

Këshilla të rëndësishme

  1. Higjena:fundamentale
  2. Lubrifikimi: gjithmonë, gjithmonë, GJITHMONË i rëndësishëm, sidomos nëse duam të eksplorojnë galaksi të reja pasioni; sipas aksesorit që do vendosni në përdorim mund të përdorni sekrecione biologjike si pështyma apo të padështueshmin lubrifikant.
  3. Konfidenca: nuk duhet harruar që për të jetuar sa më të plotë seksualitetin duhet patjetër që të ekzistojë një lidhje, një familjarizim dhe një besim, një komplicitet njerëzor sesa fizik. Një liri dhe besim personal që na lejon të kërkojmë, propozojmë, guxojmë, me partnerin tonë, të cilit i besojmë dhe na beson.
  4. Dhe për fund, nuk është e thënë që të gjithëve të ju pëlqejë, apo të ju pëlqejë shumë. Ka shumë burra që vetëm nëse dëgjojnë për këtë praktikë, frikësohen dhe ngushtojnë në mënyrë të pavarur dhe paqëllimshe “tokën e askujt”, ndërkohë që nga ana tjetër ka gra që nuk e shohin dot burrin apo mashkullin e tyre duke ndjerë kënaqësi, me një rol nënshtrimi. Mos harro gustot janë gusto dhe mbi to nuk ka diskutime.

Zhaklin Lekatari

2 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.