polyamory

Çfarë është pluridashuria, dashuria shumëpalëshe apo polyamory ?

Dashuria shumëpalëshe ose polyamory është ajo marrëdhënie që përfshin më shumë se dy individë, të cilët janë në dijeni dhe pranojnë ekzistencën e njëri-tjetrit. Pluridashuria  është padyshim një term i huaj që mund të përfshjë një grup marrëdhëniesh, ose një individ i cili zgjedh të ketë shumë marrëdhënie, një individ i cili nuk ka zgjedhur monogaminë. Kjo marrëdhënie shpesh herë përfshin, miqësinë, dashurinë, përfshirjen emocionale dhe seksin.

Pluridashuria apo dashuria shumëpalëshe nuk është ajo që në botë njihet si swinging ( lëkundje në shqip). Swinging është ajo marrëdhënie ku një çift ndryshon partner, ndërkohë që të gjithë ndodhen në vendin e njejtë, ose ndërrimi i partnerëve bëhet në të njëjtin vend për të gjithë. Swinging apo lëkundja, ka të bëjë kryesisht me seksin rekreativ apo çlodhës, ndërkohë që individët që praktikojnë pluridashurinë ndajnë emocione dhe ndjenja seksuale.

Të gjithë kemi dëgjuar kohët e fundit për treshen që jeton në Libofshë të Fierit dhe për marrëdhënien e tyre treshe. Të tre janë në një marrëdhenie dashurie dhe japin kontributin e tyre, financiar , emocional e kshu me rradhë. Kjo quhet pluridashuri. Një pluridashuri mund të jetë dhe një marrëdhënie ku burri dhe gruaja jetojnë bashkë, ndërkohë që individi tjetër jeton në një tjetër shtëpi. Partneri ose partnerët e tjerë nuk marrin  pjesë në rritjen e fëmijevë ( nëse kanë) dhe nuk jetojnë më çifitin. Në këtë lloj marrëdhënie nuk ka gënjeshtra, mashtrime apo fshehtësi. Të gjithë partnerët janë në dijeni të ekzistencës së njëri –tjetrit.

Në pluridashuri, dashnorët mund të kenë seks të kundërt apo të njëjtë. Mund të ketë një shumëllojshmëri identitete dhe gjini seksuale. Prapë ka një ndryshim më swinging, ose lëkundjen e cila pranon më lehtësi biseksualitetin te femrat  por jo te meshkujt.

Në përgjithësi themeluesit e pluridashurisë, thonë që derisa ka komunikim e trasparencë, ndjenja si xhelozia, posesiviteti dhe refuzimi mund të kapërcehen. Nuk jam e sigurtë nëse kjo është e vërtetë, sepse nuk kam qënë kurrë në një marrëdhënie të tillë, prandaj kini kujdes, dhe informohuni plotësisht nëse kjo është ajo që dëshironi të provoni. Këshilla numër dy ka të bëjë padyshim me preservativin dhe masat mbrojtëse. Mos harroni jemi të gjithë gënjeshtarë të mundshëm. Mbro dhe duaj veten.

Zhaklin Lekatari

1 koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Me pelqeu shkrimi. Por doja te pyesja dicka. Ne lidhje me swinging ku ti thua qe homo-biseksualiteti i femrave pranohet me lehte sesa homo-biseksualiteti i meshkujve a mos eshte valle nje lloj presioni maskilist i ushtruar ndaj femrave hetero per te pasur kontakt seksual me njera tjetren qofte edhe kunder deshires se tyre nga meshkujt hetero qe fetishizojne kontaktin seksual mes femrave kjo si rezultat i fantazive erotike qe shume meshkuj hetero kane per kontaktin seksual mes grave? Sepse grate kane te drejte te thone JO po aq sa dhe burrat. Vetem nqs keto gra kane dashur t’iu bejne qejfin burrave te tyre pa u detyruar nga ata atehere mund te dakordesohem me shkrimin e mesiperm. Une personalisht ketu ne Shqiperi ne Kosove ne Greqi dhe ne Turqi njoh edhe gra heteroseksuale qe i kane shtyre dhe dhene kurajo burrave te tyre te kene kontakt seksual me njeri tjetrin mashkull me mashkull (ne raste treshesh ose ciftesh) dhe keto femra hetero jane shume te terhequra nga kontakti seksual homo-biseksual mes meshkujve. Dhe jo vetem fetish dhe fantazi erotike por dhe deshira per t’i pare burrat ne menyre intime me njeri tjetrin. Keto gra kishin deshire per t’i pare burrat e tyre te lumtur te kenaqur e me shume njerezore ne karakter e me pak homofobe. E vertete eshte qe burrat e ketyre grave e kane pranuar t’ua bejne qejfin grave pa asnje problem por ama gjithcka ka qene me konsensus grate nuk i kane detyruar asnjehere burrat per kontakt homo-biseksual me njeri tjetrin. Flas nga njohje qe kam me cifte te tilla qe jane miq te mi. Ideja e kesaj ishte qe duhet te flasim sa me shume hapur edhe per burrat qe i duan edhe burrat e tjere ne poliamori po aq sa grate. Vizibiliteti i biseksualitetit mashkullor duhet te rritet. Edhe ne swinging. Jo per gje por me inatos hipokrizia e homofobeve dhe heteronormativeve (meshkujve kryesisht). Une thjesht kerkoj te flitet sa me hapur edhe per dashurine mes djemve apo mes djemve me djemte dhe vajzat edhe ne poliamori apo swinging. Gjithe te mirat.